Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 10.625, ndërsa më së shumti ka në Shkup me 5.076 raste aktive. Në Kumanovë ka 935 raste aktive, në Tetovë 834, në Gostivar 405, në Kërçovë 350, në Veles 339, në Ohër 300 dhe në Prilep 279. – Advertisements – Sipas të dhënave të publikuara dje, ISHP gjatë 24 orëve të fundit kishte regjistruar 386 raste të reja nga 3.791 testime, tetë të vdekur dhe 529 pacientë të shëruar. Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 10.625, ndërsa më së shumti ka në Shkup me 5.076 raste aktive. Në Kumanovë ka 935 raste…
Author: almakos
Isak Mehmedaj, 24 vjeç, nga fshati Mushan i Shkodrës u plagos mëngjesin e sotëm me armë zjarri, teksa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Mehmedaj është kushëri i vëllezërve Mehmedaj, ku njëri prej tyre, konkretisht Hydajet Mehmedaj është i dyshuar për vrasjen e të ‘fortit’ të Shkodrës Ridvan Ramazani më 28 nëntor 2020. Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Hydajet Mehmeti, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ridvan Ramazanit. Sipas policisë, Mehmedaj në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Ridvan Hyseni (Ramazani), 46…
Moti sot do të jetë kryesisht i vranët, i ftohtë dhe me reshje shiu, njofton Drejtoria e Punëve Hidrometerologjike. – Advertisements – Do të fryjë edhe erë e dobët në drejtim verior, ndërkaq temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11, kurse maksimalja do të arrijë në 9 deri në 13 gradë Celsius. Edhe në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut, i shoqëruar me erë të dobët në drejtimin verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 9, kurse maksimalja do të arrijë deri në 11 gradë Celsius. Mot i…
Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi, dhe tre punonjësve të këtij institucioni. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Gëllçi dhe tre vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për korrupsion me një tender, që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH. Tenderi është zhvilluar në vitin 2019, dhe kishte të bënte me blerjen e pajisjeve për TVSH Agro, ku dyshohet se zyrtarët kanë shkelur procedurën. Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar rezulton se kanë favorizuar në këtë procedurë dhe nuk kanë…
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka lëshuar një urdhë-arresti për ish-drejtorin e Radio-Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçi. “Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 28.02.2020 ka regjistruar proçedimin penal nr.82/2020 për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore gjithëpërfshirëse lidhur me këtë proçedim rezultoi se: Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin…
Ministrja kosovare e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se kriza energjetike në Evropë pritet të ketë ndikim edhe në Kosovë. Rizvanolli duke folur në një intervistë për Telegrafin, ka shtuar se qytetarët duhet të përgatiten për një rritje eventuale të çmimeve. Çmimet e energjisë elektrike për një Megavat për orë prej 60 euro sa kanë qenë para kësaj krize në Evropë kanë arritur në mbi 100 euro dhe çmimet për sot kanë arritur në mbi 200 euro, pra po flasim për shtrenjtim të çmimeve katërfish në Evropë, e cila vjen si pasojë e rritjes së kërkesës dhe pjesërisht si pasojë…
Policia e Tiranës jep detaje për aksionin e zhvilluar këtë mbrëmje në kryeqytet, në bashkëpunim me Prokurorinë, për goditjen e veprave kriminale në fushën e farmaceutikës, ku në pranga ranë gjashtë presona. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se janë arrestuar shtetasit Blerim Bitri, Florian Marku, Margarita Xhaxhiu, Jani Papuli, Florian Lila dhe Bashkim Osmani. Njoftimi i policisë: Finalizohet pas një hetimi 10-mujor operacioni policor i koduar “Përfitimi”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhes së Covid-19,vihen në pranga 6…
Detaje të reja zbulohen lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në mëngjes në Athinë, ku policia greke plagosi me armë një shtetas shqiptar. I plagosuri është Klaudio Budo, 35 vjeç, nga fshati Cukë i Sarandës. Në 08.30 të mëngjesit, në rrugën “Leoforo Varis”, Budo vodhi fuoristradën “Peugeot” me targa ITE 7218. Drejtuesja e mjetit kishte zbritur për të shkuar në një kioske aty pranë dhe e kishte lënë makinën ndezur. Budo ka hipur me shpejtësi dhe e ka marrë. Fakti që pronarja kishte harruar telefonin brenda, e ka tradhtuar të riun. Përmes GPS të telefonit policia ka zbuluar…
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë të enjten (dje) ka njoftuar se ka aktivizuar linkun për të aplikuar për viza pune në Gjermani, por qytetarët janë ankuar se linku për aplikim ka qenë jashtë funksionit. Pas shqetësimeve të ngritura në opinion Ambasada gjermane ka lëshuar një komnikatë përmes së cilës ka sqaruar procedurat e caktimit të termineve për aplikim për viza. Komunikata e plotë: “Caktimi i termineve sipas Regullores për Ballkanin Perëndimor Që nga 1 janari 2021 është në fuqi pjesa vijuese e „Rregullores për Ballkanin Perëndimor“. Deri më 31.12.2023 shtetasit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një qasje të…
Një aksion i madh është duke u zhvilluar nga Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se aksioni ka të bëjë me veprat penale në fushën e farmaceutikës. Siç mëson gazetarja Lala, deri më tani bëhet fjalë për disa të arrestuar. Hetimet kanë disa muaj që zhvillohen nga Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Fatura më të larta për energjinë elektrike kompanitë do të marrin edhe në muajt në vijim. Deri në intervenimin me import të qymyrit për bllokun e tretë të kombinatit TEC Manastiri dhe Centralit Osllomej, nuk është i mundur stabilizimi i krizës energjetike në Maqedoni. Autoritetet nuk japin kurrfarë parashikimi lidhur me çmimet e energjisë elektrike për amvisëritë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. – Advertisements – “Në nëntor do duhet të përballohet ky shok i çmimeve, ose goditja ndaj ekonomisë, por afati më i shkurtër që mund të intervenojmë në prodhimin e energjisë elektrike, është në muajin dhjetor”.- deklaroi…
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Maminasit, në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se një kamion është përmbysur në autostradën Tiranë-Durrës. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, të cilat kanë nxjerrë shoferin nga mjeti, por nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tij shëndetësore. Gazetarja Haxhiaj siguron dëshmitë e para të banorëve nga vendngjarja, të cilët thonë se aksidenti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në mallrat, që transportonte kamioni. Ndërkohë, aktualisht është bllokuar tërësisht lëvizja e mjeteve në njërën korsi të autostradës.

