Një sasi droge është kapur në një konteiner të ”Alba Exotic Fruits” në Portin e Durrësit. Hera e tretë brenda muajit korrik që kësaj kompanie i kapet në konteiner drogë.
Hera e parë ishte më 13 korrik, e dyta më 23 korrik dhe tashmë më 29 korrik. Kësaj radhe janë kapur 7.25 kg kokainë pas një kontrolli në konteinerët e kësaj kompanie.
Deri më tani është arrestuar menaxheri i kësaj kompanie, teksa administratori është në arrati.



