Author: almakos

Shqipëria ka arritur në 1 milion e 800 mijë vaksinime. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ndërkohë, Rama krahas fotos me të dhënat e vaksinimit ka bërë edhe një apel për qytetarët që të vaksinohen sa më shumë. Kujtojmë se lidhur me vaksinimi ka pasur një debat mes opozitës dhe ministrisë së Shëndetësisë. Opozita hedh akuza se vendi ynë ka shumë pak vaksinimi dhe është me nivelin më të ulët në rajon, ndërsa ministria e Shëndetësisë i ka hedhur poshtë këto akuza.

Lexo më Shumë

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka folur për aksionet e fundit të Policisë së Kosovës ku janë sekuestruar sasi të mëdha të armëve dhe janë arrestuar pesë persona të dyshuar për terrorizëm.Elezi në RTV Dukagjini thotë se kemi të bëjmë me persona që kanë qenë edhe më parë të arrestuar. “Dy persona që janë arrestuar kanë qenë pjesë e luftës në Siri dhe Irak. Përvojat dhe eksperiencat që i kanë marrë në ato zona mund të paraqesin rrezik të lartë për sigurinë”, tha ai. Eksperti i sigurisë thotë se për fat të keq kufijtë e Kosovës janë të brishtë dhe…

Lexo më Shumë

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Klinë të Kosovës, ku një tren është përplasur me një makinë. Mediat në Kosovë shkruajnë se lajmi është konfirmuar nga autoritetet policore, të cilat kanë nënvizuar se të 6 të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në spital. “Sot me datë 11.10.2021, rreth orës 18:00, Policia është informuar për një aksident trafiku në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti 6 persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, thuhej në njoftim.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës të dielën arrestoi pesë persona që dyshohet se po planifikonin sulme terroriste në Kosovë. Një prej të arrestuarve është Ardian Gjuraj nga Peja. Radio Evropa e Lirë ka arritur që të bisedojë me babin e Ardianit, Kujtim Qerkini, i cili ka mohuar se djali i tij të ketë qenë i përfshirë në ndonjë veprim apo planifikim të veprave terroriste. “Absolutisht asgjë të vërtetë nuk ka aty”, thotë Qerkini i cili jeton në Gjermani. Qerkini u shpreh se nuk i njeh asnjë nga personat e tjerë të arrestuar në aksionin, në të cilin u arrestua djali i tij…

Lexo më Shumë

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, sot Drejtoria Kundër Terrorizmit, pas hetimeve disa mujore, ka kryer kontrolle në disa lokacione të ndryshme, ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e armatimit, përfshirë armë automatike të llojeve të ndryshme, municion, granata dore dhe pajisje tjera të ndryshme. Ky aksion është në vazhdën e veprimeve të ndërmarra dje në rajonin e Pejës dhe Prizrenit, i cili kishte rezultuar me arrestimin e 5 personave të dyshuar si dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, eksplozivit dhe parave të gatshme.  Prokuroria Speciale njofton se arrestimi i personave të dyshuar është kryer…

Lexo më Shumë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se ka zhvilluar sot dy ankande për blerjen e sasisë 44.400 MWh, e nevojshme për periudhën 13-17 Tetor.Sipas OSHEE, nga ankandet është arritur të sigurohet sasia 24,920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MWh (rreth 6.4 milionë Euro.) Deklarate per shtyp Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A, pjesë e shoqërise OSHEE Group, zhvilloi sot ankandin e radhës për blerjen e sasisë 44.400 MWh, e nevojshme për periudhën 13-17 Tetor.Sasia e kërkuar është për dy profilet, band dhe peak. Ankandi u zhvillua në 3 faza (oraret 12:00-13:00-14:00), përmes platformës online. Renditja fillestare e…

Lexo më Shumë

Vijon mes shiut e të ftohtit protesta para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë të ndryshëm janë mbledhur te Kryeministria. Protestës i janë bashkuar edhe emigrantë, të cilët kanë ardhur për t’iu bashkuar qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Një prej tyre tha se ka qenë punonjës në qeverinë “Rama1”, por është detyruar të largohet nga Shqipëria, pasi pagat janë shumë të ulëta dhe çmimet të larta. “Sot vij direkt nga Italia për të mbështetur popullin në këtë protestë. Kam ardhur për të kundërshtuar në mënyrë kategorike rritjen e çmimeve, pasi jemi të parët ne emigrantët…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha. Ish-gjyqtarja Hoxha ndodhet në burg për korrupsion, pasi akuzohet se ka liruar disa “të fortë” të dënuar me burgim të përjetshëm. Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, e akuzuar nga SPAK se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve, vijon të qëndrojë në burg. Me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj, Enkelejda Hoxha kërkoi të lirohej, por GJKKO e rrëzoi kërkesën e saj më parë, ndërsa tashmë e ka pranuar.

Lexo më Shumë

Në prag të mbledhjes së radhës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet këtë të premte, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin. Tanin prezantoi në pika të shkurta përmbajtjen e raportit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë që do të prezantohet në Këshillin e Sigurimit. Raporti fokusohet në reformat e qeverisë, sundimin e ligjit, çështje të sigurisë si dhe gjendjen dhe menaxhimin e pandemisë. Kryeministri Kurti e falënderoi Tanin për njoftimin rreth raportit…

Lexo më Shumë

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Greqi, ku shënjestër ka qenë një 34-vjeçar shqiptar. Ngjarja sapo është bërë publike nga policia greke, ndërsa ka ndodhur një ditë më parë. Mediet fqinje raportojnë se atentati ka ndodhur në urën e Kaliftaktit, në Kifisia të Athinës, ku persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shqiptarin. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “Gentimatas”, ndërsa rezulton një person me precedentë të shumëfishtë penale për trafik droge, grabitje dhe vjedhje. Ai është qëlluar me dy plumba në bark dhe një në këmbë, ndërsa mediat greke kanë publikuar pamjet e…

Lexo më Shumë

Maqedonia larg imunitetit kolektiv. Derisa vendi ka filluar të aplikojë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit, shumë qytetarë ende nuk e kanë pranuar dozën e parë. Që nga muajit shkurt (17.02.2021), që shënon fillimin e procesit të vaksinimit e deri më tash, me dy doza janë imunizuar vetëm 35% e popullatës së përgjithshme. – Advertisements – 38% e gjithë popullatës në vendin tonë është vaksinuar, ndërkaq 35% e popullatës vendore ka pranuar të dy dozat. Përkthyer në numra, deri më tash me një dozë janë vaksinuar rreth 800.000 qytetarë ndërkaq të rivaksinuar rreth 750.000. Dozën e tretë deri më…

Lexo më Shumë

Me perspektivën e bashkimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, të parë si një objektiv që po largohet, Rusia dhe Kina do të rrisin përpjekjet e tyre për të mbushur boshllëqet në rajon.Para samitit BE-Ballkani Perëndimor javën e kaluar, Sllovenia, e cila aktualisht kryeson presidencën e BE-së, i kërkoi unionit të pranojë Bosnje dhe Hercegovinën, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, deri në vitin 2030.Blloku prej 27 anëtarësh hodhi poshtë të mërkurën propozimin e Ljubjanës për gjashtë vendet, të gjitha në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit, për shqetësimet e migrimit, por theksoi rëndësinë…

Lexo më Shumë