Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë kryer 3.149 teste dhe janë regjistruar 406 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 184 në Shkup. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 387 pacientë, njofton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur edhe 18 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6758. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 193.458 raste, prej të cilëve 175.881 janë shëruar. Aktualisht në vendin tonë janë 10.819 raste aktive me virusin Korona. – Advertisements –
Author: almakos
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi sot se ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv vitin e ardhshëm. Sejko bëri një panoramë të situatës ekonomike në vend, teksa theksoi se nëse rritja e çmimeve e paralajmëruar do të jetë më e fortë, Këshilli Mbikëqyrës do të rishikojë politikën monetare. “Rritje me bazë të gjerë e kërkesës për mallra dhe shërbime. Rritje e mëtejshme e ekonomisë shqiptare në afatmesëm, premisa për normalizimin e inflacionit deri në 2022.Rritja e çmimeve në tregjet botërore do ketë ndikim në fryrjen e inflacionit në vend dhe…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në samitin që po mbahet në Slloveni, ka folur mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, Rama u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet, por procesi i integrimit ka ngecur pasi Bashkimi Europian nuk ka mundur të mbaj premtimet e tij. Numri një i Qeverisë shqiptare theksoi se i ka humbur shpresat në zhbllokimin e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, çka do të sillte më pas sipas tij dhe çeljen e negociatave. “Deri tani mund të shpresoj se ky bllokim i pakuptimtë…
Ulen shifrat e infektimeve nga koronavirusi në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 2.777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 198 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279. Në total numri i rasteve aktive është 1.737. Ministria e Shëndetësisë po ashtu bën të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet…
Një media britanike ka raportuar se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është turpëruar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën, para samitit të BE-së në Slloveni, pasi ai tha se është padrejtësi e madhe që 5 shtete të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Media britanike, Express.co.uk, shkroi se samiti mes BE-së e Ballkanit Perëndimor do të mbahet të mërkurën në Slloveni, shtet që e ka presidencën 6-mujore të Këshillit të Bashkimit Evropian. Diskutimet do të zhvillohen rreth investimeve rajonale, sigurisë dhe rimëkëmbjes së përbashkët ekonomike nga pandemia e koronavirusit. Faqja britanike e lajmeve raportoi…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska vlerëson se gjendja në çerdhet e vendit mbetet e qetë, kur bëhet fjalë për pandeminë Covid 19. Javën e kaluar në nivel shtetëror, janë raportuar 9 raste të reja tek fëmijët dhe 20 të punësuarve në çerdhe me virusin korona. – Advertisements – Dua të theksoj se 76 % nga të punësuarit në çerdhe janë të vaksinuar dhe kjo paraqet siguri shtesë edhe për ne si shtet por edhe për prindërit që ti dërgojnë fëmijët në çerdhe”, tha Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale. Ajo tha se për momentin nuk…
Në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillon punimet në Brdo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për Deutsche Wellen u shpreh mbi rëndësinë që ka ky samit për Kosovën. “Shpresoj që Bashkimi Evropian t’i mbetet besnik esencës së vet që është zgjerimi. Prej se është formuar si projekt politik dhe proces historik i paqes dhe prosperitetit, Bashkimi Evropian është zgjeruar dhe kjo duhet të përmbyllet me përfshirjen e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.” Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian janë shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrin, theksoi Kurti. Pritet të mërkurën edhe një takim i kryeministrit Kurti me kancelaren Merkel, presidentin…
Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, pas samitit të Ballkanit Perëndimor-BE, që u mbajt në Slloveni ka zbuluar disa nga temat kryesore të diskutuara në samit, ku fokusi ishte integrimi i gjashtë vendeve të rajonit. Duke u ndalur te kjo çështje, Presidentja e KE theksoi se BE ka treguar mungesa në procesin e integrimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa u shpreh se duhet të tregohet e qartë dhe të ecë përpara në këtë proces. Sipas Von der Leyen, integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm, pasi BE është e paplotë pa këto vende. Në…
VMRO-DPMNE-ja kërkon seancë urgjente për shkarkimin e ministrit dhe zëvendësministrit të Shëndetësisë. Sipas tyre, raporti i Prokurorisë Publike krijon bazë për shkarkimin e dy njerëzve të parë të Shëndetësisë. Kërkesën e tyre e bazojnë në pikat 67 dhe 68 të Rregullores së Kuvendit. – Advertisements – Pika e parë, vendimi për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe pika e dytë, vendimi për shkarkimin e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Ilir Asani. Pyesim publikisht edhe sa njerëz duhet të digjen të gjallë që të ketë përgjegjësi objektive politike për një tragjedi të tillë e cila është rezultat i papërgjegjësisë së Qeverisë…
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçel Gallouej, sot në kazermën në Gjorçe Petrov ndoqën dorëzimin e donacionit britanik të sistemeve për strehim gjatë natës, të përpunuara sipas teknologjisë më të re, të destinuara për Grupin e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. – Advertisements – „Sistemet për strehim gjatë natës sigurohen me mbështetje të Mbretërisë së Bashkuar përmes Agjencisë së Prokurimit Publik të NATO -s. Ky ishte shansi ynë për të marrë pajisjet që vërtetë i nevojiteten Armatës, por edhe për të parë se si funksionon sistemi i NATO -s përmes…
Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, u trajtua historia e dhunës së 44-vjeçarit Shpëtim Duka. Ai akuzoi nusen e tij për dhunë, teksa u shpreh se një ditë, kur ishte kthyer nga puna, ajo i kishte ngulur thikën në këmbë. Motra e Shpëtimit: Nusja e vëllait dhe Shpëtimi janë martuar me shkuesi dhe u njohën me ngadalë, ajo kishte familje edhe Shpëtimi me familje të rregullt. Vëllai im punonte në punë private dhe nusja qëndronte në shtëpi, por ekonomia e dobët i detyroi të largoheshin pasi Shpëtimi qëndronte me prindërit dhe nusen. Por kur…
Lidhur me rastin e mbrëmshëm që pak para mesnate në SPB-Shkup e denoncoi M.B. 45 vjeç nga Shkupi, se në tarracën e një objekti hotelierik në qendër të Shkupit ka qenë i sulmuar fizikisht nga A.Xh. (28) nga Shkupi, e njoftojmë opinionin se rasti është zbardhur plotësisht dhe ndaj A.Xh. do të përgatitet padi penale për veprën penale “dhunë”, njoftojnë nga MPB-ja. – Advertisements – “Me njëherë pas denoncimit janë ndërmarr të gjitha masat adekuate për zbardhjen, gjegjësisht është përgatitur njoftim me shkrim deri tej PTHP-Shkup, janë kryer biseda me dëshmitarë të ngjarjes, është siguruar një video material, është zhvilluar…

