Author: almakos

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë këtë të hënë. Burime zyrtare të policisë, bëjnë me dije se shtetasi R. A., 53 vjeç ka varur veten në banesën e tij në Rrugën e Kastriotëve. Dyshohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 11.10.2021, rreth orës 14:10, në Rrugën e Kastriotëve, në banesë, dyshohet se është vetëvarur shtetasi R. A, 53 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet…

Lexo më Shumë

Fushata zgjedhore hyn në ditët e fundit të saj. Partitë politike kanë edhe katër ditë kohë të shpalosin programet e tyre zgjedhore para votuesve. Heshtja zgjedhore fillon mesnatën mes 15 dhe 16 tetorit. – Advertisements – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bën të ditur se ka kompletuar numrin e pajisjeve të parapara për votim biometrik. 4000 aparatet për identifikimin e votuesve me shenjat e gishtave tashmë janë në hapësira të sigurta, në pritje për t’u shpërndarë në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe më vonë nëpër vendvotime. Për përdorimin e tyre vijon trajnimi i këshillave zgjedhor i cili duhet të përfundojë nesër. Votimi…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi dhe tre ish-vartësit e tij, anëtarë të komisionit të ofertave Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci të akuzuar për abuzim me tenderat. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanËeb” se GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Gëllçit dhe tre të tjerëve duke pranuar kërkesën e SPAK. Sipas SPAK ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Tenderi është zhvilluar në 2018, dhe procedura është shpallur 3 vite përpara se TVSH Agro të fillonte transmetimi.…

Lexo më Shumë

Ohri mund të mbetet pa repartin e fëmijëve dhe pa trajtim spitalor për këtë kategori, paralajmërojnë mjekët. Katër mjekët pediatër që i ka aktualisht ky departament, janë në moshë të shtyrë. Tre prej tyre janë para pensionit kurse dy do të largohen pas Vitit të Ri. Kështu, një mjek duhet të bëj kujdestari 24 orë çdo të katërtën ditë. Ata nuk do të ketë kush t’i zëvendësojë sepse nuk ka mjekë të rinj të pediatrisë. Për më tepër, problemi është përshkallëzuar ditët e fundit pasi dy nga mjekët janë në pushim mjekësor, kështu që dy prej tyre bëjnë kujdestari 24…

Lexo më Shumë

KLGJ ka pranuar kërkesën e kreut të ILD, Artur Metani, për shkarkimin e gjyqtarit Roland Hysit. Ky i fundit është gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Hysi, akuzohet për korrupsion ndërsa është dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda më 17 tetor të 2019-ës me 4 vite e 6 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtua, ai përfitoi ulje dhe u dënua me 3 vite burg. Po ashtu gjykata vendosi t’i heqë gjyqtarit Hysi të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vitet e ardhshme. Gjyqtari Hysi akuzohet se ka përfituar ryshfet në shumën e 500…

Lexo më Shumë

Edhe në këto zgjedhje ka vazhduar praktika e shfrytëzimit të fëmijëve gjatë fushatës zgjedhore nga ana e partive apo figurave politike. Partitë politike vazhdojnë të kenë të njëjtën qasje, si në zgjedhjet e në fushatat zgjedhore të viteve të kaluara, pavarësisht apeleve të vazhdueshme nga Organizatat Joqeveritare që të ndërpritet diçka e tillë sepse shkel qartazi Ligjin dhe të drejtat e fëmijëve. Nga Ambasada e Parë Për Fëmijë Në Botë “Megjashi” , thonë se partitë politike po tregojnë se nuk duan të kuptojnë. – Advertisements – Ata vazhdimisht i shfrytëzojnë në mënyra të ndryshme për përfitim të pikëve politike, por…

Lexo më Shumë

Aleanca Për Liri të Mediave dhe Përgjigje të Shpejtë i ka kërkuar Partisë Socialiste në Shqipëri që të heqë dorë menjëherë nga planet për themelim të Agjencisë për Media dhe Informim, në mënyrë që të mos ketë kontroll të plotë mbi informacionin publik në këtë shtet. “Ne po ashtu i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që menjëherë të angazhohet me Qeverinë shqiptare për të diskutuar këto shqetësime, si çështje me prioritet në bisedimet për anëtarësim”, ka thënë aleanca, e cila përbëhet nga gjashtë organizata ndërkombëtare, të cilat merret me liri të mediave dhe të drejta të gazetarëve në botë. Aleanca Për…

Lexo më Shumë

Dy makina janë dëmtuar pasi mëngjesin e sotëm një pemë është rrëzuar mbi to. Të dy makinat janë dëmtuar rëndë, ndërsa xhamat e përparmë u janë thyer në tërësi. Pema është rrëzuar  në lagjen Kisela Vodë të Shkupit, respektivisht në rrugën Pushkinova, shkruan press24. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Ambasadori i parë i SHBA-ve në Shqipëri Ëilliam E.Ryerson i ka drejtuar një mesazh shqiptarëve me rastin e vendosjes së emrit të tij, rezidencës së ambasadorit amerikan në Shqipëri. Mesazhi është publikuar nga ambasada e SHBA-ve me rastin e festimeve për 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve me Shqipërinë. “️ | Ne jemi ende duke festuar 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona me Shqipërinë dhe duam të ndajmë me ju një mesazh shumë të veçantë. Javën e kaluar, Ambasadorja Yuri Kim përkujtoi këtë moment historik të rëndësishëm për vendet tona dhe shpalli gjithashtu se rezidenca zyrtare e Ambasadorit Amerikan në…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsejtë 1529 teste, prej të cilave 111 kanë rezultuar pozitiv, numri më i madh prej të cilave janë regjistruar në Shkup, 83, Kumanovë-1, Tetovë-2, Prilep-6, Gostivar-1, Manastir-2, Kriva Pallankë-2, Veles-5, Kavadar -4, nga 1 rast në Shtip, Strumicë, Gjevgjeli dhe Negotinë. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar dhe 165 pacientë të shëruar, ndërsa betejën me koronavirusin e kanë humbur 18 pacientë. Numri i rasteve aktive në vend është 6957. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Ndërsa raportoi situatën me pandeminë e covid-19, nga spitali Infektiv gazetari Erjon Skëndaj u shpreh se numri i shtrimeve ditore në këtë spital ka pësuar rënie, duke mos e kaluar shifrën e 15 shtrimeve në ditë. Referuar burimeve nga ky spital Skëndaj tha se jemi në një situatë të qëndrueshme me rënie të shtrimeve nga ditë në ditë. Ndër të tjera ai foloi për një numër të lartë fatalitetesh në raport me numrin e të shtruarëve. Sipas ekspertëve, tha Skëndaj, numri i lartë i fataliteteve lidhet me dy faktorë kyc, e para se i përgjigjet dhe reflekton situatën e rëndë…

Lexo më Shumë

Një tjetër version del në dritë në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot para shkollës “Cajupi” në kryeqytet, ku sherri i nisur mes dy mësueseve ka çuar në përplasje fizike mes të armëve të tyre. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm. Një kolege e dy ‘protagonisteve’ që u bënë mollë sherri për konfliktin e dhunshëm sot, tregon se mes dy mësuesve, asaj të lëndës së Letërsisë dhe të Historisë, kishte pasur një debat ditën e premte. Në një rrëfim për ‘BalkanWeb’, kolegia e tyre pohon se bëhet fjalë për një debat banal, ku ishin përfshirë shtetasja me inicialet E.Q., mësuese Letërsie…

Lexo më Shumë