Author: almakos

Një konflikt për motive të dobëta ka bërë që 2 persona të përfundojnë në spital në Vlorë. Mësohet se shtetasit Kujtim Saliaj dhe Jeton Hoxha për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin. Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Gazetari Enkrik Mehmeti thotë se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë për jetën për shkak të plagëve të marra. Vlorë/Informacion paraprak Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse…

Lexo më Shumë

Policia e Durrësit po zhvillon këtë mbrëmje një aksion në qytetin bregdetar. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se deri më tani policia ka sekuestruar dy mina me telekomandë, ndërsa ka arrestuar një person. Aksioni vijon ende për kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Nga të dhënat e para, raportohet se minat janë gjetur duke u transportuar në një makinë

Lexo më Shumë

Shtrenjtimi i derivateve të naftës nuk ka të ndalur me javë të tëra. Kështu Komisioni Rregullator i Energjetikës sot ka vendosur edhe një herë, për të diastën javë rresht, për shtrenjtim me pakicë të çmimeve të derivateve të naftës. Çmimi i benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të rritet për dy denarë, ndërsa çmimi i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë do të shtrenjtohet për 2.5 denarë. Si rrjedhojë,  Eurosuper BS-95 do të shitet për 75,5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 për 77,5 denarë, Eurodizeli për 67.5 denarë  ndërsa vaji ekstra i lehtë do të shitet për 67.00 denarë…

Lexo më Shumë

Eksperti amerikan dhe njohësi i rrethanave në Ballkanin, Daniel Serwer, vlerëson se në marrëveshjen për tabelat e automjeteve është Serbia ajo që u tërhoq, kurse Kosova ka bërë një hap modest në drejtim e mirë të Perëndimit. Ai gjithashtu tha se Vuçiç do të ishte i lumtur ta marrë veriun e Kosovës. Analisti amerikan foli edhe për aplikimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, duke thënë se është rregulli bazë i marrëdhënieve midis vendeve. “Ju mund të parashikoni që sa herë që ka negociata, negociatorët shkojnë në shtëpi dhe thonë se kanë fituar. Është e qartë se Serbia është ajo që hoqi…

Lexo më Shumë

Port, Durrës/ Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Sekuestrohet një tjetër sasi kokaine në një nga kontenierët e firmës “Alba Exotic Fruit”. Në kuadër të operacionit “Rada”, të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit është gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë, në një nga kontenierët për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, tjetër sasi kokaine është sekuestruar ditën e sotme. Në vijim të…

Lexo më Shumë

Është rritur për 6% numri i nxënësve që janë regjistruar në shkollat profesionale. Sipas Ministrisë së Arsimit në këtë mënyrë pritet të zbutet problemi me mungesën e kuadrit profesional. Shumë kompani prej vitesh ankohen se nuk mund të gjejnë kuadër të duhur sidomos në drejtimet elektrotenkike dhe ndërtimtari. Ambasadori i Austrisë, vendi i të cilit mbështeti projektin “Shkollat takohen me kompanitë”, tha se arsimi profesional dhe i dyfishtë është një histori suksesi në vendin e tij. Siç theksoi ai, mësimi i dyfishtë që nënkupton angazhimin e nxënësve nëpër kompani teksa vijojnë shkollimin e mesëm, po jep rezultate pozitive në tregun…

Lexo më Shumë

Edhe pse fushata parazgjedhore po shkon drejt fundit, qytetarët nuk besojnë në premtimet e kandidatëve për kryetar komunash për realizim të projekteve. Të pyetur nga Alsat, qytetarët thonë se në zgjedhje shumë premtohet por askush nuk jep garanci se gjithçka do të realizohet. – Advertisements – Krejt projektet janë të mira, por duhet të realizohen. Ky është problemi Nuk e di, nuk i ndjek shumë… Ndoshta diçka nga ato do të bëhet, por nuk mund të bëhet aq sa premtojnë. Nga këto që i dëgjojmë është me rëndësi të hulumtohen, a janë të sinqertë, a do të qëndrojnë prapa tyre…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 2.193 testime, prej të cilëve 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nuk është regjistruar asnjë viktimë. Gjithashtu autoritet shëndetësore raportojnë 79 qytetarë janë shëruar në 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 156.412 persona. Sakaq që nga fillimit i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës. Njoftimi: 12 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.291 doza të…

Lexo më Shumë

Banorët e pallatit 241 në lagjen “Jani Vruho” në Berat ankohen për çarjen e tubacioneve të ujërave të zeza, që janë përzierë me tubacionin e ujit të pijshëm. Çarja e tubacioneve nëntokësore ka bërë që në çezmat e tyre të rrjedhë ujë me fekale dhe erë të keqe, që kundërmon gjithë shtëpinë. Edhe pse prej më shumë se 20 vitesh ata kanë ngritur zërin për zgjidhjen e këtij problemi dhe sistemimin tubacioneve nëntokësore të ujërave të zeza dhe atyre të larta, deri më tani askush nuk ka ndërhyrë dhe ata po përballen çdo me problemin ndotjes me fekale të ujit…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1843 teste të kryera janë regjistruar 130 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 88 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 423 pacientë, përcjell Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 6 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 195.132 raste, prej të cilëve 181.619 janë shëruar, kurse 6.658 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 6658 raste aktive me virusin korona. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u takua me përfaqësuesit e Misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit dhe Oficerët Ndërlidhës në Shqipëri. Në fjalën e tij, Drejtor Nano ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka siguruar për gatishmërinë dhe vullnetin e tij e të Policisë së Shtetit, për të thelluar më tej bashkëpunimin. “E vlerësoj së tepërmi bashkëpunimin dhe asistencën e ofruar nga Misionet, Programet dhe Projektet, që asistojnë Policinë e Shtetit prej vitesh, por edhe të atyre Projekteve, të cilat sapo kanë filluar aktivitetin e tyre. Asistenca teknike dhe mbështetja në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev nuk ka dilema se të gjithë aktorët politik do t’i pranojnë rezultatet e regjistrimit, meqë të gjithë qytetarët u regjistruan. Ai thotë se është i gatshëm që përkufizimin e gjuhës shqipe në Kushtetutë si gjuhë të cilën e flasin 20% e popullsisë, është i gatshëm ta ndryshojë. – Advertisements – Po, jam i gatshëm, gjatë hapjes së ardhshme të Kushtetutës, “20%-shi” në shtet e që e dimë se janë shqiptarët që kur është shkruar… Ne nuk kishim të drejtë tani kur e hapëm Kushtetutën sepse e hapëm me një arsye dhe kjo ishte Marrëveshja e Prespës. Kur…

Lexo më Shumë