Author: almakos

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova vlerësoi se iniciativat për kufizimin e mundësisë së përdorimit të vetos në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian paraqesin një hap pozitiv përpara, por theksoi se është shumë herët për të dhënë vlerësime përfundimtare derisa të publikohen dokumentet zyrtare. Ajo beson se pengesat me të cilat përballet Maqedonia e Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian janë “joracionale” dhe bëri thirrje që fokusi të vendoset në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas festimit të Ditës së Avokatisë në Dhomën e Avokatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Siljanovska-Davkova tha se…

Lexo më Shumë

Pas disa orësh qëndrimi para godinës së Kryeministrisë, mijëra qytetarë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në ditën e 17-të të protestës së tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ku për disa orë u mbajtën fjalime nga studentë, mjekë, profesorë artistë dhe qytetarë të ndryshëm. Gjatë fjalimeve, mesazhi kryesor i përcjellë nga protestuesit ka qenë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, me thirrje të përsëritura si “Rama jepe dorëheqjen”. Pas përfundimit të fjalimeve, turma është nisur në marshim nëpër akset kryesore të kryeqytetit, duke vijuar protestën…

Lexo më Shumë

Në një ngjarje të mbajtur në Pallatin e Kulturës në Tetovë, u zyrtarizua themelimi i VLEN-it si subjekt politik, në praninë e drejtuesve të koalicionit dhe një numri të madh mbështetësish. Gjatë Kuvendit themelues, bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, prezantoi disa nga projektet kryesore që, sipas tij, janë realizuar gjatë dy viteve të fundit në kuadër të pjesëmarrjes së VLEN-it në qeveri. Ai veçoi investimin prej mbi 40 milionë eurosh në kampusin e Universiteti Nënë Tereza në Shkup, duke e cilësuar atë si një investim strategjik në arsim, rini dhe të ardhmen e vendit. Nga ana tjetër, bashkëkryetari tjetër i…

Lexo më Shumë

Artisti Robert Aliaj, ka marrë pjesë në protestën e 17-të për dorëheqjen e kryeministrit Rama, ku u bëri thirrje universiteteve, akademisë dhe institucioneve publike që të reagojnë dhe të mbajnë qëndrim përballë situatës. Sipas Aliajt, një qeveri që nuk mbron interesat e të rinjve nuk mund të përfaqësojë të ardhmen e tyre. “Një qeveri që nuk mbështet interesat e brezit tuaj është armiku juaj. Është shumë e vërtetë. Ne nuk mund të lejojmë arrogancën sikur ky vend i përket një padroni dhe të bëhet si thotë ai”, tha Roberti. Artisti tha se pushteti është përqendruar në duart e një person i vetëm, kryeministrit Edi…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria 15 persona në mbarë vendin për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Sipas autoriteteve, mes të ndaluarve janë edhe tre të mitur, ndërsa dy prej shoferëve kanë qenë të përfshirë në aksidente rrugore. Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Tetovë, ku janë ndaluar pesë persona, prej të cilëve dy të mitur. Tre shoferë janë kapur në Shkup, dy në Prilep – mes tyre një i mitur – ndërsa nga një rast është evidentuar në Dellçevë, Shtip, Gjevgjeli, Zajas dhe Demir…

Lexo më Shumë

Mijëra vetë u mblodhën dhe sot përpara Kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë Rama. Një protestuese mori fjalën dhe i kërkoi kryeminsitrit Rama të japë dorëheqjen. Sakaq, ajo shtoi se protestuesit nuk e kanë harruar as Berish, Belinda Ballukun dhe Erion Veliaj. Protestuesja: Në Kushtetutë, në nenin 18 garantohet liria. Ne këtu s’kemi liri, prandaj jemu për të dhënë një mësim. Ata që s’kanë vend këtu duhet të largohem, kjo është dita e 17 dhe s’do të tërhiqemi. Rama ka thënë se ka punë, por s’ka profesionistë. Punë ka por merret me mik. Rama ik largohu! S’kemi të drejta, sa e…

