Author: almakos

Një 33-vjeçar britanik i kërkuar ndërkombëtarisht është arrestuar nga policia në Muriqan. Nga burime zyrtare, mësohet se shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur ndalimin e shtetasit britanik në kërkim ndërkombëtar Callum Sinclair, 33 vjeç, banues në Britani. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dohas, Katar, e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Lëshimi i çeqeve fiktive”, parashikuar nga Kodi Penal i Katarit.

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci pas takimit me homologen maqedonase Milla Carovska tha se është diskutuar tema e digjitalizimit në arsim, përcjell Alsat. Nagavci i uroi sukses ministres Carovska në këtë proces, ndërkaq theksoi se nevojitet kohë për të parë rezultatet nga tranzicionet e tilla. – Advertisements – “Në Republikën e Kosovës jemi duke punuar në planin strategjik të arsimit për vitin 2022-2026. Një pjesë të rëndësishme të planit zë edhe strategjia për digjitalizimin e arsimit në Kosovë.Duhet të sigurohemi që të gjithë fëmijët të kenë mundësi qasësenë materialet e punës”, deklaroi mes tjerash Nagavci

Lexo më Shumë

Gjeneral Major Abbas Ibrahim është nderuar sot me “Yllin e Madh të Medaljes për Mirënjohje Publike” nga kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare, theksoi se gjenerali që ishte në krye të shumë misioneve të shpëtimit nga kampi i ferrit të Al-Holit në Siri, dhe jo vetëm të shumë shqiptarëve, mes tyre dhe Alvin Berishës. “Përshëndetje të gjithëve. Sot jemi këtu për të nderuar një mik në ditë të vështira, i cili me shumë përkushtim na ka ndihmuar në mënyrë të pakursyer për të shpëtuar fëmijë dhe gra fatkeqe nga kthetrat e ferrit në kampet e…

Lexo më Shumë

Do të ketë dhe dy episode reshjesh gjatë muajit tetor, teksa temperaturat do të jenë në vlerat normale të vjeshtës. Kështu deklaroi e ftuar në emisionin e mëngjesit në News24, Vila 24 sinoptikania Lajda Porja, e cila tha se fundjava do të jetë e ftohtë në zonat malore, por nuk do të ketë përmbytje. “Nuk do kemi probleme. Nuk kemi rrezik për përmbytje. Vlerat minimale sot shkojnë dhe në 4 gradë në zonat malore. Maksimalet pritet jo më shumë se 23-24 gradë në fundjavë. Jemi në vlerat tipike të vjeshtës, nuk është se kemi anomali. Fundjava e freskët, në zonat…

Lexo më Shumë

Dokument i obligueshëm për Kovid-19, formular PLF të plotësuar dhe test i detyrueshëm gjatë hyrjes në vend për ata që udhëtojnë me teste negativ, edhe më tej është parakushti për udhëtim në Greqi që vlejnë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. – Advertisements – Vendimi i ri qeveritar, “Parakushte për hyrje në vend që të kufizohet përhapja e Kovid 19”, tashmë është publikuar në Gazetën zyrtare të Greqisë, ndërsa nuk ka ndryshime lidhur me atë të javës së kaluar, ndërsa ka hyrë në fuqi në orën gjashtë dhe do të vlejë deri të premten e ardhshme më 15 tetor. Për…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama është shprehur se vendi ynë prodhon naftë të rëndë dhe importon 600 mijë ton nga vende të tjera. “Shqipëria prodhon naftë të rëndë që shitet për nënprodukte industriale, nuk shkon jashtë për të ushqyer Mecedes-ët. Ne importojmë 600 mijë ton, e importon në tregun ndërkombëtar, kur them Shqipëria e importojnë subjektet private. Nuk ka që e prodhon shteti, e shet dhe e shpërndan nëpër benzinata”, tha Rama.

Lexo më Shumë

Humb jetën e reja që mbeti e plagosur pasditen e djeshme në një aksident në Pogradec. Policia e Korçës bëri me dje se Xhanina Hoxha banuese në fshatin Shqitas, Maliq, ka ndërruar jetë gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë. Burrë e grua, Mariglen dhe Xhanina Hoxha udhëtonin me 42-vjeçarin Kastriot Guce, ky i fundit i arrestuar nga policia tashmë, teksa makina e tyre doli nga rruga dhe u përmbys. Bashkëshorti i viktimës ka marrë plagë të lehta, teksa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë tek Trauma. “Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e 10-të tematike, ku do të shqyrtohen informacionet për bisedimet e kryera për harmonizimin e Deklaratës së përbashkët për rrjedhën e lirë të të dhënave në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Deklaratën e përbashkët ndërveprueshme të Ballkanit Perëndimor. – Advertisements – Dy informacionet janë operacionalizim dhe nisje  e aktiviteteve dhe iniciativave të përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt përforcimit të bashkëpunimit rajonal për mbështetje të integrimit digjital, shkëmbimin e informacione në mënyrë të hapur, ndërvepruese dhe të sigurt, me fokus në rrjedhën e lirshme të të…

Lexo më Shumë

1,676 raste aktive me koronavirus në Kosovë janë aktualisht në Kosovë. Të dhënat janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155,671, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,965 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.736 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës. Deri më sot 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lexo më Shumë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin. Intensiteti më i madh i reshjeve do të jetë në zonat e jugut. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 13°C në 22°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 24°C. Era do të fryjë në drejtim Lindor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.    

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me reshje shiu të herëpashershme të cilat do të jenë më të dendura në disa vende përcjell Alsat. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga verilindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 7 deri në 13, ndërsa maksimalja nga 9 deri në 15 gradë Celsius. – Advertisements – Në Shkup, mot me vranësira dhe me reshje shiu të herëpashershëm në drejtim të dobët verilindor. Temperatura minimale do të jetë 11 ndërsa maksimalja do të arrijë 13 gradë Celsius. Nën ndikimin e masës së lagësht ajrore…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Tetovës, nga koalicioni ASH/Alternativa, Vullnet Murseli, në “Rruga Drejt”, ka folur në lidhje me ndërtimet pa leje dhe kaosin urbanistik në këtë komunë. – Advertisements – Ai ka thënë se në Tetovë është bër krim urbanistik, derisa ka shtuar se komuna ka qenë e interesuar për ryshfetin e jo për cilësinë e jetës, shkruan Alsat. “Në Tetovë është bërë krim urbanistik. Kanë ndërtuar pa leje sepse komuna ka qenë e interesuar për ryshfetin, s’ka qenë e interesuar për cilësinë e  jetës. Ka komplet lagje që janë ndërtuar pa leje, sidomos këto 12 vitet e fundit. Këto…

Lexo më Shumë