Në replikë me kryeministrin Rama, i cili u largua nga salla pas fjalës në seancë,Lulzim Basha u shpreh se sot opozita është në garë me llumin e tranzicionit dhe se beteja e saj nuk është as e brendshme e PD, e as me socialistët e ndershëm.
“Për vite me radhë, dekada, kështu e ka parë politikën, përmes syzeve të optikës se cfarë fiton apo humbet politikani, jo qytetari. S’i bëhet vonë këtij që raporti i ODIHR e katandis Shqipërinë me vendin e Lukashenkos.
Nuk e thotë ky, që edhe nëse Bullgaria i heq veton Maqedonisë së Veriut, pas atij raporti Shqipërisë nuk i hapen negociatat se nuk kanë një kryeministër që ka ardhur në krye me zgjedhje të lira, por me paratë e krimit e korrupsionit.
Vetëm një rekomandim mjafton për të kujtuar se ku e katandisi vendin në 8 vite, ky që rreh gjoksin si studenti i vonuar i lëvizjes së dhjetorit.
Për këtë, rezultati me çdo kusht, duke shkatërruar shtetin, aleanca me krimin që ka marrë dhenë dhe e dinë të gjithë, ai kryeministri që do vijë këtu pas disa ditësh ka organizuar 2 task forca.
Ky vend është kthyer në nyje të trafikantë nën drejtimin e tij, se e ndihmon ky. Nuk hapen negociatat po shampanja është vu. Me marrëzi delirante akuzon shtetet anëtare.
Tregojuni autokratëve të Ballkanit, gangsterëve politikë pse nuk avanconi me negociatat, ju dini gjithçka, kjo është e vetmja mënyrë për të kthyer besimin e BE te qytetarët dhe qytetarëve te BE. Për këtë pushteti është gjithçka, për ne janë njerëzit. Pavarësisht masakrës zgjedhore, ju shpreh mirënjohje që me guxim e kurajo na dhanë forcën për të qenë këtu, më shumë në këtë sallë.
Ndaj kjo nuk është një garë, as e brendshme e PD as me socialistët e ndershëm e të thjeshtë. Kjo është një garë mes dashurisë për vendin dhe fatin e zi ku i ka katandisur kjo qeveri. Pengut apo pengmarrësit të atij që është kukulla e i përdor ata si kukulla. Është beteja mes llumit të tranzicionit shqiptar, e një shpresë të re që po lind se Shqipëria mund e do të jetë ndryshe, e një ëndrre që kishim në 1992, kur paraardhësit e tyre, i detyruam të hiqnin dorë nga monopoli i dhunës.
Varfëri-terror-propagandë ky është trinomi i këtij që mban peng qeverisjen e vendit.
120 mln nga 230 mln euro ka disbursuar, ku janë të tjerat. Pse nuk hapen shkollat pse shtyhen? Se nuk ka shkolla. Ku është shkolla ‘Naim Frashëri’ në Durrës, do ndërtohet me tej se do grabitet trualli për të ndërtuar kulla, të Ard Celave, e Dakos para korrupsioni, para droge. Thatësira thotë, 10 mln tenderi i fundit. Me çfarë e shuan këtë thatësirë, ku shkojnë këto 10 mln euro më shumë se çmimi i tregut, sa prej tyre për të shpërblyer patronazhistët?”, u shpreh Basha.
Basha e quajti Ramën sadist duke e akuzuar për shkatërrimin e qindra bizneseve.
“Me taksat që thotë nuk i kam rritur. Përkundrazi biznesi i vogël me taksë zero. Ky është si ai sadisti që ta mban dyllin e qiriut mbi plagë dhe ta heq vetëm që t’i thuash faleminderit. ky nuk është mjeku që ta shëron plagën me melhem. Kush ua rriti taksat, ky. Kur ne i thamë që jo se do shkatërrosh bizneset. Tani i bëri zero, por ato nuk hapen më, as nga kampet e emigrantëve ku i ka çuar, as nga honet e varfërisë. Kjo është politika e tij e taksave që e ka degdisur vendin me qeverinë më të korruptuar të Ballkanit sipas raportit të DASH. Kjo ka efekt kudo. Ka efekt tek integrimi që është stopuar jo prej Bullgarisë, por makutërisë, babëzisë. Aleanca me krimin e korrupsionin është produkti i vetëm i këtij njeriu. Jemi këtu për ta zhbërë këtë aleancë. Kështu që për t’i dhënë fund mashtrimeve dhe shpifjeve me të cilat fyttharë e gjuhështeruar u përpoq të mos i jepte përgjigje çështjeve që ngrita për hir të qyt shqiptar, dua ta përmbyll me dy gjëra. 65% e çmimit të çdo litri karburant i shkon makutërisë e babëzisë.
Kontrolloni çmimet e naftës sot dhe i thoni monobufit të propagandës, të shytpjes, mjeshtrit të varfërimit të shqiptarëve si e shpjegon diferencën e çmimit të karburanteve në Austri dhe Shqipëri. Si e shpjegon çmimin e karburantit më të lartë në rajon. Shpjegim nuk ka, ka rrëke propagande që e kanë zhbërë efektin e tyre”, tha kreu i PD.



