Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar Thoma Gëllçi.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi duke iu referuar dosjes hetimore, se sipas SPAK ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO.
Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj, kanë qenë dy kompani EURO contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO janë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë. Të dyja kompanitë kane pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.



