Gjatë dy ditëve të fundit të muajit sërish do të ketë mot të kthjellët. Era do të ketë drejtim kryesor veriperëndimin e lehtë dhe në bregdet do të sjellë valëzim të ulët. Temperaturat ashtu sikundër shihen do të pësojnë rënie të lehta, por kjo rënie do të reflektohet më së shumti në termometër sesa do të jetë e ndjeshme në përditshmërinë tonë.Kjo valë nuk do të tërhiqet edhe gjatë fillimit të gushtit. Urojmë ditë të mbarë për të gjithë!
Author: almakos
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, këtë të premte do të realizojë vizitën e parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Gërvalla do të pritet në takim nga krerët institucional. – Advertisements – Sipas Ambasadës së Kosovës në Shkup thuhet se tema kryesore e takimeve që do të zhvilloj ministrja Gërvalla atje do të jetë avancimi i raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, ekonomik, atë të mbrojtjes si dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët. “Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, SH.S.Znj. Donika Gërvalla nesër do të zhvilloj…
Një skelet njeriu është gjetur në një fuçi plastike në Kretë. Trupi i dekompozuar është zbuluar nga policia, ndërsa ende nuk dihet kush është ky person, i cili mendohet se është vrarë dhe është varrosur në këtë mënyrë. Rasti nuk është i njohur, por mediat në vendin fqinj thonë se dy janë pistat ku po hetohet. E para është zhdukja e një të riu shqiptar. Kjo ende nuk është e vërtetuar, pasi hetuesit thonë se mosha e re e shqiptarit të zhdukur nuk përputhet me atë të trupit që u gjet sot. Megjithatë do të priten rezultatet e ADN-së për…
20.000 doza vaksine AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Shqipëri falë mbështetjes së qeverisë kroate. Lajmi është bërë i ditur nga min istrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Manastirliu shkruan se qeveria është e vendosur të çojë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari ndërsa 1,699,410 vaksina antiCOVID kanë mbërritur deri tani në vend.
Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar detaje të reja lidhur me sasinë prej 7.25 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit. Mësohet se fillimisht pati sinjalizime dhe më pas Policia zhvilloi kontrolle për disa orë në konteinerët e “Alba Exotic Fruit’’. Droga vjen nga Amerika Latine, teksa deri tani nuk ka të dyshuar apo të arrestuar. Hera e katërt që kjo kompani vihet në shënjestër të operacioneve policore, teksa kjo është hera e tretë që i kapet kokainë në konteiner.
Një sasi droge është kapur në një konteiner të ”Alba Exotic Fruits” në Portin e Durrësit. Hera e tretë brenda muajit korrik që kësaj kompanie i kapet në konteiner drogë. Hera e parë ishte më 13 korrik, e dyta më 23 korrik dhe tashmë më 29 korrik. Kësaj radhe janë kapur 7.25 kg kokainë pas një kontrolli në konteinerët e kësaj kompanie. Deri më tani është arrestuar menaxheri i kësaj kompanie, teksa administratori është në arrati.
Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet intensive me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore duke arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Në njoftimin e saj Policia bën me dije se ka pezulluar 43 leje drejtimi për shpejtësi tëj normave të lejuara. Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar gjithsej në të gjithë vendin 1898 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, parkime të gabuara dhe përdorim të celularit. Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos…
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3025 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 47…
Gjykata e Posaçme e Apelit Anti-Korrupsion ka lënë në fuqi masat e sigurisë për të gjithë të arrestuarit gjatë operacionit ”Shpirti”. Edhe kësaj radhe prokurori Maksim Sota është vendosur të lihet në arrest shtëpi,e ish-zv. drejtorin e Policisë së Vlorës, Ilir Balla dhe dy të tjerë.Kurse të arrestuarit e tjerë gjatë operacionit ndëkombëtar janë lënë në arrest me burg. Më 2 korrik u zhvillua operacioni i shtrirë në disa shtete si Shqipëria, Italia, Spanja apo Mali i Zi. Të përfshirë janë dhe dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahirit, Hekuran Marku dhe Agustin Deda të cilët dyshohen se kanë…
Zero minuta pritje në kufij, pa dogana, kosto administrative të reduktuara, dhe lëvizje e lirë e qytetarëve nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia në këto vendeve. Udhëheqësit e të tre vendeve presin, që me këto lehtësime ekonomia e përbashkët të rritet mesatarisht me 2,5 përqind, e cila në pak vite do të kontribuonte të arrihet sa rritja që kanë disa nga vendet e Bashkimit Evropian. Mesazhet nga Forumi Ekonomik janë që kërkesat e sektorit të biznesit me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje të plotësohen. – Advertisements – “Qëllimi ynë është njëqind përqind të gjitha mallrat të kenë tregti të lirë, njëqind për…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë apel gjithë studentëve të vaksinohen gjatë muajit gusht. Manastirliu thotë se tashmë është shansi i studentëve përderisa gushti do të jetë për vaksinimin e gjithë moshave mbi 18 vjeç. Ajo paralajmëron se shtatori e tetori do ta përballin Shqipërinë me rritje të kontakteve e grumbullimeve të pashmangshme, prandaj për të shmangur komplikacionet e fatalitetet duhet vaksinim. NJOFTIMI NGA MSH 29 Korrik, Tiranë- Muaji gusht do të jetë muaj i hapur për vaksinimin e qytetarëve +18 vjeç. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nga Qendra…
Kuvendi miratoi Ligjin e Shtetësisë. “Për” votuan të gjitha partitë shqiptare dhe LSDM-ja. VMRO-DPMNE-ja votoi kundër. – Advertisements – Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela i bëri thirrje qytetarëve të aplikojnë menjëherë për shtetësi. “Urime dhe për periudhë kohore shumë të shkurtër ata do të kenë të drejtën të aplikojnë dhe shumicës së tyre vetëm do t’i konstatohet shtetësia me ligjin neve e kaluam”- deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së. Kreu i Alternativës, Afrim Gashi deklaroi se me miratimin e ligjit, Kuvendi pranoi padrejtësinë ndaj shqiptarëve. “Sot me votimin e këtij ligji Kuvendi ka pranuar një faj që ua ka bërë…

