Sot 1 vit nga ndarja nga jeta e të ëmës, Rama viziton varrin e prindërve: Kur vdes nëna, bëhesh fëmijë

Sot 1 vit nga ndarja nga jeta e të ëmës, Rama viziton varrin e prindërve: Kur vdes nëna, bëhesh fëmijë

Sot mbushet një vit nga ndarja nga jeta e nënës së kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.


Ka qenë ky i fundit që ka postuar foto në rrjetin social ‘Facebook’ nga varri i prindërve të tij, duke e shoqëruar me një mesazh prekës.

 “Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…,”-shkruan Rama krahas fotove të postuara.

Kujtojmë se nëna e kryeministrit ndërroi jetë më 1 gusht të 2020-s, në moshën 82-vjeçare.