Zbardhen emrat e personave të përfshirë në grupin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave. Grupi akuzohet se ka trafikuar të pakën 50 tone kokainë gjatë viteve 2019-2021. Mësohet se emrat e përfshirë janë: Nikoll Bibaj 2. Isa Aliu 3. Sokol Bibaj 4. Florjan Musaj 5. Armando Pacani 6. Denis Matoshi allias Eldi Dizdari 7. Naldi Yzeiraj 8. Oklid Aliu 9. Dritan Gjika 10. Shpëtim Aliu U kontrolluan në kuadër të hetimeve 1. Ardi Kollcaku 2. Redi Peza 3. K.SH Sipas SPAK, vetëm Florjan Musaj është kapur, ndërsa të tjerët janë ende në kërkim. 2 mendohet se janë në…
Author: almakos
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se investimi nga jashtë i kompanisë Cavo Otomotiv në Tetovë është lajm i madh për rajonin e Pollogut, që siç tha, ky investim kap vlerën e 20 milionë eurove dhe se do të hapen 550 vende të reja pune. “Një tjetër lajm i madh për Pollogun! Angazhimi i Qeverisë dhe Ministrit Besar Durmishi sjell kompaninë Cavo Otomotiv, një investim nga jashtë në vlerë prej rreth 20 milionë euro! Krijojmë 500 vende të reja pune në Pollog. Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe krijimin e ardhmërisë për rininë në…
Kryeministri Edi Rama deklaroi të dielën se ndryshimet ligjore të vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë, ku një projekt zhvillimi masiv për turizëm i mbështetur nga dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner, u bë shkaktar i protestave qytetare që po mbahen prej më shumë se dy javësh në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera të vendit dhe në diasporë. Në një status të gjatë në Facebook, Rama pretendoi se zona ku pritet të investohet në Zvërnec vijonte ishte e mbrojtur ligjërisht në kategorinë “Peisazh i Mbrojtur” dhe se dispozitat ligjore…
Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj pretendimeve të VLEN-it lidhur me mekanizmat e zbatimit të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke ngritur dilema serioze mbi zbatueshmërinë e masave ndëshkuese të paralajmëruara nga përfaqësuesit e koalicionit qeveritar. Sipas Ademit, VLEN po pretendon se në rast të mosrespektimit të ligjit, si masë ndëshkuese parashihet shkarkimi i udhëheqësit të institucionit, ndonëse një dispozitë e tillë nuk ekziston në tekstin e ligjit. “Sipas VLEN-it, nëse nuk respektohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, si masë ndëshkuese parashihet shkarkimi i udhëheqësit të institucionit, megjithëse kjo nuk shkruan askund.…
BDI i ka reaguar komunikatës së VLEN-it, në të cilën, ata thonë se reagimet e Integristëve për autosatradën Shkup-Bllacë, janë për shkak se autostrada nuk kalon në tokat e tyre. Në reagimin e BDI-së, thuhet se kjo është mendësia politike e Izet Mexhitit. “Njerëzit zakonisht gjykojnë të tjerët sipas vetes. Prandaj, kur dëgjojnë për një projekt strategjik, mendja u shkon menjëherë te parcelat, pronat, fitimet dhe interesat private. Për Izet Mexhitin, i cili për dy dekada e ka trajtuar pushtetin si instrument për ndërtimin e rrjeteve të interesit, është e vështirë të kuptojë se dikush mund të mbrojë një autostradë…
Bordi i Transparencës ka vendosur sërish uljen e çmimeve të karburanteve. Sipas vendimit, çmimii naftës do të jetë 180 lekë për litër, 3 lekë më pak nga sa ishte më parë. Ndërkohë, çmimi i benzinës do të jetë 168 lekë për litër, me një ulje prej 2 lekësh nga 170 lekë/litër që ishte më parë. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në orën 14:00 deri në vendimin e ardhshëm. Autoritetet paralajmërojnë se në rast moszbatimi nga operatorët e tregut, do të merren masa deri në pezullim te aktivitetit. Njoftimi i plote i Bordit: Bordi i Transparencës në datë…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedoninë e Veriut (AUV) njofton se është penguar importin i 23.685 kilogramëve mish pule të ngrirë me origjinë nga Brazili. “Për shkak të mosrespektimit të vendimit për ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, produkteve dhe nënprodukteve me origjinë shtazore me qëllim mbrojtjen nga futja e virusit të gripit të shpendëve (gripit të shpendëve) shumë patogjen në vend, ngarkesa e mishit të pulës së ngrirë u refuzua, sepse ishte prodhuar në janar 2025, dhe sipas vendimit, importi i ngarkesave të marra nga kafshë të therura, të ngarkuara dhe të certifikuara para 1 gushtit 2025…
Në seancën gjyqësore që po zhvillohet këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), avokati i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca paraqiti pesë kërkesa. Mbrojtja kërkoi sërish që seancat të transmetohen live si dhe kryebashkiaku të mos qëndrojë në kafazin e xhamit, duke theksuar se po i cenohet dinjiteti duke mos qëndruar krah avokatit në sallë. Po ashtu, Ndreca kërkoi që SPAK t’u vërë në dispozicion informacion se si është administruar kallëzimi nga Nesti Angoni. “Unë kërkoj lejimin e kamerave për të regjistruar live këtë proces. Fakti që vjen në sallë një punonjëse…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk është paraqitur në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të martë. Përmes një deklarate të dërguar në gjykatë, Veliaj ka bërë me dije se është në dijeni të zhvillimit të seancës, por ka zgjedhur të mos marrë pjesë në të. “Kam dijeni për seancën. Nuk dëshiroj të marr pjesë, pasi nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale”, thuhet në deklaratën e tij. Veliaj argumenton gjithashtu se gjykata nuk ka zbatuar dispozitat ligjore që, sipas tij, i garantojnë të drejtën për të marrë pjesë në seancë si një person i lirë në…
Detaje të reja kanë lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e së hënës në Gjirin e Ksamilit, ku humbi jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi. Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:30, kur i riu, i cili po drejtonte një mjet lundrues, u përfshi në një përplasje fatale. Sipas informacioneve, Albiano Kreçi ishte diagnostikuar me diabet që në moshën 15-vjeçare dhe prej dy vitesh trajtohej me insulinë. Burime pranë personelit mjekësor bëjnë me dije se 22-vjeçari kishte marrë dozën e insulinës pak para se të hipte në mjetin lundrues. Sipas vlerësimeve paraprake, ky faktor mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij…
Aksidenti tragjik i fundjavës së kaluar në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua, si dhe ankesat e vazhdueshme të qytetarëve për rrëshqitjet e dheut në këtë aks rrugor, kanë nxitur reagime të ashpra politike, pasi Ministria në detyrë e Infrastrukturës njoftoi për nënshkrimin e kontratave në vlerë prej mbi 4.6 milionë eurosh për […] The post “Të paaftë, manipulues” e deri te “letra n’burg”, tragjedia në autostradën “Ibrahim Rugova” ndez përplasjen mes LVV-së dhe LDK-së appeared first on InfoKosova.
Si çdo ditë edhe sot në orën 18:00 mijëra qytetarë do të mblidhen sërish në protestën e 17-të për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për tu stacionuar për disa orë me radhë përpara kryeministrisë. Më pas ashtu siç janë, mijëra persona ‘pushtojnë’ paqësisht rrugët e Tiranës. Edhe ditën e djeshme qytetarët kërkuan me çdo kusht dorëheqjen e Ramës. Protestuesit deklaruan se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre, duke e cilësuar këtë mobilizim si një reagim qytetar kundër situatës politike…

