Author: almakos

Detaje të reja kanë dalë nga krimi që tronditi Athinën 2 ditë më parë ku 40-vjeçari shqiptar masakroi për vdekje gruan e tij, Të dhënat nga ekzaminimi mjeko -ligjor janë tronditëse. Sipas ekzaminuesve mjekësorë, gruaja ka 2 goditje pjesën e qafës së mitrës, ajo nuk ka shenja të një përleshjeje dhe ndoshta ishte shtrirë në shtrat pa qenë në gjendje të imagjinonte se çfarë do të pasonte. Goditja sipas indikacioneve të para, ishte fatale pasi ajo u godit nga një thikë 28 cm. Të shtunën në mëngjes, 40-vjeçari shqiptar u dërgua në prokurori. Në të njëjtën kohë, siç dihet, vrasësi…

Lexo më Shumë

Shqipëria ka regjistruar një tjetër rritje rastesh nga COVID-19. 45 të infektuar u shënuan këtë të shtunë.Lajmi i mirë është se edhe sot nuk ka patur viktima. Nga ana tjetër 17 pacientë janë shëruar ndërkohë që dy qytetet me më shumë raste ishin Tirana me 10 dhe Shkodra me 9. NJOFTIMI NGA MSH COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3684 testime, 45 raste të reja dhe 17 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e…

Lexo më Shumë

Ndonëse e kanë kundërshtuar regjimin e egër “41-biss” Emiljano Shullazi dhe tre të tjerë do duhet të qëndrojnë dhe për një vit në rregulla të ashpra brenda burgut të sigurisë së lartë. Bëhet fjalë për Arbjon Alikon, Endrit Qyqjan, Emiljano Shullazin dhe Genci Ballën. Me propozim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke iu referuar informacionit të marrë nga strukturat e tjera përgjegjëse ligjzbatuese, në konsultim me Ministrin e Brendshëm dhe shprehjes së tij për miratimin e kërkesës së SPAK, Ministri i Drejtësisë urdhëroi zgjatjen edhe për një vit të vendosjes në regjim të posaçëm…

Lexo më Shumë

Kosova në këtë fund korriku ka shënuar një rritje të rasteve me COVID-19. 92 të infektuar ka pasur në 24 orët e fundit. Nga ana tjetër asnjë humbje jete nuk është regjistruar sërish prej koronavirusit. Edhe në Kosovë si në shumë vende të rajonit e Europës ka rritje të rasteve për shkak të qarkullimit të variantit Delta. Ndërkohë lajmi i mirë është se 17 persona e kanë fituar betejën së fundmi me COVID-19.

Lexo më Shumë

Vetëm 35 për qind e qytetarëve të punësuar në vend marrin pagë mbi mesataren e cila tani arrin në 28,721 denarë. Enti Shtetëror i Statistikës që nga fillimi i vitit, ka vërejtur rritje konstante të pagës mesatare, e cila më së shumti ka të bëjë me rritjen e pagave në industrinë IT dhe farmacinë. Por, sipas të dhënave, të punësuarit në një numër të madh të veprimtarive marrin paga nën mesatare. Industria e tekstilit dhe lëkurës vazhdon të jetë me pagat më të ulëta, të cilat mesatarisht janë 17,570 denarë, pas tyre janë pagat në restorante, kafene dhe veprimtari të…

Lexo më Shumë

-Për shkak të specifikave të zgjedhjeve lokale, secila parti vlerëson si dhe ku duhet të del me kandidatët e tyre, paraprakisht duke pasur mirëkuptim për të gjitha specifikat që janë mes partnerëve të koalicionit, kështu sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha arsyetoi deklaratat e mëparshme “se nëse LSDM qëndron pas BDI-së në zgjedhje, do të ketë pasoja për Qeverinë”. – Advertisements – “LSDM-ja, si parti më e madhe që e udhëheqë koalicionin qeverisës ka mirëkuptim për të gjitha kërkesat tona, respektivisht pozicionet në politikë dhe sipas kësaj ndërtohen strategjitë dhe politikat e shumicës qeverisëse”, tha mes tjerash Hoxha.

Lexo më Shumë

Erjon Skëndaj Një pickim sado i vogël në dukje nga insektet apo nga ndonjë kafshë ujore nuk duhet neglizhuar kurrsesi pasi mund të provokojë reaksione të forta alergjike e deri në humbje jete. Dr. Violeta Dajçi mjeke dermatologe në shërbimin e dermatologjisë në QSUT thotë se gjatë muajit korrik ka pasur një shtim të ndjeshëm të reaksioneve alergjike të shkaktuara nga pickimet ku një pjesë e tyre kanë qenë urgjenca shëndetësore me komplikacione. Mjekja këshillon që sa herë të marrin rrugën drejt detit apo malit për të pushuar të kemi me vete edhe disa doza ultrakorten, medikament ky që vlerësohet…

Lexo më Shumë

–Në varësi prej situatës, do të flasim për masa eventuale restriktive. Fillimisht për ata që nuk janë vaksinuar, kështu sot nga Gjevgjelia e komentoi gjendjen me Covid-19 ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat. Filipçe tha se kriza mund të zgjas me vite, por që sipas tij me rëndësi është që nuk ka shtypje drejt institucioneve shëndetësore. “Me rëndësi është që nuk ka presion ndaj spitaleve, as në ambulanca. Rreth 15 pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive. Po e ndjekim me kujdes situatën edhe pse për momentin situata është e qetë, ka mundësi që ky trend i rritjes së rasteve…

Lexo më Shumë

Pesë persona janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Kalimtarët” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Operacioni i zhvilluar nga shërbimet e Policisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA-së Elbasan dhe Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: B.R., 28 vjeç,  E.K., 27 vjeç, të dy banues në Devoll,  J.D., 28 vjeç,  M.Gj., 29 vjeç, dhe N.A., 23 vjeç, të tre banues në Durrës. “Këta shtetas…

Lexo më Shumë

Ky është mjeti tip “BMW” me të cilin udhëtonin dy të rinjtë Amarildo Preka, 23 vjeç dhe Driona Pirani, 16 vjeçe mbrëmjen e kaluar, teksa u aksidentuan duke humbur jetën. Ata po ktheheshin nga një festë rreth orës 02:45 të mëngjesit, kur si rezultat i shpejtësisë në një kthesë në rrugën Shkodër-Velipojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur dhe dy të rinjtë kanë humbur jetën në vend. Siç duket nga imazhet makina është shkatërruar pothuajse totalisht në pjesën e përparme.

Lexo më Shumë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi dhe ato të Komisariatit Himarë në bashkëpunim me FNSH-në e Fierit dhe forcat zjarrfikëse, i vijnë në ndihmë tre turistëve që kishin ngecur në Kanionin e Gjipesë. Mbrëmjen e djeshme, Policia ka marrë njoftim se tre turistë, duke eksploruar territorin në Kanionin e Gjipesë, Himarë, për shkak të terrenit të vështirë e kanë pasur të pamundur daljen e tyre nga Kanioni. Njëri prej tyre është dëmtuar duke u përpjekur të dalë nga Kanioni. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, për gjetjen…

Lexo më Shumë