Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm, respektivisht në ora 02:15 pas mesnate policia e rajonit të Delçevës ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë me banim në fshatin Trabotivishtë të Delçevës, përcjell Alsat. E njëjta akuzohet për tentim vrasje në vitin 2016. – Advertisements – “Është privuar nga liria A.O.(30) nga Republika e Shqipërisë, me vendbanim në fshatin Trabotivishtë të Delçevës. A.O. veprën penale e ka kryer në vitin 2016”, theksojnë nga MPB.
Author: almakos
Uniformat blu të Tiranës kanë dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, pranë shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet. Policia ka shoqëruar për konfliktin, ku mbeti i plagosur me sende të forta një 32-vjeçar, pesë persona. Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kongresi i Manastirit” ishin duke u konfliktuar dyshohet me sende të forta 6 persona, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat ishin në patrullim dhe kanë ndërhyrë menjëherë. Më pas në ndihmë të tyre kanë ardhur shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponjat” të cilët kanë bërë…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka vazhduar kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë në periudhën prej ora 23;00 deri në ora 04 të mëngjesit të sotëm ka sanksionuar 70 vozitës të cilët kanë vozitur në gjendje të dehur. Prej tyre 12 janë gjobitur në territorin e Shkupit, nga 11 në Tetovë, Ohër dhe Shtip dhe 9 në rajonin e Velesit. – Advertisements –
Qytetarët vazhdojnë të përballen me koronavirus. Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 157 raste aktive me COVID-19. Në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), kanë njoftuar për katër raste të vdekjes dhe 12 raste të reja pozitive me COVID-19. Institucionet shëndetësore e shtetërore bëjnë thirrje për vaksinim antiCOVID-19. E prej fillimit të procesit të vaksinimit deri m sot janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës. Ndërsa 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Do të ndalet nesër në Kukës ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ka qenë vetë Berisha ai që ka njoftuar përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ se takimi do të mbahet në Pallatin e Kulturës më 12 tetor, në orën 17:30. “Diten e marte me daten 12 tetor ne ora 17:30 ne Pallatin e Kultures do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.Ftoj demokratet dhe demokratët e Kukesit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb”, shkruan Berisha.
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (10.10.2021) vetëm në territorin e Shkupit ka sanksionuar gjithsejtë 197 vozitës, prej të cilëve 53 për tejkalim të shpejtësisë, 29 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 14 për ngasje në gjendje të dehur, 6 gjoba u shqiptuan për vetura të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta. Janë shqiptuar edhe 6 gjoba për përdorim të telefonit, 7 për vozitës fillestar, 9 për kalim në të kuqe në semafor dhe 32 për parkim të parregullt. – Advertisements –
Në shtator, indeksi i çmimeve të konsumit në grupin “Bukë dhe Drithëra” u rrit me 4.3% në raport me shtatorin 2020. Këto ishin ritmet më të larta të rritjes që nga janari 2012, raportoi INSTAT. Pas një qetësie gati 10-vjeçare, çmimet e drithërave nisën rritjen e dukshme gjatë vitit 2020, të nxitura nga një kërkesë jo e zakontë në të gjithë botën nga frika e bllokimeve në lëvizje. Me heqjen e kufizimeve, çmimet patën një periudhë stabël gjatë verës 2021, por nisën rritjen e shpejtë për shkak se korrjet nuk ishin të mbara prej efekteve të ndryshimeve klimatike. Një ton…
Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në një intervistë për Radio BBC ka deklaruar se është problem i brendshëm çështja se si ndihen dhe çfarë gjuhe flasin banorët e vendit tonë, shkruan Alsat. I pyetur nëse Maqedonia e Veriut e sheh si një vend mik Bullgarinë edhe përkundër bllokadës në rrugën drejt BE-së, Dimitrov tha se me veprimet e tyre, kjo vështirë se mund të thuhet. – Advertisements – “Sinqerisht, ata e bëjnë këtë me shumë vështirë. Nuk është miqësore të vësh në dyshim gjuhën e fqinjit tënd. Nuk është shumë miqësore të bllokosh diçka që është kaq e…
Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë në televizionin kombëtar gjerman, NTV për çështjen e integrimit dhe samitin BE-Ballkani Perëndimor në Slloveni. Ai tha se nuk është i zhgënjyer që nuk pati datë, sepse Evropa nuk është në formën e sa më të mirë. Rama theksoi se ne duhet të krijojmë një Shqipëri që mbart të njëjtat vlera dhe standarde si BE. Ai foli për çështjen e emigrantëve afganë dhe refuzimin për t’i strehuar në kampe, si dhe për qeverinë me 12 ministre. Kryeministri i Shqipërisë Rama u zgjodh kreu i qeverisë për herë të tretë. Ka qenë në…
Mbrëmjen e sotme, policia e Shtetit po ushtron kontrolle të befasishme në qytetin e Elbasanit. Ende nuk raportohet për persona të shoqëruar nga “blutë”. Ndërkaq, bëhet me dije se policia ka ngritur disa pika postblloku në hyrje-daljet e qytetit, shkruan Panorama. Kontrollet vijnë pak ditë pas vrasjes së dyfishtë që tronditi Elbasanit, ku Lulzim Bitri dhe Ardian Subashi (Çollaku), u ekzekutuan në afërsi të vendit “rrethrrotullimi i luleve”. Kontrolle janë kryer po sot edhe në qytetin e Vlorës, ku u sekuestruan armë zjarri dhe municion luftarak, si dhe u shpall në kërkim një person. Vlen po ashtu për tu vënë…
Java e ardhshme do të sjellë dimrin e ftohtë në Shqipëri. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije se në të gjithë vendin do të ketë reshje shiu të herëpashershme. E hëna dhe e enjtja do të shoqërohen me rrebeshe. Sipas SHMU, në Mesdhe shihet tendenca e ardhjes së rrymave më të ftohta nga veriu i Europës. Së enjtes parashikohen reshje dëbore në veri e verilindje të vendit që përkojnë më dëborën e parë të këtij sezoni. Dëbora do të prekë vendet me lartësi deri në 900 metra. Era e fortë është gjithashtu një tipar i motit që do të…
Prokuroria e Kosovë ka arrestuar 5 persona, të cilët dyshohen se do të përgatisnin sulme terroriste. Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se pas një hetimi disa mujor dhe zbatimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, me urdhër të kësaj prokurorie, është zhvilluar një operacion nga Drejtoria Kundër Terrorizmit që ka rezultuar me pesë persona të arrestuar Prokuroria Speciale njofton se gjatë bastisjes janë gjetur eksplozivë, armë, dronë, si dhe armë anti-tankë. “Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe…