Lexo më Shumë

Në nisje të protestës së 17-të për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, një prej protestueseve ka theksuar se dhunimi i qytetarit në Zvërnec ishte momenti që “ndezi flakën” e revoltës qytetare. Protestuesja Doriana Musai u shpreh se, ndonëse ka qenë gjithmonë pjesë e protestave, ngjarja e 30 majit e ka indinjuar thellësisht për shkak të shkeljes së dinjitetit njerëzor. Sipas Musait, kjo situatë tregon rënie të shtetit të së drejtës, ndërsa theksoi se ngjarja ndodhi në prani të policisë. Më tej, ajo shtoi se reagimi qytetar ishte i akumuluar prej kohësh, ndërsa episodi i tërheqjes zvarrë të qytetarit ishte pika kulmore.…

Lexo më Shumë

Një marrëveshje granti me vlerë 2,4 milionë dollarë për zbatimin e aktiviteteve përgatitore të centralit të kogjenerimit “KME Manastiri 1” u nënshkrua sot mes SHA EMV dhe Bankës Botërore, në ambientet e Qeverisë, në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski. Marrëveshja u firmos nga drejtori i përgjithshëm i SHA EMV, Llazo Uzunçev, dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Karol Mezhevan. Sipas palëve, projekti përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e tranzicionit energjetik dhe modernizimit të sektorit energjetik në vend. Uzunçev deklaroi se fondet do të përdoren për përgatitjen e projektit të centralit kogjenerativ pranë REK…

Lexo më Shumë

Mesditën e kësaj të marte, specialistë të ardhur nga Drejtoria e Policisë Kufitare Vlorë, me ndihmën e një vinçi, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të mjetit të përfshirë në aksidentin e ndodhur ditën e hënë në Ksamil, ku humbi jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi. Sipas burimeve, pas përplasjes me skafin e policisë, mjeti pësoi dëmtime të rënda duke u çarë dhe për pasojë u fundos. Ai u lokalizua në një thellësi prej 34 metrash dhe, pas nxjerrjes në sipërfaqe, është transportuar drejt vendbazimit të mjeteve të bllokuara në Ksamil. Mjeti pritet të shërbejë si provë materiale në kuadër të…

Lexo më Shumë

  Kanë vazhduar përplasjet politike dhe akuzat e ndërsjella të partive për ligjin për përfaqësim të drejtë të propozuar nga Qeveria, e që me shumicë votash kaloi në lexim të parë. Nga BDI-ja vlerësojnë se ky propozim ligj i promovuar nga VLEN, e sipas tyre i hartuar nga Karakamisheva, është një tekst skandaloz, pa garanci juridike dhe pa mekanizma efektivë zbatimi. Sipas integristëve, Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Аdekuat vetëm ligj për përfaqësim adekuat-etnik nuk mund të quhet. BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Veçanërisht shqetësues është fakti se ligji nuk parashikon kuota etnike, nuk krijon mekanizma institucionalë për garantimin e…

Lexo më Shumë

Pesë ministri, së bashku me institucione partnere, organizata joqeveritare dhe anëtarë të Grupit Kombëtar të Punës për Parandalimin e Dhunës tek të Rinjtë, nënshkruan sot një Deklaratë me të cilën zotohen për bashkëpunim më intensiv në parandalimin e dhunës tek të rinjtë. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska theksoi se dhuna në të shumtën e rasteve nuk fillon nga shkolla, por nga familja. Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës “Të rinjtë nuk bëhen agresiv në shkolla, por agresonin më së shpeshti e bartin nga familja. Në procedurë parlamentare janë ndryshimet ligjore të cilat parashohin dënime me para për…

Lexo më Shumë

Ndotja e ajrit, valët e të nxehtit dhe thatësira janë tre rreziqet më të përhapura, të cilat e kanosin shëndetin e fëmijëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas raporti të ri global të UNICEF-it, të publikuar sot, fëmijët në Maqedoninë e Veriut janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike, të cilat kur shoqërohen me valë të nxehta, thatësira dhe ndotje të ajrit, e prekin shumicën prej tyre. Raporti mbi rrezikun klimatik ndaj fëmijëve për vitin 2026 konstaton se kërcënimet klimatike tashmë janë të përhapura dhe ndikojnë ndaj shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Maqedoninë e Veriut. Raporti tregon…

Lexo më Shumë