Author: almakos

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se në bashkëpunim me institucionet e tjera po ndërmarrin hapat e nevojshëm për parandalim të përmbytjeve në rast se reshjet e shiut gjatë ditëve në vazhdim  janë më të dendura. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, tha se në periudhën e ardhshme mund të rriten nivelet e lumenjve, përrenjve dhe liqeneve, andaj apelon deri tek qytetarët që të lëvizin me kujdes në këto terrene. – Advertisements – “Në disa kanale terciale që kalojnë nëpër zonat urbane dhe jo urbane, gjendja është shumë e rëndë. Të njëjtat janë të bllokuara dhe…

Lexo më Shumë

Një tjetër gjyqtar është zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zgjedhjes së Klodian Kurushit, që vinte nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se është zgjedhur anëtar i KLGJ edhe Ridvan Hado, ky i fundit nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit. Hado ka fituar postin pranë KLGJ, pasi ka siguruar 140 vota, kundrejt gjyqtares Vojsava Osmanaj me 101 vota. Ndërkohë, që 5 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve beson se i ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet për një votim të suksesshëm me pajisjet për identifikim biometrik të votuesve, edhe pse vendi nuk ka pasur një pilot projekt. – Advertisements – A do të jetë në rregull dhe a do të kemi ndërprerje apo probleme që mund t’i hasim në terren nuk mund ta them sigurt pasi ne, siç e patë, bëmë simulim dhe bëjmë trajnim të këshillave zgjedhor sa i takon përdorimit të terminaleve për identifikimin e votuesve me anë të gjurmëve të gishtave mirëpo pilot projekt KSHZ-ja nuk ka realizuar pasi nuk kishte…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus, nga 2, 370 teste të realizuara. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se një pacient ka humbur jetën. Ndërsa gjatë 24 orëve janë shëruar 360 pacientë. Sakaq që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë dhënë 1, 419, 979 doza të vaksinës.

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka përfunduar procedurat ligjore dhe ka shpallur ne kërkim ndërkombëtar emrin e Adriatik Llallës Policia i ktheu dje përgjigje SPAK-ut për Adriatik Llallën pas kërkimeve që rezultuan pa sukses. Policia e Tiranës i është përgjigjur me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK(, ku e informon se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është gjendur. Policia thotë se ka bërë të gjitha verifikimet me metoda speciale, por nuk e ka gjetur, ndaj dhe i ka kërkuar SPAK të nisë procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombëtar. Nga verifikimet,…

Lexo më Shumë

Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, kërkon që të gjykohen ish -Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski dhe gjashtë persona të tjerë. Aktakuza e ngritur në Gjykatën Penale ka të bëjë me prokurimet problematike të softuerit – për shpejtësinë e veturave në trafik dhe identifikimin biometrik. Në tërësi – katër prokurime. Midis tyre janë softuerët e tij personal të patentuar. Rashkovski akuzohet për dy vepra penale- pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Dy të tjerët akuzohen për ndihmë në vepër penale dhe katër të tjerët dyshohen se duke i ndihmuar kanë bërë vepër…

Lexo më Shumë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha sot se vetëm me aktet e shitjes shqiptarëve iu mungojnë 142 mln euro duke pyetur sërish se ku kanë shkuar dhe duke e quajtur kriza e korrupsionit Rama. PD ka ardhur sot me një plan konkret për zgjidhjen e krizës së paralajmëruar energjetike me rritje çmimesh. Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku tha se familjet shqiptarë janë në vështirësi shumë të madhe ekonomike dhe se rritja ekonomike 17.9% nuk është reale. “Në të gjithë botën po vihet re një tendencë e rritjes së çmimeve, në Shqipëri është vënë re më parë. Por problemi qëndron në…

Lexo më Shumë

Në faqen zyrtare të kryeministrisë eshte shpallur vendimi i qeverisë për shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike. V E N D I M PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË EMERGJENCËS NË FURNIZIMIN ME ENERGJI ELEKTRIKE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike. Ngritjen e grupit ndërinstitucional…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 2.798 qytetarë, 745 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë ndërsa 1.999 të tjerë kanë pranuar dozën e dytë, përcjell Alsat. Numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 793.987, ndërkaq janë rivaksinuar 745.415 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë njofton se dozën e tretë të vaksinës e kanë pranuar 625 qytetarë. – Advertisements – “53% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar ndërsa 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lexo më Shumë

Lulzim Basha, kreu i PD-së, në një konferencë për mediat ka folur për krizën energjetike që pritet të godasë edhe vendin tonë. Lideri demokrat sulmoi që në nisje të fjalës kryeministrin Edi Rama për deklaratat që ky i fundit bëri sot, ndërsa shtoi se nuk bëhet fjalë për krizë energjetike, por për korrupsion dhe keqmenaxhim. Madje ai sulmoi OSHEE dhe KESH. “Përshëndetje përfaqësues të medias. Të dashur qytetarë, sikur paralajmërova dje kur tellalli i frikës doli për atë që ai do t bëjë me energjinë. Sot patë se si spërdridhej para gazetarëve, jo si kryeministër, por avokat i klientëve me…

Lexo më Shumë

Federata Ndërkombëtare e Atletikës ka certifikuar për herë të parë Tiranën si organizatore profesioniste të maratonës së 17 Tetorit, duke e licencuar edhe për itinerarin e plotë të garës prej 42 kilometrash. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha këtë vit pritet të garojnë mijëra sportistë dhe qytetarë të apasionuar pas garave sportive, vendas dhe të huaj. Duke u bërë thirrje të gjithëve për t’iu bashkuar ngjarjes më të madhe sportive të vitit, Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve të tjerë, për shkak se dita e dielë e 17 Tetorit do të jetë edhe një ditë pa…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme, me urdhër paraprak të gjykatës është kryer bastisje në një shtëpi në fshatin Luboten të Shkupit, përcjell Alsat. Policia ka arrestuar një 30-vjeçarë për armëmbajtje pa leje. – Advertisements – “Është privuar nga liria S.L. (30) nga fshati Luboten i Shkupit. Gjatë bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë “Zastava M70″ kalibër 7,65mm dhe 12 plumba”, shtojnë nga MPB. Nga MPB thonë se kundër tij do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 396 nga Kodi Penal.

Lexo më Shumë