Deputeti i Partisë Demokratike dhe Sekretari i Grupit Parlamentar Arbi Agalliu, ka akuzuar qeverinë se po ia faturon tregjeve ndërkombëtare krizën të cilën flet çdo ditë. Sipas tij kjo është një krizë korrupsioni që i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE. Në përgjigje të deklaratave të ministrit Ahmetaj pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, Agalliu tha se asnjë nuk përmendi se çfarë do te ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh. Ai shprehet se është e pashmangshme nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor…
Author: almakos
Nëse çmimi në bursa në janar do të jetë 150 euro për megavat orë, atëherë faturat e energjisë elektrike të qytetarëve me siguri do të dyfishohen. Profesori Anton Çaushevski nuk dëshiron të shkaktojë panik te qytetarët, por thotë se përveç çmimit në bursa, çmimi përfundimtar që do ta paguajnë amvisëritë do të varet edhe nga faktorë të tjerë, siç janë kostot e kompanive të energjisë, të cilat sipas tij tani do të jenë shumë të larta. Me importin e njoftuar të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike, profesori beson se efekti do të jetë minimal, dhe në të njëjtën kohë…
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar dhënien e mësimit në një lokal dasmash në Vlorë. Ajo ka postuar një video nga një lokal në Babice të Vlorës ku shihen fëmijë që bëjnë mësim. Ajo shkruan se kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë së Edi Ramës ndërsa akuzon ministren e Arsimit se e ka mohuar si fakt. “Mësimi ne lokal dasmash nuk eshte montazh. Është fytyra e qeverise se Ramës me shkollat dhe arsimin në vend. Ministrja e mohon, Petro ulëret si kapter për ta mbrojtur dhe mendon si mund të intimidoj opoziten! Ja video faktike e mësimit…
Agjencia për Kadastër dhe Patundshmëri pranon defektet dhe problemet e shkaktuara te banorët e Radishanit, të cilët një ditë më parë u ankuan para kamerës sonë për zhvendosje kufijsh në fletëpronësitë e tyre. Në një reagim me shkrim, Kadastra thekson se korrigjimet mund të bëhet nga vetë qytetarët, duke paraqitur kërkesa individuale pranë zyrave të saj, duke shfrytëzuar nenet 2011 dhe 2012 të Ligjit për Kadastër dhe Patundshmëri. – Advertisements – Kadastra “Nëse pjesa e tokës së përbashkët në pronësi, në të cilën përfshihen fqinjët, nuk tejkalon 5% nga sipërfaqja e të gjithë parcelës, e cila del si rezultat i…
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë një person ka humbur jetën nga koronavirusi.Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se nga 2.526 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ndërsa, në 24 orë janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 156.448 persona.Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 1.043. Njoftimi: 13 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.947 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.476.104 doza të…
Emisioni “Jeta pa filtër” më autore psikologen, Ervisa Lula, filloi këtë të mërkurë sezonin e ri në televizionin “News24”. Stafi ka udhëtuar drejt zonës së Mokrës për të sjellë një histori krejtësisht të veçantë, atë të Xhevit Hykos. Ai është afro 80 vjeç , ka punuar gjithë jetën e tij si kovaç dhe mullixhi, por “profesioni” që e bëri të famshëm është ai i mblesit. Ai kujton se që në fillim e kishte pasion të bashkonte çifte. “E kam nisur me një histori që u prish, me kalimin e kohës më hyri në gjak kjo punë. Më përpara ishte ndryshe shikonin fisin e rrjetin…
Edhe pse duhej të niste këtë javë, skriningu në shkollat fillore dhe të mesme për kovid-19 do të fillojë javën e ardhshme. Vonesa, sipas ministrit të Shëndetësisë vjen pasi analiza e përfshirjes së nxënësve në testim ka zgjatur më shumë se sa parashikohej. Skriningu realizohet për t’u parë nëse në mesin e nxënësve ka raste asimptomatike si dhe nëse virusi shpërndahet brenda shkollave. Që kjo gjë të shihet në afat të më shkurtër, Filipçe apeloi deri te prindërit që të shprehin pajtueshmëri për testimin e fëmijëve të tyre. – Advertisements – Marrë parasysh se metodologjia është gati, nga nesër së…
Gjatë një operacioni të zhvilluar ditën e sotme në Mat për goditjen e aktiviteteve kriminale, policia ka sekuestruar 1.1 kg kanabis dhe një armë zjarri automatik. Uniformat blu bëjnë me dije se është shpallur në kërkim poseduesi i tyre, 33-vjeçari Gj.D. Autoritetet bëjnë me dije se po punohet intensivisht për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tij. Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme. Mat-Informacion Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet 1.1 kg lëndë narkotike canabis sattiva dhe…
Pesë persona të arrestuar për protesta e dhunshme në Reçicë të Vogël në Tetovë me 17 shtatorë, sot janë dënuar me një vit burg me kusht nga Gjykata Themelore në Tetovë, të njëjtit lihen në liri, përcjell Alsat. Të akuzuarit Blerim Ahmeti, Naser Beluli, Arjan Sherifi, Xhemal Sadiki dhe Veton Aliti janë dënuar për kryerjen e veprës “sulm ndaj personit zyrtarë”. – Advertisements – “Të pandehurit kanë pranuar fajin ndërsa gjykata i dënoi ata me një vit burg me kusht, nëse ata e kryejnë veprën përsëri në tre vitet e ardhshme. Në të njëjtën kohë, gjykata hoqi masën e paraburgimit,…
Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell iu është bashkuar reagimeve në lidhje me incidentet e sotme në veri të Mitrovicës, ku Policia e Kosovës po zhvillonte një aksion kundër kontrabandës së mallrave. Borrell përmes një reagimi në Twitter ka shkruar se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. “Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin…
Falë ndihmës së qeverisë së Katarit, por edhe donacionit të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, çeli dyert çerdhja dhe kopshti i Katarit “Sunny Hill”, i cili më pak se dy vite më parë u shkatërrua nga tërmeti tragjik. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali Bin Hamad Al Marri, përuruan kopshtin në zonën e ish-Bllokut, vepër e cila u realizua falë grantit prej 5 milion dollarësh për financimin e projekteve të rikonstruksionit të tre institucioneve arsimore në Tiranë. Duke falenderuar miqtë e Katarit për ndihmën bujare, por dhe këngëtaren Dua…
Nëpunësit e policisë dje në hyrje të Gjevgjelisë, në pikën kufitare “Bogorodicë” e kanë privuar nga liria M.A (47) nga Republika e Serbisë, për shkak të transportimit të emigrantëve. – Advertisements – Siç informojnë nga MPB-ja, në makinën “Shkoda Superb” me targa serbe, të cilën e ka drejtuar, ka transportuar dy emigrantë – A.J. (30) nga India dhe M.M (29) nga Pakistani. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa M.A u është dorëzuar nëpunësve të policisë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Jug. Emigrantët janë vendosur në Qendrën Transitore “Vinojug” në Gjevgjeli për procedurë të mëtejshme.

