Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi sot se gjendja me koronavirusin në vend është stabile, për këtë sipas tij flet edhe rënia e numrit të personave të hospitalizuar. Vaksina ka mjaftueshëm, dhe se vaksinimi po zhvillohet pa pengesa. – Advertisements – “Gjendja me koronavirusin në vend është stabile. Numri i pacientëve të hospitalizuar po shënon rënie, gjithkund në shtet. Në spitalet e vendit, në Qendrat klinike pacientët janë të vendosur vetëm në repartet infektive”, tha Filipçe, i cili njëherit paralajmëroi se testimin e nxënësve nëpër shkolla, që do të filloj gjatë kësaj jave. Filipçe tha gjithashtu se nuk ka numër…
Author: almakos
Drejtori i Policisë Rrugore, Dhimitraq Ziu, zbardhi detaje nga mënyra si do të funksionojnë pajisjet inteligjente, të cilat kanë nisur tashmë punën në akset shqiptare, ku vetëm në një orë kapi rreth 350 shkelje, në autostradën Tiranë-Elbasan, në Sauk. Drejtori i Rrugores tha se pajisja inteligjente do të vendoset në mjet, në një rrugë, ku për shembull shpejtësia e lejuar është 90 km/h, dhe do të kapë çdo shkelje. Pjesë nga intervista: Si do të procedohet me pajisjet inteligjente? Kjo pajisje është e dedikuar të vendoset vetëm në mjet. Bëhet kolaudimi i mjetit dhe pajisjet, në varësi të sinjalistikës. Psh.…
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, tha në fund të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se është rënë dakord që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të zhvillohen fizikisht në salla. Gjithashtu, Rushaj theksoi se në mbledhjen e sotme në Kryesinë e Kuvendit është rënë dakord që tre komisionet hetimore, të propozuara nga PD, të kalojnë në seancën plenare të datës 14 tetor për diskutim dhe miratim. “Vendimi që u mor sot në Konferencën e Kryetarëve kishte të bënte me kthimin e ligjshmërisë, sa i përket mbledhjes së komisioneve. Pas përpjekjeve tona për të vendosur ligjshmërinë, lidhur me punën që opozita duhet…
Policia e Fierit ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi akuzohet se i ka vjedhur me dhunë portofolin me një sasi parash një shtetasi Në pranga ka rënë i riu Arbri Hasanaj, i cili rezulton se ka vjedhur një sasi parash edhe në një lokal në fshatin Margëlliç, Patos. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe arrestuan shtetasin A. H., 28 vjeç, banues në Patos (i dënuar më parë për “Vjedhje”), pasi mbrëmjen e datës 02.10.2021, pas një konflikti për motive të dobëta, i ka marë me dhunë portofolin me një sasi parash shtetasit V. Sh. Gjithashtu, po…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (03.10.2021) në gjithë territorin e vendit janë gjobitë gjithsejtë 374 vozitës të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Prej tyre 39 kanë lëvizur 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërkohë që 5 vozitës madje edhe me 70 kilometra në orë më tepër se shpejtësia e lejuar. Ndërsa 134 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime dhe 240 të tjerë kanë tejkaluar shpejtësinë jashtë vendbanimeve. – Advertisements –
Ditën e sotme ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, i njohur me nofkën “Cali” do të dalë para Gjykatës Speciale në Hagë. Procesi gjyqësor ndaj Mustafës pritet të nisë në orën 09:30. Në këtë seancë do të dëgjohet dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W01678. Dëshmitarët e ZPS-së kanë filluar të dëshmojnë në këtë rast nga data 20 shtator, ku deri tani janë dëgjuar dy prej tyre. Gjykimi filloi më 15 shtator 2021 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësueses së viktimave. Ky është gjykimi i parë që ka…
Është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së 19-vjeçares shqiptare në Mal të Zi, Sheila Bakija. Mediet fqinje raportojnë se bashkëshorti i të ndjerës, 28-vjeçari Ilir Dokaj, është vetëdorëzuar dhe pritet të përballet me drejtësinë. Ngjarja tragjike ndodhi katër ditë më parë, ku 28-vjeçari kishte shkuar te shtëpia e shqiptare dhe kishte qëlluar me breshëri plumbash, duke i marrë jetën asaj dhe duke plagosur rëndë babanë e 19-vjeçares. Për shkak të vrasjes së Sheila Bakija, një numër i madh i qytetarëve u mblodhën dje para stacionit policor në Tuzi, me ftesë të Qendrës për të Drejtat e Grave, për të…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme (03.10.2021) vetëm në territorin e Shkupit ka gjobitur 102 vozitës prej të cilëve 44 për tejkalim të shpejtësisë, 8 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për makina të paregjistruara ose teknikisht të parregullta. – Advertisements – Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për më shumë kujdes në trafik.
Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë, të cilat lidhin Kosovën me Serbinë, që nga e shtuna janë liruar për qarkullim, pas largimit të barrikadave të vendosura nga serbët lokalë dhe largimit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Këto dy pika kufitare ishin bllokuar me kamionë me zhavorr nga serbët lokalë, në shenjë proteste për reciprocitetin për targat e Serbisë të vendosur nga Qeveria e Kosovës më 20 shtator 2021. Pas më shumë se 13 ditë bllokade këto dy pika kufitare u liruan, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes palës kosovare dhe asaj serbe. Të shtunën filloi edhe zbatimi…
Një përllogaritje e fundit e Eurostat tregon se Shqipëria ka raportin e varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) nga më të ulëtat në Europë, çka tregon se vendi ende ka një popullsi të re në moshë. Por procesi i plakjes në vendin tonë po ndodh me ritme shumë më të shpejta se në BE. Raporti i varësisë se të moshuarve në BE është rritur ndjeshëm në 20 vitet e fundit. Në vitin 2001, varësia e të moshuarve ishte 25.9%, që do të thotë se kishte pak më pak se katër të rritur në moshë…
Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryj erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 20 deri në 25 gradë Celsiusë. – Advertisements – Në Shkup moti do të jetë me diel dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura minimale do të ulet në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 24 gradë Celsiusë
Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj u trajtua pjesa e dytë e “Mbrojtjes së Ulqinit” Banorët e qytetit të sulmuar, rrezikuar nga të tre anët po largoheshin nën tmerr, ndërsa mbrojtësit e qytetit me vdekjen i ndante ajo, qëndresa. Këtë herë ata e kishin shpërfillur vdekjen, duke e pritur gjakftohtë, por për atë që i priste kishin të bënin vetëm me historinë. Ishte pak të quhej epike qëndresa dhe atë do ta bënin ata, vendasit, ajo gjeneratë që i caktoi koha. Në ajër netëve endeshin mbi ta si një parashikim hyjnor fjalët e Gjergj Kastriotit; “Ne luftojmë me të…

