Author: almakos

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, i cili u gjet në ishullin Montecristo 9 muaj pasi u raportua i zhdukur, ku edhe u zbulua se të gjithë ngjarjen me djegien e makinës dhe eshtrat brenda në qytetin e Pukës në Shqipëri, e kishte inskenuar vetë, është nën hetim për vjedhje mallrash. Lajmi bëhet sot i ditur nga mediat italiane, ndërsa shtojnë, referuar zyrës së prokurorit të Grosetos, se biznesmeni pecorelli e kishte gjetur thesarin me të vërtetë dhe kishte arritur në një mënyrë që të ishte në zotërim të tij. “Unë isha duke kërkuar për thesarin e Kontit”, tha Davide Pecorelli, 45…

Lexo më Shumë

Një grua është gjetur sot pa shenja jete në Malishevë, teksa familjarët e saj dyshojnë se ajo ka vdekur, pasi është vaksinuar kundër COVID-19. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, tha për mediat fqinje se rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:00. “Sot rreth orës 17:00, nga QKMF-e Malishevë është njoftuar Stacioni policor se nga familjaret e saj ishte sjellë një person – femër pa shenja jete. Rastit i është përgjigjur patrulla policore dhe njësia e hetimeve S.P. Malishevë, sipas mjekut kujdestar nuk vërehet ndonjë element dyshimi rreth vdekjes por në kontakt me familjarët e…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës i është përgjigjur me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK”, ku e informon se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është gjendur. Gazetarja Klodiana Lala raporton se pavarësisht kërkimeve, çdo tentativë e policisë ka rezultuar e pasuksesshme. Policia thotë se ka bërë të gjitha verifikimet me metoda speciale, por nuk e ka gjetur, ndaj dhe i ka kërkuar SPAK të nisë procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombëtar. Nga verifikimet, Llalla rezulton të jetë larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të gjykatës për ta dënuar atë me dy vite burg…

Lexo më Shumë

Ambasada e Italisë në Tiranë uroi sot drejtorin e ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndërsa shprehu vendosmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin në luftën ndaj krimit. “Urime Kreut të ri të Policisë, Gledis Nano! Të vendosur për të forcuar më tej bashkëpunimin tashmë të shkëlqyer ndërmjet forcave të rendit të Italisë dhe atyre të Shqipërisë për shtetin e së drejtës dhe në luftën ndaj çdo lloj forme të kriminalitetit”, thuhet në një njoftim për shtyp të Ambasadës italiane. Gledis Nano mori sot detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ai zëvendësoi në këtë…

Lexo më Shumë

Policia spanjolle ka mundur të godasë një grup shqiptaro-spanjoll të trafikimit të drogës. Gjatë bastisjes së një ferme kanabisi, ku ishin mbjellë rreth 5000 metra tokë, policia ka gjetur rreth 84.14 marijuanë të gatshme për shitje, vlera e së cilës arrin deri në 480 mijë euro. Veç drogës, autoritetet thonë se banda ka vjedhur energji elektrike me vlerë 70 mijë euro. Dyshimet e policisë kanë qenë prej kohësh, se në një lagje në Sentmenat, kultivohej drogë. Zhurmat e vazhdueshme që krijoheshin brenda fermës, ngritën shqetësimin e banorëve të zonës, të cilët, pas muajsh durimi vendosën të lajmëronin autoritetet. Efektivët nuk…

Lexo më Shumë

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në Pogradec. Policia njofton se një makinë ka dalë nga rruga, duke plagosur drejtuesin dhe dy të rinj. Gazetarja Lorena Korda raporton për “BalkanWeb” se drejtuesi i mjetit dhe 30-vjeçarja ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Pogradec/Informacion paraprak Më datë 07.10.2021, rreth orës 15:40, në afërsi të fshatit Vërçun, Pogradec, shtetasi K. G., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M.…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë kryer 2.974 teste dhe janë regjistruar 393 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 187 në Shkup. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 397 pacientë, njofton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur edhe 25 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6783. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 193.846 raste, prej të cilëve 176.278 janë shëruar. Aktualisht në vendin tonë janë 10.785 raste aktive me virusin Korona. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje të reja nga çifti i bashkëshortëve të arrestuar sot nga Policia e Sarandës, pasi u kapën me një sasi lënde narkotike. Në pranga kanë rënë shtetasit Lutfi dhe Shano Faslliu, 38 dhe 31 vjeç, banues në Konispol. Sigurohen fotografinë e 38-vjeçarit me dy mbiemra Lutfi Faslliu&Lutfi Demce, ndërsa mëson se ai kontrollonte trafikun e drogës në këtë zonë. Siç mësohet 38-vjeçari ishte i verbër, si dhe me precedentë të mëparshëm penalë. Në vitin 2010, ai ishte kapur duke trafikuar nga Greqia drejt Shqipërisë një makinë tip “Mercedes Benz ML”, me targa IOP 3987, që rezultoi e vjedhur në…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska ka paralajmëruar se do bashkëpunoj me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të zbuluar shitësit illegal të librave digjital për klasën e katërt. Ajo tha se librat e shtypur digjital, që tashmë u janë dorëzuar shkollave sipas numrit të kërkuar paraprakisht, kanë të drejtë t’i marrin vetëm nxënësit që në shtëpitë e tyre nuk kanë qasje në energjinë elektrike. Çdo gjë tjetër është në kundërshtim me reformat e reja mësimore. – Advertisements – “Ato nuk mund të shiten, assesi. Byroja për zhvillimin e arsimit askujt nuk i ka lejuar të shtyp numër të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 2.347 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.671 Në total numri i rasteve aktive është 1.676 Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.736 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës. Deri më sot 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lexo më Shumë

Finalizohet nga Policia e Sarandës operacioni policor i koduar “Likojani”, sekuestrohen 35.6 kg kanabis, teksa janë arrestuar një çift bashkëshortësh nga Konispoli. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u finalizua operacioni i koduar “Likojani”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. F.,…

Lexo më Shumë

Albin Kurti përsëriti para përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borell se reciprociteti do të jetë parimi mbi të cilin do të mbështeten veprimet e shtetit të Kosovës. Takimi i tij me Borell u zhvillua në Bërdo të Sllovenisë, në një pauzë të samitit BE-Ballkani Perëndimor.Sipas deklaratës së lëshuar nga zyra e kryeministrit të Kosovës, Borrell e ka mirëpritur marrëveshjen mes Prishtinës e Beogradit për targat e automjeteve dhe shtoi se kjo “do të duhej të shërbente si një moment i ri për të përshpejtuar arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare” mbi normalizimin e marrëdhënieve.…

Lexo më Shumë