Është mbyllur protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, hidrokarbureve dhe ushqimeve të shportës, e organizuar që prej orës 17:00 përballë kryeministrisë pasditen e sotme.
Në fjalën e tij përmbyllëse, aktivisti Adriatik Lapaj bërë me dije mbajtjen e protestës së radhës, e cila do jetë ditën e hënë në orën 17:00.
“Duke qenë se katër ditë më parë unë thash ratësisht do shkoj të protestoj dhe çuditërisht u bashkuan mijëra veta.
Unë personalisht pa ja imponuar asnjë tjetri, në demkkraci dhe vullnet të plotë, do lë disa ditë kohë për të reflektuar mbi protestën time dhe do protestoj sërish ditën e hënë në orën 17:00.
Ndoshta rastësisht bëhemi ditën e hënë më shumë dhe se sot, ndoshta rastësisht“, tha Lapaj.
Ka nisur sot në orën 17:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e organizuar nga shoqëria civile, ku qytetarët po protestojnë kundër rritjes së çmimeve.
Protesta e sotme është thirrur përmes rrjeteve sociale. Qytetarët theksojnë se protesta është ekonomike dhe nuk ka lidhje me asnjë parti politike.
Buka dhe karburantet kanë pësuar një rritje të ndjeshme përgjatë ditëve të fundit duke rënduar në xhepat e familjeve konsumatore.
Ajo vjen pak ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi një rritje të energjisë elektrike për shkak të krizës globale të energjisë.



