Author: almakos

Vatra të shumta zjarri janë ndezur në të gjithë vendin, e ende vijojnë të jenë aktive, paçka se forca të shumta zjarrfikëse, janë në përpjekje për të neutralizuar flakët. Vlora, është një nga qytetet e prekura nga zjarret. LSA, sjell pamje nga Orikumi, ku shihen shtëllunga të mëdha tymi duke u lëshuar në ajër.Pamjet e realizuara nga droni, shfaqin shkallën e plotë të zjarreve, përgjatë bregdetit të Jonit.Mijëra ha tokë është shkrumbuar nga flakët, ndërsa situatë e njëjtë po shfaqet në shumë vende të Evropës, përfshirë Turqinë, Italinë dhe Greqinë.

Lexo më Shumë

Luiza Gega ka hyrë në historinë e sportit shqiptar, duke u kualifikuar për herë të parë në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike të Tokios.Ajo doli e pesta në garën me pengesa për baterinë e saj, duke siguruar automatikisht finalen, e cila do të zhvillohet më datë 4 gusht.Rezultati i jashtëzakonshëm është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një statusi në rrjete sociale, përgëzon sportisten. “Respekt KampioneLuiza Gega e para shqiptare në histori që kualifikohet në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike ”, shkruan Rama. Kujtojmë se në Tokio mirë ka bërë dhe peshëngritësi Briken…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reaguar pas njoftimit se Qeveria do të huazon mbi 40 makina të reja për rreth 2 milion euro. Nga ky koalicion kujtojnë promovimin e trotinetëve elektrik nga ministri Osmani si dhe, siç thonë ata, nënçmimin e administratorëve nga kryeministri Zaev. Nga ASH-AAA akuzojnë pushtetin për abuzim me paratë publike si dhe për nënçmim të administratës. – Advertisements – “Ky skandal nxjerr edhe një herë në shesh fytyrën e vërtetë të Qeverisë SDSM-BDI. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerëson se vendimi i fundit i Qeverisë ka komfirmuar se Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e reja të ecurisë së COVID-19 në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar thuhet, se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar si të infektuar 40 qytetarë.Nga krahu tjetër, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi. Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht janë 421 raste akive në të gjithë vendin.Ndërsa në spitalin COVID-1, ndodhen të shtruar 24 qytetarë. Sa i përket të shëruarve, ato janë 21, duke e dërguar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 130,243 persona. Njoftimi i MSH: Sot ka nisur muajini hapur i vaksinimit masiv…

Lexo më Shumë

Mbi 200 motoçiklistë pushtuan sot rrugët e Shkupit. Bëhet fjalë për motoçiklistë vendore dhe të ardhur nga diaspora. Ndalesa e tyre e parë ishte në Saraj, ndërsa në mbrëmje përfundojnë në Gostivar. – Advertisements – “Jemi mësuar që nëpër parqe mbizotëron qetësia, por sot në Parkun e Sarajit dëgjohet ajo që, mund ta quajmë “Simfoni motorësh”, e realizuar nga “ Shqiponjat” e diasporës, së bashku me “Shqiponjat” e Sarajit, të cilët kanë bashkuar forcat për të bërë një organizim paksa ndryshe dhe në njëfarë formë për t’u uruar mirëseardhje më të ngrohtë mërgimtarëve. Prandaj, ne do të hyjmë në “…

Lexo më Shumë

Pushuesit në plazhin e Shëngjinit janë tronditur së tepërmi nga ajo që ka ndodhur atje. Rreth orës 13:00 të mesditës, kosovari 68-vjeçar I. Th., është dërguar në gjendje të rënduar në spitalin e Lezhës. Dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 13:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë një pushues në plazhin e Shengjinit, shtetasi I.Th., 68 vjeç, banues në Prizren, i cili ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po…

Lexo më Shumë

Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në akset kryesore të vendit, ndikuar dhe nga fluksi i shtuar i automjeteve në pik të sezonit turistik. Me anë të një njoftimi, Policia e Shtetit, apelon shoferët që të respektojnë masat e vendosura, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre, por edhe të të tjerëve. Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Rrugën e kombit, është konstatuar një makinën tip “Jaguar” duke ecur me shpejtësi 191/ km në orë. Drejtuesi, një shtetas kosovar rezident në Angli është gjobitur me 400 mijë lekë gjobë. Shpejtësi të larta janë regjistruar edhe në “Bypass-in”…

Lexo më Shumë

Në mesin e emrave të personave të riatdhesuar nga operacioni humanitar Dylber Shuli nga fshati Zagorçan shpresonte të gjente edhe emrin e familjarëve të tij. Por pas këtij operacioni dhe zbulimit të identitetit të 5 grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hawl në Siri qartë shihet zhgënjimi në sytë e Shulit, i cili refuzon të përgjigjet kur pyetet për fëmijët e riatdhesuar në një kohë kur mbesat dhe nipërit e kësaj familje ndodhen prej tetë vitesh në këtë kamp. Gjyshërit e përmalluar, apelojnë për ndihmë, ndërsa me lajmin e qeverisë shqiptare, Dylber Shuli, kërkon rikthimin e fëmijëve nga…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja dhe Aleanca për Shqiptarët me dy pikëpamja diametralisht të kundërta ndaj vendimit gjyqësor për organizatorët e dhunës në Kuvend, ku Trajko Veljanovski, Mile Janakievski, Spiro Ristovski dhe Vlladimir Atanasovski u shpallën fajtorë. Për VMRO-DPMNE-në ata janë të pafajshëm. Për Aleancën për Shqiptarët, dënimet me burg nën minimumin janë dëshmi për relacionin mes pushtetit dhe opozitës maqedonase. Pyetëm në të dyja partitë, nëse qëndrimet e ndryshme në bazë të 27 Prillit të  përgjakshëm, mund të jetë pengesë për koalicion. – Advertisements – Secili që ka qëllim të ndershëm dhe secili që mendon se ky pushtet e shpie Maqedoninë në shkatërrim…

Lexo më Shumë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Bëhet fjalë për shtetasin Bert Seseri alias Albert Seseri, 52 vjeç, banues në Krujë, i cili u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë. 52-vjeçari është dënuar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe Trafik i lëndëve narkotike”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vjet, 6 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Florida, SHBA, ku një 27-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë në një makinë. Trupi i pajetë i nënës së dy fëmijëve të mitur, u gjet brenda makinës së saj pranë Kopshtit Memorial ‘Woodlawn’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës. Mediat amerikane shkruajnë se bëhet fjalë për shtetasen Joana Peca, me origjinë nga Gjirokastra. Oficerja e Informacionit Publik të Departamentit të Policisë në Shën Petersburg, Sandra Bentil ka pohuar për mediat amerikane se një telefonatë 911 erdhi rreth orës 17:30 pasdite të së shtunës ku thuhej se një personi ishte qëlluar.…

Lexo më Shumë

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 47-vjeçar shqiptar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur para pak mesnate në Rodos. Kanë qenë fqinjët e familjes shqiptare ata që kanë njoftuar policinë, pas zhurmave që vinin nga shtëpia ngjitur, ndërsa i erdhën në ndihmë 36-vjeçares. Sipas policisë, 47-vjeçari shqiptar, me shtetësi greke ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten 36-vjeçare, në prani të fëmijëve të mitur. Gruaja është transportuar në spitalin e Rodhos me plagë të shumta në qafë, barkë e duar, shkaktuar nga mjet i mprehtë. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë, ka…

Lexo më Shumë