Edhe pse fushata parazgjedhore po shkon drejt fundit, qytetarët nuk besojnë në premtimet e kandidatëve për kryetar komunash për realizim të projekteve. Të pyetur nga Alsat, qytetarët thonë se në zgjedhje shumë premtohet por askush nuk jep garanci se gjithçka do të realizohet.
– Advertisements –
Krejt projektet janë të mira, por duhet të realizohen. Ky është problemi
Nuk e di, nuk i ndjek shumë… Ndoshta diçka nga ato do të bëhet, por nuk mund të bëhet aq sa premtojnë.
Nga këto që i dëgjojmë është me rëndësi të hulumtohen, a janë të sinqertë, a do të qëndrojnë prapa tyre dhe a besojnë edhe vetë ata kur do ti pyesësh. Për shembull, ti pohon se kjo është kështu, eja dhe nënshkruaj, dhe vendose ti garancinë. A ka dikush që ka vendosur garanci?
Unë jam 50 vjeçar. Mendoj se diçka do të realizohet diçka nuk do të realizohet, sepse shumë premtohet pak realizohet.
Mendoj se sa vite nuk e kanë zgjidhur asnjë projekt, e do të zgjidhin tash… A cili të ka pëlqyer si projekt ide ose si ide?… Asnjëri në përgjithësi.
Ekspertët e fushës thonë se dëshpërimi dhe mosbesimi i qytetarëve rritet edhe më shumë pasi partitë dhe kandidatët për kryetar komunash nuk ofrojnë projekte të vërteta zgjedhore, por listë të dëshirave me të cilat mendojnë se u përgjigjen nevojave të qytetarëve.
Numër i madh i projekteve në atë listë të dëshirave të cilën ata e quajnë program shpesh herë përsëriten nga zgjedhje në zgjedhje dhe vendosen në projekte të llojit, kanalizime të reja, pllaka të reja të betonit, ulëse të reja e kështu me radhë. Diku do të gjeni për asfaltimin e ndonjë rrugice. Kjo është në nivel bazë të nevojave. Kuptohet se këto, komunat duhet ti bëjnë edhe pa i vendosur në program, këto janë aktivitete të rregullta të komunave, për këtë nuk duhet të harxhoni letër dhe printer për ta bërë- deklaroi Goce Paçemski, ekspert.
Sipas Paçemskit sjellja e këtillë e partive ka bërë që qytetarët ta humbin tërësisht besimin tek ata.
Mefail Isamili


