Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, foli në një lidhje telefonike për “News24” mbi situatën e krijuar nga zjarret në vend. Çako deklaroi se situata më problematike paraqitet në Prefekturat e Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe Beratit, ku më e ngarkuar situata vijon të jetë në Karaburun dhe fshatin e Dukatit. Sipas tij, të gjitha strukturat shtetërore e vendore janë angazhuar në terren për shuarjen e flakëve, ndërsa theksoi se në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme do të mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile për të bërë vlerësimin e situatës, raporton “BalkanWeb”. “Pothuajse gjithë Ballkani është përfshirë nga temperatura shumë të…
Author: almakos
Zjarri që ka kapluar pyjet në afërsi të qytetit të Koçanit tashmë ka arritur afër shtëpive, transmeton Alsat. Banorët kanë shpërndarë fotografi nga zjarret teksa jo zyrtarisht mësohet se zjarri ka prekur disa shtëpi, ndërkaq raportohet se disa banorë tashmë janë evakuuar. Banorët kërkojnë ndihmë derisa ekipet e zjarrfikësve tashmë janë në terren dhe po ballafaqohen edhe me erën e fuqishme që po përhap zjarrin me shpejtësi. Ndryshe përpos Koçanit, më herët është raportuar për zjarr edhe në Kokino, gjegjësisht komuna e Staro Nagorçanit. – Advertisements – Кочани во моментов ? pic.twitter.com/a1ACq33mBe — Вишна ? (@BitOfSourCherry) August 2, 2021 Кочани…
Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi u kap duke mbjellë kanabis në një fermë kanabisi në Hartlepool. Mediat angleze shkruajnë se shtetasi shqiptar Armand Hajredini ka thënë se e kanë detyruar që të merrej me kanabis, pasi e kanë gënjyer se do të kishte një punë në ndërtim. 26-vjeçari duhet të kujdesej për 100 rrënjë kanabis me vlerë deri në 84 000 paund dhe këtë punë e bënte pa pagesë, ndërsa kishte marrë kërcënime ai dhe familja e tij që të mos linte punën. Kur policia mbërriti në banesën ku ndodhej Hajredini e gjeti atë në…
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Maternitetin e Pogradecit, ku policia nisi hetimin ndaj një mjekje, duke e akuzuar se ka neglizhuar trajtimin mjekësor për një foshnje, që për rrjedhojë ka ndërruar jetë në Tiranë. “Balkanweb” zbardh detaje rrëqethëse mbi ngjarjen e rëndë, teksa thekson se foshnja ka lindur 24-javëshe në Maternitetin e Pogradecit, ndërsa në kartelë është shënuar si abort. Burime bëjnë me dije se ditën e lindjes foshnja nuk ka qarë, ndaj dhe stafi mjekësor i Pogradecit e ka konsideruar të vdekur, duke e vendosur në një kuti. Kanë qenë familjarët e të porsalindurit, ata…
Në Shqipëri Prokuroria Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar ankimoi sot vendimin e Gjykatës së posaçme të Shkallës së parë, e cila nuk pranoi kërkesën për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec SPAK e paralajmëroi këtë lëvizje menjëherë pas vendimit të Gjykatës, duke e cilësuar atë si “të pabazuar në ligj”. Prokuroria e Posaçme këmbëngul se për shkak të ndryshimeve ligjore të cilat hoqën imunitetin si pengesë për ndjekjen penale të deputetëve, nuk ekziston më…
Ka shënuar sërish rënie kurba e infektimeve nga koronavirusi në vendin tonë, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë edhe këto 24 orë.Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 25 persona, nga 40 që u regjistruan një ditë më parë. Njoftimi i MSH: Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe…
Gjermania ka ndryshuar kushtet e hyrjes në kufijtë e saj për të gjithë udhëtarët shqiptarë, si pasojë e pandemisë së Covid-19.Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada gjermane në Tiranë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të njihen me kushtet e reja, duke filluar nga testi për koronavirusin, te dëshmia e vaksinimit ose dëshmia e shërimit nga virusi. “Ju lutemi vini re kushtet e reja të hyrjes në Gjermani për shmangien e përhapjes së mëtejshme të koronavirus: Të gjithë udhëtarët ✈️️️ për të hyrë në Gjermani tani kanë nevojë për një test për koronavirus, dëshmi të vaksinimit ose dëshmi të…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Prrenjas. Në fshatin Urakë, Prrenjas, shtetasja A.L., duke drejtuar mjetin tip “Ëolksvagen” ,ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Q.H., 57 vjeçe , e cila ka humbur jetë . Ja njoftimi: Prrenjas/ Informacion paraprak Në fshatin Urakë, Prrenjas, shtetasja A.L., duke drejtuar mjetin tip “Ëolksvagen” ,ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Q.H., 57 vjeçe , e cila ka humbur jetë . Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.
Ambasada Amerikane ka prezantuar sot zëvendësambsadorin e ri të SHBA-ve në Tiranë. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut, ambasada bën me dije se bëhet fjalë për Demian Smith. Ky i fundit mësohet se ka vizituar Shqipërinë si turist në vitin 1997, ndërsa tashmë do të ketë një rol të rëndësishëm. Diplomati mësohet se ka shërbyer në Tailandë, Serbi si dhe Indi. MESAZHI I AMBASADËS SË SHBA Bashkohuni me ne për të mirëpritur Zëvendës Ambasadorin tonë të ri, Demian Smith në Shqipëri! Z. Smith është një diplomat karriere, i cili e ka vizituar për herë të parë Shqipërinë si…
Që nga dita e premte e deri më sot 61.859 persona kanë lëshuar vendin, ndërsa mbi 43 mijë na kanë hyrë në Maqedoni. Këto shifra ndryshe përkthehen me kolona dhe pritje të gjata në pikat kufitare. Nga MPB-ja thonë se dy pikat kufitare më të frekuentuara gjatë fundjavës së zgjatur janë ajo në Tabanoc dhe Bogorodicë. – Advertisements – “Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 48.536 qytetarë të Maqedonisë kanë kaluar pikat kufitare. 18 687 prej tyre kanë hyrë në vend, ndërsa 29 849 kanë udhëtuar jashtë vendit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Pothuajse 20 000 hyrje-dalje në…
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, përgjigja imune që ndodh me dy doza të vaksinës anti-covid AstraZeneca është më e ulët se ajo e vërejtur me përzierjen e vaksinave, me dozën e parë të AstraZeneca-s dhe të dytën me mRna dhe gjithashtu edhe me dy doza të vaksinës me mRna. Por regjimi heterolog nuk duket se ka të njëjtin efektivitet nëse doza e parë është me mRna dhe e dyta me AstraZeneca. Sidoqoftë, është mirë të përdorësh përzierjen e vaksinave, thotë OBSH në rekomandimet e reja për vaksinën anti-covid të Astra Zeneca, vetëm në situata të veçanta të ndërprerjes së furnizimeve…
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.087 teste të kryera janë regjistruar 54 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 32 vetëm në Tetovë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 28 pacientë, shkruan Alsat. Si pasojë e Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit, në kushte spitalore ka ndërruar jetë një 77-vjeçar nga Tetova. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.506 raste, prej të cilëve 150.399 janë shëruar, kurse 5.494 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 613 raste aktive me virusin korona. – Advertisements –

