Ndërsa numri i rasteve të reja në vend prej javësh vazhdon të bjerë, ai i viktimave vazhdon të mbetet ende i lartë. Kështu gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë kryer 3.337 teste dhe janë regjistruar 399 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 197 në Shkup. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1348 pacientë, njofton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur edhe 21 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6740. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej…
Author: almakos
Një gjykatë në Prishtinë, dënoi të martën me 20 vjet heqje lirie një ish pjesëtar të forcave policore serbe, nën akuzat për krime lufte ndaj popullsisë civile shqiptare në pranverën e vitit 1999. Goran Stanishiç, u shpall fajtor për përfshirjen në vrasjen e 13 civilëve në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit, rreth 20 kilometra në jug të Prishtinës. Sipas aktakuzës , tashmë i dënuari Goran Stanishiç, “si pjesëtar i forcës policore rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, në muajin prill të vitit 1999 gjatë luftës në Kosovë, në kundërshtim me rregullat e të Drejtës…
Tentativë vrasje në Torino, ku një shqiptar u qëllua me armë zjarri ndërsa ishte brenda një makine në zonën e rrugës “Saorgio” në cep të “Corso Venezia”. Burri i plagosur, i cili thuhet se është në gjendje të rëndë, u dërgua në spitalin Molinette nga Kryqi i Gjelbër i Villastellone. Hetimet janë në vazhdim nga policia. Të shtënat ndodhën rreth orës 11:30 të mëngjesit të sotëm. Autori u largua menjëherë në këmbë drejt Corso Grosseto: ai kishte qëlluar tre herë, dy prej të cilave arritën tek viktima. Së pari disa dëshmitarë do t’i kishin parë të dy të grindeshin. I…
Në takimin e sotëm me gazetarët kryeministri Zoran Zaev theksoi që kjo tradegji nuk do të lejojë të politizohet, duke theksuar që gjithashtu ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe organet kompetente që të bëhen kontrolle të duhura në të gjitha spitalet modulare në vend. – Advertisements – “Nuk do të lejojë që rasti i Tetovës të politizohet, kam kërkuar nga Ministri i Shëndetësisë dhe organet kompetente të bëhen kontrolle të duhura në të gji tha spitalet modulare në vend”, tha Zaev. Ai gjithashtu theksoi që ministri Filipçe dhe zëvendës ministri Asani kanë bërë një punë të shkëlqyer gjatë kohës…
Rasti me sekuestrimin e 1,240 kilogramë marihuanë në një magazinë në Butel arriti edhe te prokurori i shtetit. Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka referuar dhe precizuar pse nuk janë më kompetentë për ta përfaqësuar rastin. Ekspertiza e mostrës së marihuanës së sekuestruar tregoi se ajo ka nivel shumë të ulët THC-së, ndërsa për këtë, Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka deklaratë edhe nga Ministria e Shëndetësisë, pasi një mostër u dërgua për inspektim në laborator referent jashtë vendit. Analiza tregoi se “marihuana” të cilën në mënyrë pompoze e sekuestroi Byroja e Sigurisë Publike ishte farë…
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e reja të ecurisë së COVID-19 atje. Në njoftim zyrtar, bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 38 persona të infektuar. Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 2 qytetarë. Sa i përket të shëruarve ato janë 185, duke e dërguar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 155.379. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 05 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë…
Nga Parku i Liqenit Artificial, të cilit sot iu shtuan edhe 6 rrënjë të reja bliri nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen eventit më të madh sportiv në kryeqytet, Maratonës së Tiranës, në datën 17 Tetor. Veliaj tha se edicioni i pestë i Maratonës do të zhvillohet në një itinerar që përfshin pjesët më të bukura të qytetit, mes të cilave edhe Parku i Liqenit. “Data 17 Tetor do të na gjejë të gjithëve duke vrapuar për kauza të ndryshme. Disa do të vrapojnë për refugjatët, disa për…
Me ceremoni solemne në pallatin presidencial në Athinë, u prit presidenti Stevo Pendarovski nga homologia e tij Katerina Sakellaropullu. Ky është takimi i parë bilateral të këtij niveli që nga pavarësia e vendit. – Advertisements – “Mesazhet nga Athina janë pozitive sa i takon mbështetjes që i jep Greqia integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Autoritetet në Athinë kërkojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës nga ana e Maqedonisë së Veriut. Palët janë dakorduar për vazhdimin e marrëdhënieve të mira ekonomike dhe politike”. Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës, deklaroi presidentja greke, është i rëndësishëm për mbështetjen…
Teksa vijon prej më shumë se dy orësh Komisioni i Sigurisë, demokrati Luan Baçi ka pyetur ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, nëse është shkarkuar kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, referuar disa lajmeve të publikuara këtë mesditë. Në përgjigjen e tij, ministri Çuçi nuk e ka mohuar një lajm të tillë, por ka thënë se kjo gjë do të merret vesh në momentin e duhur. Laun Baçi: Përfitoj nga rasti meqë kemi këtu ministrin e Brendshëm, po qarkullon në media një lajm për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, është e vërtetë apo jo se jemi shumë të…
Sociologët vlerësojnë se rënia e rrjeteve sociale për disa orë krijoi kaos global dhe indikacione për krizë humanitare. Sipas tyre, pamundësia për të qenë të kyçur në përditshmërinë njerëzore nxori në pah çfarë kanë për prioritet njerëzit. Sociologu Ali Pajaziti vlerëson se rënia e rrjeteve sociale paraqet një eksperiment nëse duam të dimë se si do të funksiononte njerëzimi pa internet dhe sa interaktive do të ishte jeta e çdo një individi. – Advertisements – Mbrëmë ky shok i madh që ndodhi në tre rrjetet më të fuqishme në botë, shkaktoi një goditje të madhe në psikologjinë e njerëzve dhe…
Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Inektive në ISHP prof. Silva Bino, ka deklaruar se sipas OBSH Shqipëria renditet në mesin e vendeve për mbulesën vaksinale në rajon. Bino tha se 44% e popullsisë target në Shqipëri janë vaksinaur me 1 dozë, duke iu përgjigjur akuzave të Vokshit për përqindjen e të vaksinuarve. “Përqindjet janë kollaj për tu nxjerrë, bëhen dy llogari. Një llogari për popullatën target që është 2 milionë e 170 mijë dhe në popullatën target përfshihet popullata 18 vjeç e lart. Pra popullata target për çdo qeveri në fillim kur morën autorizmin e vaksinave është 18 vjeç e…
Rrëzimi i avionit në zonën e Kelmendit, në Malësi të Madhe, një ditë më parë, është bërë temë diskutimi në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë, teksa ngjarja vijon të jetë e veshur me mister. Ka qenë deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ai që ka pyetur ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, lidhur me ngjarjen. Alibeaj e ka pyetur ministrin se si ka mundësi që policia nuk ka asnjë informacion mbi shtetasit që po udhëtonin me avion apo se çfarë po transportohej me të. Ministri i është përgjigjur shkurt kësaj pyetjeje, duke thënë se ai nuk është zëdhënës i Ministrisë së Brendshme,…

