Author: almakos

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për News24, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi komentoi raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit. Pavarësisht leximit të ndryshëm që iu bë këtij raporti nga partitë politike, Celibashi theksoi se të gjitha palët duhet të pranojnë gjetjet e këtij raporti me qëllim që të mos ketë elementë negativë në zgjedhjet e ardhshme. “Duhet të pranojmë, që të gjithë ne e kemi zgjedhur ODIHR dhe misionin ndërkombëtar të vëzhgimit si arbitrin e zgjedhjeve kështu që mendoj të gjitha palët, politike apo institucionale, do të duhet që në këtë rast t’i pranojmë gjetjet e këtij…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev, Edi Rama e Aleksandar Vuçiç në Shkup hodhën firmat e tyre në dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave me qëllim të forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik ndërsa nismës ia ndërruan edhe emrin nga “mini shengeni” në “Ballkani i hapur” – Advertisements – Kryeministri shqiptar Rama tha se rajoni nuk mund të vazhdojë të mbetët peng i së shkuarës dhe shtoi se kjo nismë rajonale sjell një shembull të BE-së në rajon. Ai tha se kush thotë se kjo nismë është e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë…

Lexo më Shumë

Në fjalën e tij pas nënshkrimit të marrëveshjeve të memorandumeve, me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, për lëvizje të lirë të qytetarëve në këto tre vende, lehtësimin e barrierave tregtare dhe ndihmën e dhënë në rast vështirësish, Rama, tha se ky është shpirti i kësaj nisme të përbashkët. Ai nënvizoi se do të ishte në të mira të tre vendeve, që të bëhen bashkë në rast vështirësish dhe katastrofash natyrore. “Kur në Shqipëri ra tërmeti, ishin forcat e kërkim shpëtimit nga forcat e rajonit që mbërritën në Shqipëri, ishin dhe ato nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Ajo çka kuptuam…

Lexo më Shumë

Me 57 vota “për” dhe 32 “kundër”, Kuvendi miratoi Ligjin për Shtetësi. Ndryshe, Qeveria kishte vendosur që mbi propozimin e Ligjit të Shtetësisë të  bashkëngjitet yllin evropian. Ky veprim i organit ekzekutiv erdhi pas presionit të opozitës shqiptare ASH-AAA e cila paralajmëroi bllokadë totale të Kuvendit në rast e propozim-Ligji i Shtetësisë nuk miratohet mbi bazën e marrëveshjes së liderëve Zaev-Sela-Gashi. Pas miratimit të këtij ligjit synohet zgjidhjen e problemit të mijëra qytetarëve, kryesisht shqiptarë, të cilët edhe 30 vjet nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut, nuk kanë arritur të pajisen me shtetësi. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot në Gjirokastër, ku një 72-vjeçar leu me benzinë dhe i vuri flakën bashkëshortes së tij. Basha shkruan në “Twitter” se dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë dhe se PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të frenuar këtë fenomen. “Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë, sidomos…

Lexo më Shumë

Legjenda Nokia 6310 është rikthyer me një version modern, ja sa kushton. Telefoni më i përdorur i një periudhe, Nokia 6310, ende ruan vendin e tij në kujtime, edhe pas viteve të heqjes nga tregu. HMD Global, e cila ka licencën për këtë telefon legjendar, ka lëshuar versionin modern të telefonit. Sipas lajmeve në Hardware News , Nokia 6310 dizajni i tij është i frymëzuar nga modeli origjinal që debutoi në 2001. Ekrani monokrom me gjashtë linja është zëvendësuar nga një ekran i lakuar me ngjyra më i madh 2.8 inç. Telefoni vjen me një procesor Unisoc 6531F, 16 MB…

Lexo më Shumë

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Romeo Hasalla, i cili mbeti viktimë gjatë një konflikti për tokën mëngjesin e sotëm në Garunjas të Lushnjës. Të plagosur kanë mbetur babai i tij, Shuaip Hasalla dhe dy vëllezërit, Emiljano dhe Laert Hasalla, të dy nga 31-vjeç. Ata janë qëlluar me armë gjahu nga dy kushërinjtë, Kastriot dhe Afrim Hasalla. Këta të fundit pas krimit janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa policia është vendosur në kërkim të tyre. Raportohet se viktimat dhe të plagosurit, prej vitesh ishin në konflikt me kushërinjtë për pronën. Po kush ishte Romeo Hasalla: 30-vjeçari ishte baba…

Lexo më Shumë

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “BYPASS”. Në pranga është vendosur 42-vjeçari E. Q., i cili është kapur duke transportuar me makinën e tij tip “Benz” 12 emigrantë të paligjshëm.Burri kundrejt parave, kishte marrë përsipër për të kaluar 12 emigrantët sirianë në drejtim të Kosovës, por është konstatuar nga uniformat blu dhe është arrestuar në afërsi të “Rrethrrotullimit të Orikumit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Njoftimi i plotë i Policisë: Vlorë Finalizohet operacioni policor “BYPASS”, për goditjen e veprimtarisë kriminale…

Lexo më Shumë

Në një moment gjatë Forumit Ekonomik në Shkup, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq për të dëshmuar besueshmërinë dhe qëllimin e bashkëpunimit rajonal në shaka tha se “do të nënshkruaj çfarëdo që thotë Edi Rama”, shkruan Alsat. Kësaj deklarate kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu përgjigjsh duke thënë “Tani dëshiron që unë të them të njoh Kosovën, dhe ky nuk do të nënshkruaj”. – Advertisements – – Vuqiç: Miq të dashur, nuk di çfarë do të thotë Edi për këtë, por çfarëdo që të përgjigjet për këtë, 100 për qind që ai do ta thotë, unë do ta nënshkruaj menjëherë. Vetëm…

Lexo më Shumë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Llampave”. Sshtetasi Y. B., 59 vjeç, duke tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputura, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

–Ne nuk mund të presim që të gjitha problemet e brendshme të Bashkimit Evropian të zgjidhen, që ne, qytetarët tani dhe ekonomia jonë të shkojë përpara, kështu sot në Forumin Ekonomik në Shkup kryeministri Zoran Zaev arsyetoi nismën rajonale për bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimore. – Advertisements – “Mos-suksesi i BE-së për të përmbushur premtimet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe hapjen e klasterëve të parë me Malin e Zi dhe Serbinë, si dhe liberalizimin e vizave për Kosovën , është kundër idesë së BE-së”, tha mes tjerash Zaev.

Lexo më Shumë

Një 31-vjeçar nga Shkodra është ndaluar nga policia e Gjirokastrës në kuadër të operacionit “Mezhgorani”, i nisur në shkurt të vitit të kaluar, ku pati dhjetëra të arrestuar. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër ndaluan shtetasin Albano Kalej , 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi në vijim të operacionit “Mezhgorani”, Prokuroria e Gjykatës së Shkallës Parë Përmet ka dërguar urdhërin e ndalimit për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Materialiat i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë