Author: almakos

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Nikolla u shpreh se Kuvendi mbetet i angazhuar në mbështetjen e shqiptarëve të Preshevës Kryetarja e Komunës, Ardita Sinani, e informoi Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, mbi disa të çështje të gjendjes aktuale të shqiptarëve të Luginës dhe nevojat për më shumë mbështetje nga Shqipëria. Nikolla, garantoi se  Kuvendi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i angazhuar për rritjen e mbështetjes për zhvillimin, mirëqenien dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si edhe të bashkëpunimit të tyre me Qeverinë…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një grua 30-vjeçe ka raportuar sulme fizike nga ish bashkëshorti i saj. Nga SPB thonë se po punohet për zbardhjen e plot të rastit. – Advertisements – “Një 30-vjeçare banuese në Tetovë, dje (12-tetor) në orën 11:25 minuta në SPB Tetovë ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj S.R. (36), gjithashtu nga Tetova, me të cilin kanë jetuar në të njëjtën shtëpi, gjatë këtij muaji e kishte sulmuar fizikisht disa herë. Rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar.”, theksojnë nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Disa zyrtarë policorë janë dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës për shkak të lëndimeve që kanë marrë gjatë aksionit kundër kontrabandës në veri. Qytetarët serbë kanë sulmuar me grushte pjesëtarët e policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut pas aksionit kundër kontrabandës. Disa zyrtarë policorë i janë drejtuar spitalit të Mitrovicës për të marrë trajtim mjekësor. Pas ndërmarrjes së aksionit qindra serbë lokalë janë mbledhur në pjesën veriore të Mitrovicës të cilët edhe kanë sulmuar policinë e Kosovës me grushte duke kundërshtuar aksionin. Nga videoja e publikuar nga media lokale radiokontaktplus shihen se si policët sulmohen nga qytetarët. Rruga…

Lexo më Shumë

Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, zv/kryeministri Arben Ahmetaj njoftoi se vendimet e marra nga këshilli i ministrave. Ahmetaj tha se nga data 25 nëntor i këtij viti do të nisë shpërndarja e njësive individuale dhe apartamenteve për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku bëri me dije edhe mënyrën se si do të kryhet shpërndarja e tyre. “Një vendim i rëndësishëm, hapja e rrugës së shpronësimit me shkëmbim në Vorë me qëllim rindërtimin. Një vendim i rëndësishëm i kaluar në mbledhje e sotme për zonat e dëmtuara nga tërmeti, si do shpërndahen njësitë individuale…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti ka reaguar për aksionin kundër krimit zhvilluar në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës, ku mbetën të lënduar gjashtë persona.Kurti shprehet aksioni është zhvilluar në kuadër të luftës së kontrabandës, ndërsa sqaron se hetimet janë kryer me urdhër të lëshuar nga prokuroritë. Ai thotë se  tashmë aksioni ka përfunduar dhe i bën thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë. Reagimi i plotë: Aksion i Policisë kundër krimit…

Lexo më Shumë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Blic”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, ndërsa në pranga ka rënë një 18-vjeçar. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. C., banues në Shakllnur të Durrësit. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, të riut iu gjet një pistoletë sportive. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra automatiku me fishekë luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar koncept dokumentin për vetting-un në drejtësi përmes së cilit synohet të forcohet sundimi i ligjit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vendin më së shumti e ka dëmtuar mungesa e drejtësisë dhe se “lirinë e fituar duhet ta institucionalizojmë përmes drejtësisë”. Vetting-u është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndikimin e krimit të organizuar, politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë. “Gjyqësori duhet të jetë i pavarur, jo vetëm…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka nisur një operacion kundër mallrave të kontrabanduara. Aksioni aktualisht është duke u zhvilluar në Zveçan, ku siç raportohet situata është e tensionuar siç ishte më herët edhe në veri të Mitrovicës. Qytetarët serb kanë bllokuar rrugët në këtë komunë, ndërkaq policia është duke përdorur gaz lotsjellës. Policia është sulmuar edhe gjatë aksionit në veri të Mitrovicës.Sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, Zllatan Ellek gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë kundërshtuar aksionin policor. Ai nuk specifikoi për çfarë lëndimesh bëhet fjalë sepse sipas tij, “pacientët…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion në disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veriore, ku është goditur rrjeti i kontrabandës. Serbët lokalë në veri të Mitrovicës kanë hedhur gurë në drejtim të policisë së Kosovës, kundër aksionit. Ata kanë bllokuar rrugët, duke vendosur edhe kamionët. Sipas pamjeve që kanë rrjedhur në rrjetet sociale, një veturë tashmë është djegur. Policia ka përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e serbëve që po i sulmonin me gurë. Mëngjesin e sotëm është dëgjuar edhe sirena e emergjencave në këtë…

Lexo më Shumë

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, njëkohësisht kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik është larguar nga mbledhja e sotme ku po raportonte Ministrja e Arsimit Evis Kushi. Ai ka kërkuar ndjesë për shkak të gjendjes shëndetësore, duke ia kaluar drejtimin e mbledhjes nënkryetarit, deputetit socialist Petro Koçi. “Për arsye shëndetësore e kam të pamundur të rri më gjatë”, tha ndër të tjera Gjekmarkaj, i cili ka qëndruar gjatë gjithë kohës me maskë në mbledhje. Në një komunikim , Gjekmarkaj tha se bëhet fjalë për një gjendje helmimi ushqimor dhe nuk ka lidhje me COVID.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se gjatë javës së ardhshme pritet të fillojë testimi ndaj Covid 19 i 8.200 nxënësve në shkollat ​​fillore dhe të mesme, shkruan Alsat. Filipçe tha se për realizimin e skriningut do të kërkohet leje nga prindërit e nxënësve që do të testohen. – Advertisements – “Metodologjia është gati. Prej nesër do të nisim të kërkojmë…së bashku me Ministrinë e Arsimit pajtueshmëri me shkrim nga prindërit sipas metodologjisë. Unë besoj se kjo do të sigurohet deri në fund të javës ose në fillim të javës tjetër, që gjatë javës së ardhshme praktikisht edhe të…

Lexo më Shumë

Ministria e për Europën dhe Punët e Jashtme ,ka dhënë informacion për qytetarët që duan të hyjnë në Republikën e Kosovës. Sipas njoftimit bëhet me dije se nga data 13 tetor, qytetarët duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi, dëshmi që e kanë kaluar COVID ose test PCR të lëshuar në jo më pak se 21 ditë dhe jo më vonë se 180 ditë. Ndërkohë nga këto rregulla përjashtohen persona të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tri orësh me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do…

Lexo më Shumë