Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1876 teste të kryera janë regjistruar 185 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 99 vetëm në Shkup. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 523 pacientë, njofton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 193.408 raste, prej të cilëve 174.148 janë shëruar, kurse 6719 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 11878 raste aktive me virusin korona. – Advertisements –
Author: almakos
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar uljen e importeve nga Serbia. Gjatë një debati në Kuvend me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, kreu i qeverisë tha se synimi është rritja dhe forcimi i bashkëpunimit tregtar me Shqipërinë. “Krahasuar me periudhën e qeverisjes suaj në 6 mujorit të parë të vitit 2018 ne kemi rritje prej 38 përqind nga Shqipëria dhe rritje prej 80 përqind të eksporteve drejt Shqipërisë. Ky është synimi jonë afatgjatë, pra forcimi i bashkëpunimet tregtar me Shqipërinë”, tha ai. Në konferencën e përbashkët të 27 shtatorit, Kurti deklaroi se duhet të rritet bashkëpunimi për drejtësi, barazi,…
Një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi një zjarr përfshiu banesën e tij në Mirditë. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:40 në fshatin Reps, teksa shtëpia u përfshi nga flakët pas shpërthimit të një bombole gazi. Mësohet se viktima, Nikoll Prendi, 65-vjeç është vëllai i ish-komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi. Zjarri dyshohet se ka nisur si pasojё e shpërthimit të një bombole gazi. Në pamjet e siguruara nga gazetari Elidon Ndreka duket banesa e shkrumbuar totalisht nga flakët. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Ka arritur edhe një dërgesë me aparatet për shenjat e gishtave për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ndërsa deri në fund të javës pritet të arrijë e gjithë dërgesa e nevojshme. Ndërkohë vazhdon edhe edukimi i komisionerëve zgjedhor. Kreu i KSHZ-së tha se në ditën e zgjedhjeve do të angazhohen edhe 200 IT inxhinierë të cilët bashkë me 80 persona nga kompania që prodhon pajisjet për shenjat e gishtave do të ndihmojnë anëtarët e komisioneve në vendvotime. – Advertisements – “Me ardhjen e sotme presim të arrijnë edhe rreth një mijë pajisje për identifikim biometrik të qytetarëve e me këtë…
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Durrës, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke përplasur një çift bashkëshortësh. Gazetarja Klodjana Haxhiaj sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa raporton se makina ka marrë para pemën, duke e thyer, dhe i është futur “me kokë” stacionit të autobusit, ku ndodhej çifti. Ngjarja ka ndodhur përballë spitalit, ndërsa të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Durrës/Informacion paraprak Më datë 04.10.2021, rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8, Durrës, shtetasi A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë…
Platforma parazgjedhore është dokument shumë i rëndësishëm i partive politike për komunikimin me qytetarët. Platforma është një ofertë për tregun politik, fushatën zgjedhore, tek e cila duhet të bazohen votuesit për të votuar ndonjë subjekt politik, shkruan akademiku Izet Zeqiri, sipas të cilit platforma e partive politike duhet të paraqet shprehje të sintetizuar të informacionit. Përmbajtja e platformës harmonizohet me vizionin kryesor që ka subjektit politik, si dhe me ofertat e kundërshtarëve politikë dhe forcave të tjera politike në vend. – Advertisements – “Platforma parazgjedhore është një alternative – një mesazh politik i theksuar sistematikisht për qeverisje të ardhshme. Platforma…
Një zjarr ka rënë këtë mesditë në një banesë në fshatin Reps të Mirditës, me pasojë vdekjen e një personi. Gazetari Elidon Ndreka sjell pamjet e para nga vendngjarja në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet banesa e shkrumbuar totalisht nga flakët. Një zjarr ka rënë këtë mesditë në një banesë në fshatin Reps të Mirditës, me pasojë vdekjen e një personi. Gazetari Elidon Ndreka sjell pamjet e para nga vendngjarja në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet banesa e shkrumbuar totalisht nga flakët. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit zjarrfikës, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Mirditë/Informacion paraprak Më datë 04.10.2021,…
Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor po ndodh në një moment kur kredibiliteti i premtimeve evropiane për Ballkanin Evropian është vendosur në pikëpyetje. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov nga Beogradi. Ai ka thënë se duhet të dërgohet sinjal politik i qartë, që të dy palët të marrin përgjegjësi për tu realizuar përparimi. Ndërkohë nga Berlini, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, pas takimit me homologun gjerman Mas dhe ministrin e shtetit Rot, deklaroi se ka shkëmbyer mendime për një mundësi të re për fillimin e bisedimeve në dhjetor. – Advertisements – “Samiti që do të…
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, u trajtua historia tragjike e familjes Braho. E ftuar në studion e emisionit, e moshuara rrëfeu historinë e vështirë, duke akuzuar nusen e djalit se konsumonte drogë dhe braktisi dy fëmijët e saj. Flutura: Unë kam pasur një jetë të vështirë, njëri nda djemtë më vdiq ma vranë, ndërsa djali tjetër Agroni që sot është në burg, ka pasur një jetë tragjike, ai më drogohej dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Agroni bashkëjetonte me një femër tjetër, e cila kishte edhe një lidhje paralele. Agroni konsumonte lëndë…
Sot, më 4 tetor 2021, ushtruesja e detyrës në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Moskë, Olivera Çaushevska Dimovska, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, ku iu dorëzua notë për shpallje persona “non grata” të diplomatit tonë – sekretar i dytë. – Advertisements – “Vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse për ta dëbuar diplomatin që u delegua kohëve të fundit në Federatën Ruse është një vendim politik reciprok pa asnjë bazë meritore. Për dëbimin e mëparshëm të diplomatit rus nga Maqedonia e Veriut, u paraqitën prova të regjistruara për veprimtarinë e…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një firmë për mbledhje skrapi. Dy persona kanë mbetur të plagosur, ku si pasojë e një zjarri pas rrjedhjes së gazit nga një bombol, dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në Krujë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi në firmën për mbledhje skrapi, në pronësi të shtetasit Sh. Sh. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur 2 punonjës, shtetasit me inicialet G. N. dhe A. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për…
Qendra Covid në Gostivar po zbrazet. Pas mbylljes së spitalit modular, në repartin infektiv numri i pacientëve është i vogël. Gjendja në këtë rajon po shkon drejt përmirësimit. Sipas mjekëve numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore ka rënë për 70 për qind. Situata e ngjashme është edhe në Tetovë. Kontrollet ambulatore, janë ulur nga 30 javën e shkuar në vetëm 11 ndërsa të fundit, paraqiten me klinik të lehtë të sëmundjes. – Advertisements – “Kemi edhe pesë pacientë në spitalin infektiv që kanë ardhur më përpara. Momentalisht numrat janë në rënie e sipër. Ka raste aktive por janë shumë…

