Author: almakos

Në Bërdo të Sllovenisë po zhvillohet samiti mes liderëve të Bashkimit Europian dhe krerëve të Ballkanit Perëndimor, ku diskutohet perspektiva europiane e rajonit. – Advertisements – I pranishëm është edhe kryeministri Zoran Zaev, kryeministri kosovar Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Në nisje të samitit Presidentja e Komisionit, Europian Ursula von der Leyen u shpreh se është në interesin e Bashkimit Europian zgjerimi i unionit dhe sot do të shprehin rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për bllokun. Von der Leyen nënvizoi se do të investohen 30 miliardë euro (34.7 miliardë dollarë) në Ballkan gjatë shtatë viteve të ardhshme…

Lexo më Shumë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, në samitin në Slloveni ka thënë se janë të përkushtuar për integrim dhe anëtarësim të plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Varhelyi foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, teksa tha që do të nisë një proces i tillë. “Ne duhet të të marrim përgjegjësitë dhe vendimin që na dërgon në këtë, që nënkupton nisjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapjen e negociatave me Serbinë, përshpejtimin e punës tonë me Bosnjë dhe Hercegovinën që të jetë vend kandidat, dhe nisjen…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë deri në Prokurorinë Publike Themelore të Tetovës ka dorëzuar kallëzim penal kundër 34-vjeçarit N.K. nga Tetova, me dyshimin se ai kishte kryer veprën penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, e dënueshme sipas nenit 288 të Kodit Penal. – Advertisements – I pandehuri dyshohet se më 21 shtator të këtij viti, në periudhën prej orës 14:00 deri në orën 14:30 pa mbikëqyrje dhe kontroll, ka lënë kalin e tij me qerre, i cila ka filluar të vrapojë në autostradën Tetovë-Shkup, gjegjësisht të lëvizë në drejtimin e kundërt dhe të rrezikojë sigurinë e pjesëmarrësve në…

Lexo më Shumë

Para nisjes së Samitit të Sllovenisë, eurokomisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se ka ardhur koha që Bashkimi Europian të marrë përgjegjësi për veprimet e veta dhe të mbajë premtimet që ka bërë ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor. “Liderët tanë jo vetëm do të konfirmojnë, por do ta bëjnë edhe shumë të qartë, që jemi të përkushtuar për integrim të plotë dhe anëtarësim të Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Europian”, tha Varhelyi. “Prandaj do të duhet të marrim përgjegjësitë tona, dhe vendimet e duhura, që çojnë në këtë drejtim. Pra duhet të zhvillojmë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev sot i ka filluar aktivitetet e përcaktuara në axhendën nga takimi i tij zyrtar në Slloveni në kuadër të Samitit të BE-së për ballkanin Perëndimorë që po mbahet në Bërdo të Sllovenisë.Kryeministri Zoran Zaev kishte një takim të përbashkët me kryetarin e Këshillit të Evropës Sharll Michel, me presidenten e Komisionit Evropian Ursulla fon der Lajen, me eurokomisarin për zgjerim Oliver Varheji, me kryeministrin e Republikës së Sllovenisë Janez Jansha dhe me presidentin e Republikës së Bullgarisë Rumen Radev. – Advertisements – Zaev në këto takim ka potencuar rëndësinë e zgjerimit të BE-së me vendet…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov në mbledhjen e djeshme të Partisë Popullore të Evropës (EPP) në Ljubljanë ka dërguar kritika të ashpra drejtuar presidenti bullgar Rumen Radev dhe qeverisë teknike në Bullgari, përcjell Alsat. Sipas Borisov, ka kaluar shumë kohë nga bllokada bullgare dhe kjo sipas tij ka shkaktuar tensione në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, por tensione edhe mes Bashkimit Evropian dhe Bullgarisë. – Advertisements – “Bullgarisë i kanë ikur shumë muaj për të shpjeguar pozicionin e saj”, tha Borisov duke shtuar se “breza të rinjsh maqedonas dhe shqiptarë aktualisht e urrejnë Bullgarinë”. Borisov është kategorik se…

Lexo më Shumë

Nisin sot  aplikimet për lotarinë amerikane DV-2023. Siç njofton Ambasada Amerikane në Tiranë aplikimet do të zgjasin deri më 9 nëntor. Të gjithë qytetarët shqiptarë që synojnë ‘ëndrrën amerikane’ mund të aplikojnë për të fituar këtë mundësi nëpërmjet përzgjedhjes së rastësishme. “Aplikimet Lotarinë Amerikane DV-2023 nisin me date 6 tetor. Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se periudha e regjistrimi elektronik për lotarinë amerikane 2023 nis të mërkurën e 6 tetorit dhe zgjat deri në mesditën e 9 nëntorit 2021”, njofton ambasada e SHBA. Janë gati 5 javë në dispozicion të atyre që duan të aplikojnë. Kriteri bazë është mbarimi…

Lexo më Shumë

Në prag të samitit të Brdo, presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel zhvilloi një takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, përcjell Alsat. Michel shkruan se pret që liderët e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të arrijnë kompromisi për shmangien e pengesës së fundit për mbajtjes e konferencës së parë ndërqeveritare të Shkupit dhe Tiranës me BE-në. – Advertisements – “Dialogu është kyç për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Diskutuam me presidentin bullgar, Roumen Radev, kryeministrin maqedonas Zaev, presidentin e KE dhe Janez Jansa mbi rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të çështjeve të mbetura bilaterale…

Lexo më Shumë

Është ndarë nga jeta në moshë të re fotografi i njohur nga Kosova, Meddy Huduti. Nëna e tij, Ikballe Hauditi, i ka kushtuar të birit një postim prekës në rrjete sociale. Është ndarë nga jeta në moshë të re fotografi i njohur nga Kosova, Meddy Huduti. Fotografi ka ndërruar jetë pas infektimit me COVID. Në një postim prekës në rrjetet sociale, nëna e tij, Ikballe Huduti nga Instituti Kërkimor “Naim Frashëri” bën me dije se i biri humbi jetën si pasojë e infektimit me Covid-19. “Gëzimi i parë i nanës biri im Ahmedi sonte na la përgjithmonë. Ne te Zotit…

Lexo më Shumë

Udhëheqës të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ata të 6 vendeve ballkanike (Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Mali të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës) janë mbledhur sot në Slloveni “për të riafirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, e cila është me interes të ndërsjellë strategjik dhe mbetet një zgjedhje e përbashkët strategjike”. Në projekt-deklaratën e takimit “Bashkimi Evropian rikonfirmon angazhimin e tij për procesin e zgjerimit dhe vendimet e marra rreth tij, bazuar në reformat e besueshme nga partnerët, në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe në parimin e meritave të gjithsecilit”. Por nga ana tjetër, vendet anëtare vënë gjithashtu…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 1,895. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155,379, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,964 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës. Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lexo më Shumë

Rreth 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike, një përqindje që është më e larta në rajon dhe në Europë, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen vitit 2019 dhe INSTAT për Shqipërinë. Pas Shqipërisë më e lartë përqindja e shpenzimeve për ushqime e pije joalkoolike është në Maqedoninë e Veriut, me 30.6%, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina (29.5%), Mali i Zi (24%.5), Serbia (23.6%)- të dhënat për Kosovën mungojnë. Për Bashkimin Europian-27, kjo peshë është 13%. Më e ulëta në Europë është në Mbretërinë e Bashkuar, me 7.9%, ndërsa në…

Lexo më Shumë