Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski gjatë qëndrimit të tij në Athinë, me çrrastë takoi presidenten dhe kryeministrin grek ,deklaroi se ka marrë garanci nga pala greke për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës. Pendarovski me këtë rast ka theksuar se Marrëveshja e Prespës është dera përmes së cilës vendi ynë ka hyrë në NATO dhe njëherit dera përmes së cilës pritet të fillojmë negociatat për anëtarësim në BE. – Advertisements – “Kisha dy takime deri tani. Kjo është vizita ime e parë në Republikën e Greqisë. Kam realizuar takim me presidenten e Greqisë dhe me kryeministrin Micotakis. Më e…
Author: almakos
Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin Dashamir Xhepa, i cili akuzohet për vrasjen e kunatës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 shkurt të vitit 2019, ku trupi i pajetë i Lirie Xhepës u gjet në Liqenin e Sharrës. NGJARJA: Lirie Xhepa, 49 vjeçe, do të gjendej nga kalimtarë të rastit e masakruar pranë liqenit të Sharrës në shkurre, mëngjesin e 14 shkurtit. 49-vjeçarja, pasi ishte torturuar dhe goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit, ishte qëlluar tre herë me pistoletë nga kunati i saj. Pas këqyrjes së kufomës, burimet thanë…
Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga efektivët e “Shqiponja” Burime policore bëjnë me dije se është arrestuar pasdite e djeshme në Shkodër shtetasi Nikolin Shkambi, 31 vjeç, i cili njihet edhe me emrin “Fredi”. Sipas burimeve nga dëshmitarë okularë që raportuan për ngjarjen, 31-vjeçari është arrestuar në lagjen “3 Heronjtë” të qytetit të Shkodrës. Rezulton se ai është dënuar me 5 vite burgim nga gjykata e Shkodrës për vjedhje në bashkëpunim.
Në Prokurorinë Themelore Publike të Tetovës ka arritur raporti i njësitit të krim-teknikës dhe ekspertizës pranë MPB-së në të cilin shkak për shpërthimin e zjarrit thuhet se është nxehja e kabllos vazhduese në të cilën ka qenë i kyçur një defibrilator, një mbushës për telefona dhe një aparat tjetër i pa specifikuar, shkruan Alsat. – Advertisements – “Me ekspertizën përcaktohet se zjarri ka shpërthyer si pasoj e një lidhje të shkurtër elektrike në kabllon e defibrilatorit me të cilin është kryer reanimimi i pacientëve në njërën nga dhomat e spitalit. Mbinxehja e kabllos ka shkaktuar ndezjen në kutinë kyçje të…
Një aksident ka ndodhur këtë paradite në hyrje të Mirditës. Gazetari Elindon Ndreka raporton se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke plagosur dy persona. Mësohet se të plagosurit po transportohen te Spitali i Traumës, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Mbrëmjen e djeshme (4-tetor) rreth orës 22:10 minuta, në rrugën ,,Todor Ciposki-Merxhan“ në Tetovë, efektivët e policisë kanë privuar nga liria 69-vjeçarin I.K. nga Tetova, me dyshimin se rreth orës 19:45, i njëjti ka prekur nëpër trupin e saj një të mitur nga Tetova, fqinje e tij. Personi në fjalë është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe në koordinim me Prokurorin Publik po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate. – Advertisements –
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpreh ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të komentatorit të njohur sportiv, Kosta Grillo, i cili humbi betejën me koronavirusin në moshën 59-vjeçare, pas më shumë se një muaji në intubim në një spital të Turqisë. Në postimin e tij, Basha shkruan se fatkeqësisht komentatori Grillo e humbi betejën me Covid-19. Teksa e cilëson këtë një lajm të trishtë për sportdashësit, kryedemokrati Basha shpreh ngushëllime për familjarët, miqtë dhe kolegët e të ndjerit. “Fatkeqësisht komentatori i njohur sportiv, Kosta Grillo, e humbi betejën me COVID-19. Një lajm i trishtë për sportdashësit që falë…
Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se amvisëritë nuk duhet të shqetësohen për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, përcjell Alsat. Zaev masat e ndërmarra nga Qeveria do të sigurojnë çmime të qëndrueshme. – Advertisements – “Çmimi i bursës në periudhën e fundit është nga 170 deri 220 euro për megavat. Ndërsa ne e japim çmimin për amvisëritë për 36 euro për megavat. Kjo është 4-5 herë çmim më i lirë. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen sepse çmimi është caktuar nga Qeveria, prej 36 eurove. Diferencën drejt EMV-së e paguajmë ne, ndërsa TVSH e kemi ulur nga 18 në 5 për…
Personi që shihni në foto është Ardian Subashi Çollaku, personi që mbeti i vdekur pas atentatit të ndodhur një ditë më parë në Elbasan, ku bashkë me të, ndërroi jetë dhe Lulzim Bitri, personi që e shoqëronte. Të dy viktimat ishin me precedentë të mëparshëm penal dhe pista kryesore që po heton policia, është ajo e larjeve të hesapeve. Vlen të përmendet, se Bitri dhe Çollaku, janë qëlluar me mbi 17 plumba sapo kanë dalë nga një barë-kafe, në hyrje të qytetit. Autorët, më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Makina që besohet se është përdorur për krimin, tip…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 15:15 në rrugën “405” në Kumanovë, pjesëtarët e policisë kanë privuar nga liria 24 vjeçarin D.G. nga Kumanova. Ai është kërkuar për vuajtjen e dënimit për veprën penale “dhunë”. D.G. është dërguar në burgun e Kshanjes në Kumanovë për vuajtjen e dënimit. – Advertisements –
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar për herë të dytë Kodin Zgjedhor. Në vendimin e fundit, Kushtetuesja ka shfuqizuar pragun 1% për kandidatët e pavarur. Kodi Zgjedhor, neni 162, thotë se nuk merr mandat deputeti i pavarur që nuk kalon pragun 1%. Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e kandidatit të pavarur, Elton Debreshi. Sipas Kushtetueses, fjalia e dytë e nenit 162 të Kodit Zgjedhor e papajtueshme. Kjo është hera e dytë që Kushtetuesja rrëzon Kodin Zgjedhor, pasi hera e parë ishte për herësin. Njoftimi i plotë: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në seancën plenare publike të datës 28.09.2021 mori në…
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.10.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë gjobitur afro 200 vozitës, prej të cilëve 40 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për vetura të paregjistruara ose teknikisht të parregullta. Janë shqiptuar edhe 13 masa për shfrytëzim të telefonit gjatë vozitjes, 8 për kalim në të kuqe, 5 gjoba u janë shqiptuar vozitësve të motoçikletave dhe 72 të tjera për parkim të parregullt. – Advertisements –

