Author: almakos

Edhe sot vazhdon moti me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura mbi 40 gradë, shkruan Alsat Për shkak të motit të nxehtë, autoritetet kanë aktivizuar fazën portokalli, që do të zgjasë deri më 1 gusht. Ministria e Shëndetësisë rekomandon që qytetarët të mos dalin pa nevojë në periudhë nga ora 11-16.00 të pasdites, te konsumojnë sa më shumë lëngje, të veshin rroba sa më të lehta dhe të kenë kujdes me konsumimin e ushqimit. – Advertisements – Sot temperatura maksimale do të arrijë 42 gradë Celsius, ndërsa vlera e indeksit UV do të jetë 9. Në Shkup do të…

Lexo më Shumë

27-vjecari Paulin Rrasa u mbyt në plazhin e Tales në Lezhë. Pak orë më parë Policia njoftoi se ky person kishte humbur jetën pasi ishte futur në det.Ai rezultoi se ishte mbytur teksa është banor i zonës pasi jetonte në fshatin Ishull të Lezhës. NJOFTIMI NGA POLICIA Në vijim të informacionit paraprak ju bëj me dije se u identifikua shtetasi që është mbytur në plazhin e Tales dhe është Paulin Rrasa, 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë

Lexo më Shumë

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën e Fikasit në Mullet të Tiranës. Automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.Ka ndërruar jetë pasagjeri i cili udhëtonte në mjet kurse drejtuesi e ka braktisur dhe është larguar. NJOFTIMI NGA POLICIA Tiranë/Informacion paraprak Në rrugën e Fikasit, Mullet, shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, dhe më pas është larguar, duke braktisur mjetin. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gjatë dërgimit për spital pasagjeri në mjet shtetasi O. S. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen…

Lexo më Shumë

Varianti Delta i COVID-19 është një paralajmërim për botën për të shtypur virusin shpejt para se të pësojë mutacione sërish për t’u shndërruar në diçka edhe më të keqe, tha të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH). Varianti më i ngjitshëm u vërejt së pari në Indi. Tashmë është paraqitur në 132 territore dhe është pjesërisht fajtor për rritje prej 80 për qind të vdekjeve nga koronavirusi në Afrikë në katër javët e fundit, sipas OBSH-së. „Delta është një paralajmërim, është paralajmërim se virusi po evulon por është edhe një thirrje për veprim para se variante më të rrezikshme të krijohen“,…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dërguar një mesazh solidariteti dhe ngushëllimi për Turqinë e cila po vuan nga zjarret shkatërruese dhe masive.Osmani thotë se Kosova ëshë në solidaritet të plotë më popullin turk teksa i kërkon Erdogan të pranojë ngushëllimet për jetët e humbura.Po ashtu Osmani i uron shërim të shpejtë të plagosurve STATUSI NGA VJOSA OSMANI Republika e Kosovës qëndron në solidaritet të plotë me popullin e Turqisë, pasi vendi përballet me disa nga zjarret më shkatërruese. Presidenti Erdogan, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia për jetën e humbur. Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe lutemi…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar më 30 korrik se pret që Turqia dhe presidenti Rexhep Tayip Erdogan të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një bisede telefonike, Vuçiq ka biseduar me Erdoganin biseduar për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, thuhet në uebfaqen e presidentit të Serbisë “Vuçiqi pret që presidenti Erdogan dhe Turqia do të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës si e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që është e ndjeshme për Serbinë. Presidenti Erdogan me këtë rast ka thënë se…

Lexo më Shumë

Kodrat e fshatit Mbolan në Njësinë Administrative Sinjë në Berat janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Gazetraja Eneida Petova raporton se zjarri është shfaqur 2 orë më pare fillimisht në një pjesë kullote dhe për shkak të erës dhe temperaturave të larta është përhapur me shpejtësi. Në zonë kanë shkuar ekipet e zjarrëfikësve,të cilët po bëjnë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve, edhe pse terreni është tejet i vështirë.Burime nga efektivët zjarrëfikës në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri ka qënë i qëllimshëm, për hapjen e kullotave të reja nga ana e banorëve të zonës. Të njëjtat burime…

Lexo më Shumë

Aerporti Ndërkombëtar Nënë Tereza ka njoftuar se duke filluar nga data 31 korrik 2021 shtetasit shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm duke bërë 5 ditë vetëkarantinim. Në njoftimin TIA bën me dije se qytetarët shqiptarë duhet të paraqesin rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit.Ndërsa për personat personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye pune ose shëndeti, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë. Njoftimi i TIA ✈️Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Italisë Duke filluar nga data 31 korrik 2021 shtetasit…

Lexo më Shumë

Janë rritur sërish  rastet e reja me Covid-19 në Greqi.  Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2,845 raste të reja ndërsa 12 persona kanë humbur jetën. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 134 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 1,812 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.Karhasuar me një ditë më parë ku u regjistruan 2,696 raste të reja dhe 9 humbje jete kemi një rritje të lehtë.

Lexo më Shumë

Detaje të reja kanë dalë nga krimi që tronditi Athinën paraditen e sotme ku një shqiptar theri për vdekje gruan e tij në apartamentin e tyre. Mësohet se çifti 40 vjeç dhe viktima 31- vjeçe ka një fëmijë 8-vjeç dhe kanë jetuar në atë zonë 5 vitet e fundit. Fqinjët e tyre dëshmojnë për mediat greke se ata ishin një çift që kishin shpesh grindje  në marrëdhënien e tyre. 40-vjeçari mban një dyqan biftekësh në zonë ndërsa dy vitet e fundit që ata kanë jetuar në këtë apartament nuk kanë pasur  ndonjë marrëdhënie të veçantë me qiramarrësit e tjerë. Sipas…

Lexo më Shumë

Temperaturat e larta prej 40 gradësh kanë zbrazur kryeqytetin. Në rrugët më të frekuentuara nuk kishte lëvizje të qytetarëve. Ata pak qytetarë të cilët ekipi i ALSAT i takoi në qytet kishin dalë për shkak të detyrimeve që i kishin për t’i kryer. Ekipi ynë vizitoi edhe parkun e qytetit. Në gjithë hapësirën e parkut takuam vetëm tre familje të cilët kishin dalë vetëm për argëtimin e fëmijëve. – Advertisements – “Kisha punë në bankë prandaj dola. Unë nuk kam problem me të nxehtin, çdo verë Shkupi është me këto temperature. Por nëse nuk kam nevojë nuk dal pa nevojë”…

Lexo më Shumë

Një rast i vdekjes dhe 70 raste të reja me COVID-19 dhe nje humbje jete janë konfirmuar në 24 orët e fundit një Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një infografike të publikuar në faqen zyrtare.Sipas kësaj inforgrafike, këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 3 mijë mostrave.Ndërkohë, janë shëruar tetë pacientë.

Lexo më Shumë