Photo/Video: DW Sipas DW, mbrëmjen e djeshme në Shkup fizikisht është sulmuar kreu i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski, përcjell Alsat. DW shkruan se Bislimovski është sulmuar nga Arijanit Xhaferi, djali i ish funksionarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Musa Xhaferi, që njëherë është edhe pronar i kompanisë për furnizim me rrymë elektrike “U Pauer”. Sipas raportimeve nga dëshmitarët, deri tek konfrontimi fizik ka ardhur pas një zënke verbale në lidhje me licencën e kompanisë në fjalë. – Advertisements –
Author: almakos
Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira, periudha dielli dhe më ftohtë. Do të fryj erë e matur ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar dhe nga drejtimi jug-verior. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë reshje të shiut. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 16 deri në 21 gradë Celsiusë.Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe periudha dielli. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa aj maksimale do të arrij në 21 gradë…
Bashkëshortja e zotit Martin Tushe është drejtuar në emisionin “Stop”, për të denoncuar korrupsionin brenda burgut të Reçit, ku i shoqi vuan dënimin. Mario Latoshi dhe Arnaldo Hoxha, me detyrë edukatorë, në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, kanë kërkuar para nga Martini në këmbim të disa shërbimeve. Mario Latoshi është përgjegjës për kontaktet e të burgosurve me familjarët. Ndërsa Arlando Hoxha ndikon në raport-vlerësimin e sjelljes së të burgosurve, kur këta të fundit kërkojnë, që koha e mbetur e vuajtjes së dënimit, t’i konvertohet në arrest shtëpie apo shërbim prove. Sipas bashkëshortes, Martinit i takojnë të gjitha këto vlerësime…
Me urdhër të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja janë pezulluar nga detyra dy punonjës të burgut të Reçit në Shkodër. Sipas ministrisë së Drejtësisë, janë pezulluar Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, që të dy me funksionin specialist-psikolog në sektorin e çështjeve shoqërore pranë IEVP Reç në Shkodër. Vendimi vjen pas publikimit të një denoncimi në emisionin “Stop”, ku dy punonjësit Laloshi dhe Hoxha, me detyrë edukatorë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, kanë kërkuar para nga një i burgosur në këmbim të disa shërbimeve. Ministri z.Manja e firmosi urdhrin për pezullimin e të dy punonjësve dhe fillimin e hetimit…
Lindita Nikolla e sheh si një përfaqësim i sektorëve të rëndësishëm në vend, përfaqësimin në qeveri nga kryeministri Edi Rama me 12 ministre zonja. E ftuar në “Frontline” në Neës24, Nikolla pohoi thënien se gratë janë punëmbaruara, por edhe më të përgjegjshme në detyrat që marrin përsipër. “Zënë vendin e parë në botë, janë 12 gra ministre. Unë nuk e mendoj si një kartë për PR nga zoti Rama. Vërtetë shoh tek secila prej zonjave një vlerë të shtuar, profesioniste, politikane që bëjnë të mundur atë sinergjinë e nevojshme që një qeveri kërkon. Nuk besoj se zoti Rama ka rendur…
NOMA, restaurant i shqiptarti nga Tetova Rene Redzepi, është zgjedhur sonte restaurant më i mirë në botë, shkruan Alsat. – Advertisements – Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram, nga faqja zyrtare e vetë restaurantit. Në pamjet që janë paraqitur në rrjetet sociale, shihet stafi i restaurantit NOMA, duke festuar këtë fitore të madhe. Restaranti i Rene Redzepit, u zgjodh i pari në mesin e 50 restauranteve më të mira në botë, një ngjarje kjo e shumëpritur e kuzhinës e cila sponzorohet nga S.Pellegrino & Acqua Panna. Ngjarja u zhvillua në Antwerp, Flanders, ku nisi më…
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla deklaroi se maxhoranca është e gatshme që të diskutojë me opozitën për të gjitha reformat. E ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ Nikolla tha se kjo është bërë e ditur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas saj nuk i ka vënë ‘vijën e kuqe’ Bashës për t’u ulur në tryezë. Opozita i ka nisur akuzat e para që me komisionet parlamentare nëse duhet të ishin online apo jo. Si do të funksionojnë komisionet?Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve bëmë një verifikim të referimeve që na kishte dhënë Komisioni Teknik. Nga opozita nuk u rezultua…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviç para samitit BE-Ballkani Perëndimor 2021. Përmes një postim në Twitter Kurti ka bërë të ditura detajet e diskutimeve me Plenkoviç, ku në fokus ishin marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve. “Përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor 2021 pata një takim me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviç. Ne diskutuam marrëdhëniet tona dypalëshe dhe bashkëpunimin tonë të mirë në shumë fusha, përfshirë sektorin e sigurisë”, shkruan Kurti.
Voltiza Duro – Kanceri i gjirit prek 1 në 8 gra dhe vlerëso het si lloji më i shpeshtë i tumoreve që prekin gratë, madje është shkaku kryesor i vdekshmërisë nga kanceri tek gratë, me një shkallë vdekshmërie prej 17 %. Tetori është muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit, muaj në të cilin kjo sëmundje merr një vëmendje të shtuar. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Dr. Orges Spahiu, shef i Njësisë së Radioterapisë, QSUT “Nënë Tereza” shpjegon në mënyrë të detajuar simptomat kryesore të sëmundjes si dhe mënyrat e diagnostikimit. Ai sqaron stadet nëpër të cilat…
Pas publikimit të raportit për shkaqet e zjarrit në spitalin modular në Tetovë, kryeministri Zoran Zaev tha se nuk i pranon dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij Ilir Hasani. Kryeministri tha se nuk do të lejojë që të politizohet tragjedia në Tetovë ku humbën jetën 14 persona. Sipas tij nëse eventualisht konstatohen gabime nga faktori njeri, atëherë organet e hetuesisë janë kompetente për të dhënë fjalën e fundit. – Advertisements – „Më vëmendje i lexova të rezultatet e hetuesve nga ekspertiza e publikuar. Nuk ka arsye që të përcaktohet përgjegjësi politike dhe menaxheriale te Filipçe…
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 617 raste të reja me COVID-19 dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për…
Policët nga Ekipi i Operacioneve të Kërkimit sot në orën 14:45 në Shkup arrestuan M.D. nga Shkupi. (52), i kërkuar me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike. – Advertisements – Siç është informuar nga Ministria e Brendshme, personi do t’i dorëzohet Prokurorisë Publike për procedura të mëtejshme.

