Author: almakos

Alketa Gjoka dhe djali i saj 12 vjeç janë në gjendje të stabilizuar. Lajmi bëhet i ditur për nga nipi i familjes Gjoka, i cili ndodhet pranë nënës dhe djalit në Itali, ku ndodhen për mjekim prej rreth 3 javësh. Ndonëse më herët u raportua se nëna 40-vjeçare kishte ndërruar jetë, eshtë komunikuar me familjarë, të cilët kanë mohuar këtë informacion, duke theksuar se gjendja e të dyve është e stabilizuar. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut në hotelin e tyre në Velipojë. Për fat të keq, dy vajzat nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të marra. Tragjedia e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti, ka folur për reciprocitetin mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Kurtit arsyeja pse reciprociteti nuk është vendosur akoma është ikja nga dështimi, ashtu siç ndodhi njëherë kur u detyruan ta zhbëjnë. “Qe në dhjetor 2011 e patëm miratuar rezolutën për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar. Këtë princip e kam paraqitur edhe në takimet që kamë pasur në Bruksel. Zëvendësi im i parë Bislimi ka përgatitur një dokument me 11 shkeljet që i bënë Serbia reciprocitetit me Kosovën. Ne edhe faktorëve ndërkombëtar ua kemi treguar këtë gjë. Mirëpo në këto 100 ditë të para kemi pasur drejtor…

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në qendrën e re shëndetësore në Sarandë, e rikonstruktuar nga Programi Kombëtar i 300 Qendrave Shëndetësore. “Qendra shëndetësore në Sarandë, tashmë e rehabilituar me kushtet më të mira, falë programit të qeverisë shqiptare për rehabilimitimin dhe ndërtimin e 300 qendrave shëndetësore, ka ndryshuar tërësisht falë investimeve që ne kemi bërë, për infrastrukturën dhe për mbështetjen me të gjithë pajisjen e nevojshme. Kjo qendër ofron shërbime për më shumë se 44.000 qytetarë të Sarandës”, tha Manastirliu. Duke ndjekur procesin e vaksinimit, Ministrja e Shëndetësisë bëri me…

Lexo më Shumë

Plagoset me armë zjarri një 55-vjeçar në Vlorë, shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes. Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Lumi i Kripës”, në afërsi të fshatit Dëllënjë, është plagosur me armë gjahu shtetasi V. H, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar. Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale u bë e mundur shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit S. Gj., 58 vjeç, banues në Delisuf, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë gjahu çifte,…

Lexo më Shumë

Me rritjen e rasteve me koronavirus në Kosovë është shtuar edhe numri i pacientëve që marrin shërbim shëndetësor në spitale. Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në spitalet e përgjithshme aktualisht janë të shtruar 106 pacientë. Nga ta 52 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 63 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore. “Në QKUK, 75 pacientë të shtrirë, 29 prej tyre Covid-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi. Klinika Infektive, 34 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 41 pacientë”, thuhet në njoftim.Më tej në njoftim thuhet se në spitalet e përgjithshme janë 31 pacientë, 23 prej tyre të…

Lexo më Shumë

Gjendet një granatë dorë në Elbasan. Ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”. Kanë qenë kalimtarët ata që kanë konstatuar në anë të rrugës sendi plasës në fjalë. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke vendosur perimetër të sigurisë si dhe janë njoftuar forcat xheniere. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Thellohet tragjedia për familjen Gjoka në Velipojë. Mësohet se pas dy vajzave, ka ndërruar jetë edhe nëna e tyre. Ndërkohë që djali, fëmija i vogël i familjes, 12 vjeç, është duke u përmirsuar. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut. Nëna, Alketa Gjoka dhe tre fëmijët e saj ishin duke pastruar në hotelin e tyre teksa ndodhi shpërthimi i bombolës së gazit, duke i lënë të plagosur të tre. E para që ndërroi jetë ishte vajza e madhe, 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila në gusht kishte caktuar edhe datën e dasmës. Ndërkohë që pas saj, humbi betejën në një…

Lexo më Shumë

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në Kosovë. Tërmeti u regjistrua rreth orës 21:07, me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, në kufirin Kosovë- Serbi-Maqedoni e Veriut. Sipas European-Mediterranean Seismological Centre, epiqendra e tërmetit ka qenë 27 kilomtra në veriperëndim të Shkupit. Duke iu referuar EMSC-së, tërmeti ishte në thellësi 2 kilometra dhe është ndier po ashtu 12 km në afërsi të Vitisë. Përveç Vitisë është raportuar se lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete tjera të Kosovës.

Lexo më Shumë

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, transmeton Alsat. Nga paraditja do të fryjë erë e përforcuar, kryesisht në drejtimin perëndimorë. Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 24, ndërsa maksimalja do të arrijë 36 deri në 43 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 9. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me re të vogla. Temperatura minimale do të bie në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë në 41 gradë Celsius. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Gjermania është duke planifikuar të ofrojë doza të treta përforcuese të COVID-19 për qytetarët e saj, duke nisur nga 1 shtatori. Mediat e huaja shkruajnë se dozat e treta kryesisht do të aplikohet për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, për faktin, se variant Delta është përhapur me shpejtësi. Gjithashtu gjatë asaj periudhe do të promovohet vaksinimi për personat nga mosha 12 deri në 17 vjeç. Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn dhe 16 ministrat rajonalë të shëndetësisë të Gjermanisë pritet të përfundojnë planet, të hartuara nga zyrtarët e ministrisë, në një takim të hënën. Ekipet e vaksinimit do të dërgohen…

Lexo më Shumë

Një tërmet prej 3.3 shkallëve të Rihterit ka goditur mbremjen e sotme Maqedoninë e Veriut, transmeton Alsat. Epiqendra është regjistruar 27 kilometra në veriperëndim të Shkupit, respektivisht në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me një thellësi prej 2 km. Tërmeti është regjistruar rreth orës 23:15. Lëkundjet janë ndjerë edhe në një pjesë të Kosovës. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Vajza e ish-Presidentit të SHBA, Donald Trump, Tiffany, ka zgjedhur Greqinë për të kaluar disa ditë pushimesh këtë verë. Tiffany u fotografua teksa shëtiste me të fejuarin e saj miliarder Michael Boulos në ishullin grek të Mikonos. 27-vjeçarja është fotografuar brenda një varke, teksa po eksploronte detin e kaltër të Egjeut.Tiffany duket se është frymëzuar nga historia e ishullit, teksa u shfaq e veshur me një fustan blu, të shtrënguar në bel me një rrip dhe me një të hapur të guximshme deri në kofshë që e përngjante shumë me perëndeshën e Mikonos. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni…

Lexo më Shumë