Author: almakos

 10 ditë nga Maratona e Tiranës, Bashkia e Tiranës firmosi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Ambasadën e Greqisë për bashkëorganizmin e edicioneve për 3 vitet e ardhshme, jo vetëm të Maratonës së Tiranës, por edhe të aktivitetit tjetër të suksesshëm sportiv, që çeli siparin verën e kaluar, Tiranathlon. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Sophia Philippidou, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit 3-vjeçar për të dy eventet sportive në kryeqytet. Veliaj i shprehu mirënjohjen e veçantë në emër të të gjithë qytetarëve të Tiranës ambasadores Philippidou, duke e cilësuar bashkëpunimin në sport dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama gjatë prezencës së tij në Forumin e Tiranës për Ndërlidhjen Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës, foli për 3 linja hekurudhore që do të lidhin Durrësin me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Prishtinën. Mes të tjerash ai theksoi se këto linja do të rrisnin bashkëpunimin dhe nxitjen e investimeve në vend. “Ka qenë një proces i gjatë, por edhe më shumë se sa aq me BERZH, për arsye që nuk kanë qenë të lehta për t’u kuptuar. Aktualisht na duhet që ta lidhim Durrësin me Malin e Zi në kuptimin hekurudhor, pasi nuk…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka referuar rastin në Prokurori për 4 persona, të identifikuar si pjesëmarrës dhe organizatorë të protestës së djeshme para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të energjisë. Sipas burimeve zyrtare, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L., V. K., A. G. dhe E. K., pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se shteti financiarisht është në gjendje të qëndrueshme dhe se autoritete janë të gatshme të intervenojnë në rast se vazhdon rritja e inflacionit në vend, shkruan Alsat. Zaev deklaroi se në rast se paraqitet nevoja, ekzekutivi do të aktivizojë edhe rezervat shtetërore. – Advertisements – “Ashtu siç njoftuan edhe disa ministra, Qeveria gjithashtu me rezervat shtetërore gjithmonë është e gatshme që të intervenojë, nëse shohim se ndonjë cikël tregon pikun, që do të kishte ndikim në ekonominë në përgjithësi, sidomos në produktet bazë. Këtu flas për, vajin, miellin, qumështin, vezët dhe gjithçka që bën pjesë…

Lexo më Shumë

Deputeti i qarkut të Beratit, Tomor Alizoti, në një prononcim për mediat ka reaguar në lidhje me deklaratën që bëri sot kryeministri Edi Rama në Kuvend, ku tha se PD-ja është kthyer si Partia e Punës. Jashtë sallës së Kuvendit, Alizoti pohoi se Rama është pinjoll i një xhelati, siç ishte sipas tij Kristaq Rama. “Me ngacmoi deklarata e kryeministrit i cili tha se “PD ka marrë tiparet e Partisë së Punës”. Ca gjera mund të qëndrojmë dhe ca gjëra jo. Njeriu që nga ana biologjike ka prejardhje të një xhelati, i biri i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolekës,…

Lexo më Shumë

Në replikë me kryeministrin Rama, i cili u largua nga salla pas fjalës në seancë,Lulzim Basha u shpreh se sot opozita është në garë me llumin e tranzicionit dhe se beteja e saj nuk është as e brendshme e PD, e as me socialistët e ndershëm. “Për vite me radhë, dekada, kështu e ka parë politikën, përmes syzeve të optikës se cfarë fiton apo humbet politikani, jo qytetari. S’i bëhet vonë këtij që raporti i ODIHR e katandis Shqipërinë me vendin e Lukashenkos. Nuk e thotë ky, që edhe nëse Bullgaria i heq veton Maqedonisë së Veriut, pas atij raporti…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një 62-vjeçari nga Haraçina, shofer i traktorit, ka ndërruar jetë në aksidentin e mbrëmjes së djeshme në rrugën rajonale Shkup-Kumanovë, përcjell Alsat. 62-vjeçari fillimisht është dërguar në Klinikën e Qytetit të Shkupit “Nënë Tereza”, ku rreth orës 21:10 ka ndërruar jetë nga plagët e marra. – Advertisements – “Aksidenti ka ndodhur mes një makine “VW Golf”, me targa të Shkupit që po drejtohej nga 28-vjeçari M.M. nga fshati Haraçinë dhe vozitësi i traktorit, 62-vjeçari S.S., gjithashtu nga Haraçina”, njoftojnë nga MPB. Autoritetet e rendit gjithashtu informojnë se në aksident është lënduar edhe një…

Lexo më Shumë

Me debate është shoqëruar seanca e sotme plenare, ku nga një anë kryetari i PD-së Lulzim Basha ka lëshuar një lumë me akuza në drejtim të qeverisë, atyre iu është kundërvënë kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij Rama tha se opozita atë çka mbjell në Kuvend, do të korrë te populli. Mes të tjerash ai i sugjeroi Bashës që mos të merret specifikisht me emra ministrash. “Ça mbillni këtu ju? 4 vite shkoni dhe i korrni atje. Çdo pështymë që hidhni këtu dhe çdo tallje që i bëni këtu inteligjencës së këtij populli, e mbillni, shkoni korreni atje! Ky…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se Maqedonia e Veriut nuk e ka problem që të fut nacionalitetin bullgar, si bashkësi etnike në Kushtetutë, shkruan Alsat. Osmani tha se kjo nënkupton se në vendin tonë ka nacionalitete të ndryshme, që kanë të drejtë të tregojnë atributet e tyre. – Advertisements – “Kërkesa për futjen e komunitetit bullgar në Kushtetutë nuk është në kundërshtim me interesat tanë, sepse Bullgaria zhvendoset nga pozicioni fillestar i një populli në dy shtete, në pozicionin ku thonë se ka një komunitet bullgar me atribute të identitetit dhe…

Lexo më Shumë

Një tjetër operacion policor është finalizuar nga policia e Tiranës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Kishin përshtatur banesën për kultivimin e bimëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas. Në pranga dhe një shtetas tjetër, i cili ruante ambientin e jashtëm të kësaj banese. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6 dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, pas një pune hetimore disajavore, finalizuan operacionin antikanabis të koduar “Aroma”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:…

Lexo më Shumë

Kompania londineze Henley & Partners, e cila ofron këshillim për shtetësinë ka publikuar një listë të rishikuar të pasaportave “më të fuqishme” në botë, sipas të cilave pasaportat e Japonisë dhe Singaporit janë të parat në listë, pasi  me to mund të udhëtosh në 192 vende pa pasur nevojë për vizë. – Advertisements – Kur bëhet fjalë për vendet e rajonit, më së miri qëndron Sllovenia, pasaporta e së cilës është në vendin e 11 -të dhe qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë në 181 vende pa pasur nevojë për vizë. Pas tyre vjen Kroacia, pasaporta e së cilës…

Lexo më Shumë

Gledis Nano, do të jetë nga sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai ka marrë detyrën sot nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në një ceremoni zyrtare duke bërë dhe betimin për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit. Nano tha se profesioni i tij nuk ishte një zgjedhje karriere, por pasion i frymëzuar nga babai ish-oficer i policisë. Nano dha edhe një mesazh për qytetarët që ta konsiderojnë policinë si partner. “I nderuar kryeministër, në këtë çast solemn në shenjë nderimi detyrimi dhe respekti për gjakun e punonjësve të policisë, ne emër të të gjithë…

Lexo më Shumë