Author: almakos

Trupa policore shqiptaro-amerikane i ka ardhur në ndihmë familjes së Saimir Hoxhës, nënkomisarit të Policisë së Lezhës, i cili u vra në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama, gjatë një aksioni për zbulimin e parcelave me kanabis në Lezhë. Siç shihet nga fotoja, ato i kanë dhuruar familjes së të ndjerit 15 mijë dollarë, një formë për t’ia lehtësuar sado pak dhimbjen gruas, e cila e vetme duhet të rrisë dy djemtë e vegjël. “Heroit tonë të rënë”, shkruhet në çekun që është tërhequr nga bashkëshortja e Saimirit.

Lexo më Shumë

Arriti edhe dërgesa e fundit me 1300 aparate për shenjat e gishtave për zgjedhjet e 17 tetorit. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, tha se të njëjtët nesër do t’i dorëzojnë në komisionet komunale. – Advertisements – “Do të paketohen në atë mënyrë që në çdo kuti shkruan se e cilës njësi zgjedhore është, respektivisht e cilit komision komunal, më pas shkruan numër serik dhe cili bord është, kështu që janë në mënyrë matematike të numëruara dhe të vendosura dhe në të mënyrë ngarkohen nëpër mjete për transport”- deklaroi Aleksandar Dashtevski, KSHZ. Dashtevski njoftoi se javën e ardhshme…

Lexo më Shumë

Janë rritur shifrat e infektimeve me Covid-19 në Kosovë. Gjatë 24 orëve bëhet me dije se janë regjistruar 40 raste me koronavirus. Ndërkohë një lajm i mirë vjen  për sa i përket fataliteteve ku asnjë qytetar nuk ka humbur jetën. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës. Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lexo më Shumë

Ndryshimet drastike të temperaturave ditore kanë shtuar ndjeshëm numrin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. Mjekët thonë se teshtimat, dhimbjet e fytit, rrjedha e hundëve e simptome të ngjashme për këtë periudhë të vitit janë të zakonshme, megjithatë nuk janë grip sezonal por të ftohura si dhe infeksione të organeve të larta respiratore. Të vegjlit janë pacientët më të shpeshtë tek të cilët ndryshimet e motit ndikojnë shumë. – Advertisements – “Numri i të sëmurëve dukshëm është rritur, nuk është gjendja alarmante por ka një fluks të rritjes. Kemi temperature të natës 2-5 gradë, temperaturat e ditës kanë qenë…

Lexo më Shumë

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në koronavirus apo se e kanë kaluar sëmundjen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kërkuar partive politike që të zbatojnë këtë masë. Por, ky rregull nuk do të vlejë edhe për votuesit, konfirmojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i tha Radios Evropa e Lirë se ky institucion u ka dërguar partive politike një shkresë përmes së cilës ka kërkuar nga ato që të dërgojnë në qendrat e votimit vetëm…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Divjakë, ku kanè mbetur të plagosur dy fëmijë të mitur. Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 11:00, në fshatin Mizë, Divjakë, ku shtetasi P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka përplasur shtetasit E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lexo më Shumë

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve ka arritur edhe sasia e fundit e terminaleve që do të shfrytëzohen për votim me shenja gishtash. Ky lloj votimi do të realizohet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor dhe votuesit do të mund të identifikohen përmes shenjave të gishtërinjve. – Advertisements –

Lexo më Shumë

TIRANË Policia e Tiranës ka zbuluar një aktivitet kriminal të fshehur pas një picerie në kryeqytet që përgatiste dhe shiste drogë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N, 24 vjeç, E. P, 21 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasja Xh. Ç, 23 vjeçe. 24-vjeçari kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P., i cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash. Ndërsa shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka…

Lexo më Shumë

Një prej figurave kryesore të neuro-kirurgjisë dhe radio-kirurgjisë europiane, doktor Kita Sallabanda është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” i Beratit. Ceremonia e dhënies së këtij titulli, është zhvilluar në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani” ku kanë qenë të pranishëm edhe personalitete të njohura në fushën e mjekësisë ,trupave diplomatikë e institucioneve të larta shtetërore. Për kryebashkiakun e Beratit Ervin Demo, mjeku Kita Sallabanda është qytetari beratas model, që me punën e tij të palodhur ka ndihmuar dhe asistuar njerëz të panumërt në kohët e tyre më të vështira. Demo ka theksuar se,doktor Kita dha një kontribut të madh për Shqipërinë…

Lexo më Shumë

Thoma Gëllci, ish-drejtori i RTSH-së dhe tre ish-vartësit e tij të akuzuar për abuzim me tenderta Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci, mund të dalin ditën e nesërme për masën e sigurisë në Gjykatën e Posaçme. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ditën e sotme prokurorja e çështjes Doloreza Musabelliu do paraqitet në paraburgimin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të marrë versionin e të dyshuarve. “Ndryshe nga herët e tjera nuk ka përgjime, por gjithçka është e bazuar në dokumentacion. Të gjitha gjasat janë që personat e akuzuar të dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë.…

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar Thoma Gëllçi. Gazetarja Klodiana Lala raportoi duke iu referuar dosjes hetimore, se sipas SPAK ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj, kanë qenë dy kompani EURO contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO janë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë. Të dyja kompanitë kane pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.

Lexo më Shumë

Sonte në mesnatë përfundon afati për paraqitje te komisionet zgjedhore komunale për votim të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në Zgjedhjet lokale më 17 tetor, ndërsa afati për personat me Kovid-19 ose në vetizolim është deri më 11 tetor në mesnatë. Këta persona, si dhe të burgosurit, personat në paraburgim, në shtëpi të pleqve dhe personat shpërngulës të brendshëm votojnë  një ditë përpara, të shtunën më 16 tetor, ndërsa për to për konfirmim të identitetit dhe kontrollit nëse tashmë kanë votuar  nuk do të bëhet me pajisje për identifikim biometrik, por për to do të shfrytëzohet spërkatës dhe llambë…

Lexo më Shumë