Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 325 persona të infektuar. Nga krahu tjetër, për fat të keq nuk e kanë fituar betejën me virusin 9 qytetar. Lajmi i mirë është se gjatë këtij intervali kohor, janë shpallur si të shëruar 563 qytetarë. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më…
Author: almakos
Dy armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak e veshje si të policisë. Këto janë janë gjetur gjatë kontrolleve në një shtëpi në Mallkeq të Vlorës nga policia. Si rrjedhojë, është shpallur në kërkim shtetasi A. A., i cili dyshohet se dhe ishte poseduesi i tyre. Policia bën me dije më tej, se materialet i kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Njoftimi i Policisë: Vlorë/Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për rritjen e parametrave të…
Shkalla e inflacionit mund të arrijë deri në 5 përqind deri në fund të vitit, duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë. Akademiku Abdylmenf Bexheti thotë se masat duhet të krijohen me kujdes në mënyrë që qytetarët të mos e ndiejnë rritjen e çmimeve. Në fillim, duhet menduar për ndryshimin e modelit për subvencione në bujqësi, sepse 130 milionë euro jepen në vit, dhe rezultatet në prodhim nuk janë në nivelin e dëshiruar. – Advertisements – “Ndoshta viti do të përfundojë me 4.5-5 për qind inflacion, sipas indeksit të çmimeve me pakicë, dhe mendoj se ky është…
Pavarësisht paralajmërimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike, një pjesë e qytetarëve mbeten të vendosur që edhe këtë dimër të ngrohen me rrymë ose peleta. – Advertisements – “Nëse rryma do të shtrenjtohet më shumë a mendoni të ngroheni me diçka tjetër? Tani për tani jo. Ngrohja qendrore është e mirë por duhet ta paguash gjithë vitin. Akoma pa filluar sezoni i ngrohjes i paguajmë faturat 2.300 denarë” “Ngrohem me peleta, shumë jam i kënaqur, e ngroh gjithë katin prej 100 m2. Me 500 euro, dimrin e kaloj mirë dhe ngrohtë. Kur vjen koha e sezonit të ngrohjes është pak më…
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën më 10 tetor se ka regjistruar katër viktima me koronavirus, ndërkaq janë regjistruar edhe 12 raste të reja me këtë virus. Rastet e reja dalin pas testimit të 2,481 mostrave në laboratorët publikë dhe privatë. Sipas të dhënave, 0.48 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me koronavirus. Në 24 orët paraprake, sipas MSH-së, janë shëruar 77 persona, ndërkaq raste aktive janë 1,157. Në 24 orëshin paraprak janë administruar 14,901 doza të vaksinave kundër koronavirusit. Që prej fundit të marsit, në total, Kosova ka administruar 1.447,040 doza kundër koronavirusit. Prej këtij numri, 623,183…
Mbi 100 kërkesa për shtetësi vetëm nga qytetarët që deri në pavarësinë e Maqedonisë kanë jetuar në territorin e saj. Ky numër i referohet periudhës gusht-shtator respektivisht pas miratimit të Ligjit për Shtetësi. – Advertisements – Ministria e Brendshme “Në MPB kanë arritur gjithsej 105 kërkesa për marrjen e shtetësisë përmes nenit 7 të Ligjit për shtetësi”. Për 10 herë më i lartë është numri i personave apatrit të cilët jetojnë në Maqedoni të Veriut dhe presin marrjen e shtetësisë përmes natyralizimit. Deputeti Skender Rexhepi thotë se ky numër dëshmon rëndësinë e ligjit. “Aplikimet janë edhe më të mëdha. Kemi…
Shqipëria është e pasur me burime ujore dhe për paradoks shet lirë energji elektrike në rajon, kur aty nuk ka nevoja urgjente, dhe ble shtrenjtë kur vendi ka nevojë urgjente për energji elektrike, shkruan Deutsche Welle. Si do ta përballojnë familjet dhe bizneset e vogla në Shqipëri krizën e furnizimit me energji elektrike që po troket, ndërkohë që çmimet janë në qiell? “Ne varemi nga shiu”,- tha kryeministri Edi Rama gjatë paraqitjes në media të një plani kundërveprimi ndaj krizës energjetike, duke i qetësuar qytetarët se ky plan nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe…
Imunizimi me dozën e tretë të vaksinës kundër Kovid19 për shumë qytetarë është e pranueshme si shpresë për stabilizimin e tërësishëm të situatës. Megjithatë për një pjesë tjetër doza e tretë nuk fare e arsyeshme, kur një pjesë e madhe e qytetarëve akoma nuk e kanë marrë dozën e parë. – Advertisements – “ A do e merrni dozën e tretë të vaksinës? Jo”. “ Kam marrë dy vaksina, do ta marrim patjetër edhe të tretën nëse duhet”. “ Nuk e di, tani sa e kam marrë dozën e parë tani pres ta marr të dytën. Për të tretën nëse…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Kuçovës, ku një familje e tërë është dhunuar e terrorizuar nga 6 persona. Denoncimi në lidhje me ngjarjen është bërë publik në media nga 34-vjeçari Arbër Liço. Ai ka deklaruar se 6 persona i kanë shkuar në banesë me shkopa bejsbolli dhe kanë tentuar me forcë të hyjnë brenda. Arbri ka mundur të mbyllë portën, por është qëlluar prej tyre me shkopa bejsbolli dhe shenjat e dhunës i ka ende në trup, edhe pse kanë kaluar 2 ditë nga ngjarja. Pasi u larguan nga banesa e familjes Liço, agresorët u kanë…
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër. Policia njofton se është arrestuar 20-vjeçari G.M., dhe 24-vjeçari Isak Mehmetaj, pasi fshehën dhe tjetërsuan të vërtetën. Fillimisht 24-vjeçari deklaroi se ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të paidentifikuar, por nga hetimet rezultoi se Isak Mehmedaj 24 vjeç, banues në fshatin Mushan Shkodër, është vetëplagosur në mënyrë aksidentale, me armë zjarri në bark. Mehmedaj në G. M., kanë fshehur vendin e ngjarjes, kanë inskenuar një variant ndryshe të ngjarjes, duke u përpjekur të ndryshojnë tërësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe kanë fshehur provat materiale.…
Ekstradohet nga Greqia Afrim Kocaqi, i cili ishte shpallur në kërkim për pastrim i produkteve të veprës penale. Burime zyrtare bënë me dije se 44-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier në vitin 2014 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burgim. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Afrim Kocaqi (mbiemri i mëparshëm Muço), ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 lekë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikues i kryer në vitin 2011. Pas regjistrimit të procedimit penal është vendosur sekuestro preventive mbi…
Gjatë kësaj jave është ulur numri i të vdekurve nga coronavirusi. Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, dje nga 4.962 testime janë regjistruar 344 raste të reja dhe humbën jetën 18 pacientë. – Advertisements – Sipas të dhënave të fundit, në Maqedonia ka 6.967 raste aktive, prej të cilave 3.461 janë në Shkup, më pas Kumanova me 629 dhe në vend të trjetë Tetovë me 186 raste aktive. Numri i rasteve aktive u zvogëlua në mënyrë drastike pasi që Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë zbuluar 3.645 raste më të vjetra të personave të shëruar nga muaji gusht.…

