Moti sot do të jetë me vranësira dhe me shi, përcjell Alsat. Gjatë ditës në disa vende do të ketë reshje shiu me intensitet më të madh, të përcjellura me erë të fortë juglindore, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit ku në shumë vende do të bjerë shi mbi 30 l / m2. – Advertisements – Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 7 deri në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 16 gradë. Në Shkup pritet mot me vranësira dhe reshje shiu, në disa raste shi i rrëmbyeshëm. Do të fryjë erë mesatare nga…
Author: almakos
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin. Intensiteti më i madh i reshjeve do të jetë në zonat e jugut. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06°C në 17°C, në zonat e ulëta nga 15°C në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 23°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 6 ballë.
Bekim Saliu kandidat për kryetar të komunës së Kumanovës, nga koalicioni ASH/Alternativa, ka thënë në Magazina Ekonomike, se ata si koalicion nuk do të bëjnë asgjë spektakolare siç po premtohet para fushatave, por kanë bërë mbledhjen e problemeve të qytetarëve dhe do të fokusohen në zgjidhjen e këtyre problemeve. – Advertisements – “Do kujdesemi për një Kumanovë të pastër e të gjelbër, nuk do të lihen anash bizneset, do të kemi një zonë ekonomike të zhvilluar. Nuk do të premtojmë gjëra të reja pa i forcuar ato ekzistuese. Fokus e kemi arsimin më cilësorë dhe kushtet ndaj nxënësve”, u shpreh…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se reciprociteti do të jetë parim, mbi të cilin do të bazohen veprimet e shtetit të Kosovës. Kurti i bëri komentet në një takim me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, njoftoi zyra e tij. Takimi u mbajt në Bërdo të Sllovenisë, në margjina të samitit BE-Ballkani Perëndimor. Sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e Kurtit, Borrell tha se ka mirëpritur marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve dhe shtoi se kjo “do të duhej të shërbente si momentum i ri për të përshpejtuar…
Kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës nga VMRO DPMNE dhe koalicioni “Ripërtëritja për Maqedoninë”, Toni Mihajllovski në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat tha se programi i tij, ndër të tjera, përfshin garazhe në kat të premtuara, por të parealizuara nga kundërshtari i tij dhe kryetari aktual, Maksim Dimitrievski. – Advertisements – “…duam lumë të pastër, deponi, menaxhim modern me mbeturinat, duam të kemi trotuare të lira. dhe garazhe në kat. Premtoj se nuk do t’i bëj garazhet në kat në programin tim, por nga programi i z. Dimitrievskit, sepse ato ishin premtuar në programin e fundit dhe nuk janë…
Vala e katërt e pandemisë në vend është drejt uljes. Në një intervistë për ‘News 24’ eksperti epidemiolog Ilir Alimehmeti analizon treguesit e pandemisë që sipas tij dëshmojnë se vala e 4 ka nisur rënien dhe se në ditët në vijim shifrat do vazhdojnë të bien. Mjeku Alimehmeti apelon kryerjen e vaksinimit tek gratë shtatzëna pas muajit të tretë, ndërsa thotë se kush e ka kaluar sëmundjen, gëzon imunit.
Ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond shtesë në buxhetin e shtetit me një shumë prej 800 milionë lekësh, për subvencionimin e pagesave të qirasë për familjet e mbetura të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në këtë vendim, të publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave, thuhet se efekti financiar, prej 800 000 000 (tetëqind milionë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2021. VENDIMI PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2021, MIRATUAR PËR MINISTRINË E FINANCAVE DHE EKONOMISË, PËR SUBVENCIONIMIN E PAGESAVE TË QIRASË PËR FAMILJET E…
Universiteti “Luarasi” në bashkëpunim me ELTA System Ltd kanë hapur Akademinë e Sigurisë Kibernetike, si një mundësi të artë për Shqipërinë dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Izraeliti Roi Shaposhnik, menaxher marketingu pranë “Elta Systems LTD” e quajti çeljen e akademisë se sigurisë kibernetike një bashkëpunimi të shkëlqyer dhe historik, midis të dy vendeve. “Kibernetika është një motor rritjeje për ekonomitë dhe është një burim përmirësimi dhe krijimtarie për të menduarit e avancuar në të gjithë botën. Sot, nëpërmjet një bashkëpunimi të shkëlqyer dhe historik, midis të dy vendeve, ne jemi duke iniciuar kursin e parë multidisiplinar midis Universitetit…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Sllovenisë ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Në këtë takim ku ishin të pranishëm edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, Kurti ka thënë se është diskutuar për Procesin e Berlinit; lëvizja e lirë dhe njohja e diplomave. Në Twitter, Kurti ka shkruar se Kosova mbështet të gjitha marrëveshjet të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. “Në takimin me kancelaren Angela Merkel, presidentin Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë ne folëm për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave. Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat…
Është mbyllur protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, hidrokarbureve dhe ushqimeve të shportës, e organizuar që prej orës 17:00 përballë kryeministrisë pasditen e sotme. Në fjalën e tij përmbyllëse, aktivisti Adriatik Lapaj bërë me dije mbajtjen e protestës së radhës, e cila do jetë ditën e hënë në orën 17:00. “Duke qenë se katër ditë më parë unë thash ratësisht do shkoj të protestoj dhe çuditërisht u bashkuan mijëra veta. Unë personalisht pa ja imponuar asnjë tjetri, në demkkraci dhe vullnet të plotë, do lë disa ditë kohë për të reflektuar mbi protestën time dhe do protestoj sërish…
Shkupi dhe Sofja betonizojnë qëndrimet e tyre rreth kontestit që po mban të bllokuar rrugëtimin e vendit drejt Brukselit. As takimi i realizuar në Bërdo të Sllovenisë mes kryeministrit Zaev e presidentit bullgar Radev në prani edhe të kancelares gjermane Merkel e presidentit Francez Markon, nuk ndihmoi që liderët të japin sinjale pozitive për zgjidhjen e ngërçit. Radev tha se përderisa Shkupi nuk e pranon të vërtetat historike në raport me Bullgarinë, ashtu siç bëri me Greqinë, Sofja nuk do të lëvizë nga qëndrimi i fundit. – Advertisements – “Presim çrrënjosje të gjuhës së urrejtjes, deluzionin dhe interpretimin e Bullgarisë…
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret Samitin Brdo BE-Ballkani Perëndimor dhe deklaratën përmbyllëse të tij. KASH deklaron se mbështetja e qartë e BE -së për perspektivën evropiane të rajonit të BP -së, si një interes dhe zgjedhje e përbashkët strategjike, mbetet një shtyllë solide e marrëdhënieve kontraktuale të krijuara që nga Samiti i Götteborgut 2001. Ndërsa KASH inkurajon angazhimin e mëtejshëm të ndërsjellë për zgjerimin e BE -së, kujton se komunikimi dhe mbajtja e premtimeve janë kyç për këtë proces. “BE është bërë qartësisht partneri më i afërt i rajonit, investitori dhe donatori kryesor, në përputhje me qasjen natyrale dhe strategjike…

