Një aksident ka ndodhur këtë paradite në hyrje të Mirditës.
Gazetari Elindon Ndreka raporton se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke plagosur dy persona. Mësohet se të plagosurit po transportohen te Spitali i Traumës, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.



