“Ne e kemi nisur pastrimin tonë. Unë nuk pështy mbi 16 vite partneritet më Sali Berishën. Nuk përshty. S’kam ndërmend që të bëhem pjesë e procesit që kaq shumë të pëlqen ty, të eksiton. Të këtij procesi të përbaltjet, të llumit dhe gënjeshtrave. Pyes veten time se çfarë duhet të bëjë që PD të bëhet sërish valvova dhe zemra e shpresës, jo thjesht për demokratët, po të paktën për atë 61 mijë shqiptarët që na votuan në 2. Ajo rrugë ka nisur. Fatkeqësisht ajo rrugë të merr dhe ty tatëposhtë dhe s’ka fuqi që ë ndalë. Me sjellje blasfemuese, s’ka…
Author: almakos
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza japin informacione për shiu që po bie në të gjithë territorin e vendit, e sidomos në vendet e larta malore, ku janë regjistruar edhe reshje të borës, përcjell Alsat. Nga QMK thonë se reshje bore ka pasur në pjesët malore, në perëndim dhe dhe verilindje të vendit, respektivisht në vendet me lartësi mbi 1.000 metra mbi nivelin e detit. – Advertisements – “Në disa rrugë është ndaluar qarkullimi për automjetet e rënda, siç është pjesa Mavrovë – Dibër, rruga “Strazhë”, ndërsa në pjesën nga Kriva Pallanka rreth tre deri në pesë kilometra larg vendkalimit…
Rama, gjatë fjalës në Kuvend foli për krizën energjetike. Ai tha se Shqipëria blen energji elektrike në pikun e thatësirës, ndërsa shtoi se e shet më lirë në kohën e rrebesheve, për shkak se nuk ka kapacitet mbajtës. Ai nënvizoi gjithashtu, se me ndërtimin e Skavicës, kapacitetet mbajtëse do të jenë të nevojshme për konsumin e përgjithshëm të vendit. Sakaq, Rama paralajmëroi se veç dronëve do të ketë në Shqipëri edhe 2 satelitë, që do të monitorojnë vendin dhe do të evidentojnë krimet brenda territorit tonë. “Shqipëria sot nuk është në atë gjendjen që ishte para se ju të largoheshit,…
Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda 48 orëve janë vaksinuar 9.307 qytetarë, 1.830 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë ndërsa 7.281 të tjerë kanë pranuar dozën e dytë, përcjell Alsat. Numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 797.214, ndërkaq janë rivaksinuar 756.176 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë njofton se dozën e tretë të vaksinës e kanë pranuar gjithsej 982 qytetarë. – Advertisements – “Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë të vaksinuar, ndërsa 35% e popullsisë në vend kanë marrë dy doza vaksine”, shtojnë nga Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri një i Qeverisë, Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me një përgjigje ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, pas përplasjeve të këtij të fundit me deputetin socialist, Eduard Shalsi, teksa e cilësoi këtë të fundit “plehrë, fundërrinë…”. “Së pari, një shprehje keqardhje për atë lokorenë, në vend të mirëmëngjesit. Pas ardhjes i fundit këtu, z. Lulzim, dhe ta kam thënë disa herë publikisht, por edhe personalisht, mos imito ato të foltores, sepse origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja. Sa më shumë klith, si ai i foltores, aq më shumë dukesh personazhi i qajtores. Një burrë…
Për zgjedhjet lokale 2021 që do të mbahen të dielën janë akredituar gjithsejtë 1045 vëzhgues vendor dhe të huaj si dhe përkthyes. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) zgjedhjet do ti monitorojnë 714 vëzhgues vendor. Janë akredituar 512 vëzhgues të Asociacionit qytetar AKCIOS 2017 Shkup, 190 të Shoqatës CIVIL si dhe 12 vëzhgues të Institutit për Strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare Ohër-Shkup. – Advertisements – Nga KSHZ-ja gjithashtu njoftojnë se janë akredituar edhe 219 vëzhgues të huaj dhe 40 përkthyes.
Është rrezuar kërkesa nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) për pezullimin dhe shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla me dy vite burg. Lajmi bëhet i ditur për “News 24”” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila thekson se kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit ishte bërë nga avokati i ish-kryeprokurorit, për shkak të gjendjes shëndetësore të këtij të fundit.
Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20:00 në hyrje të fshatit Bogorodicë të Gjevgjelisë, policia ka privuar nga liria 42 vjeçarin Z.L. nga Shkupi. Gjatë kontrollit të makinës “Pezho’, me targa të Shkupit të cilën e ka drejtuar personi në fjalë, janë gjetur 3 persona, migrantë nga Kuba. – Advertisements – Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa migrantët janë dërguar në “Qendrën transitore” në Gjevgjeli. 42 vjeçari Z.L. është arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.
Policia e Tiranes ka zbardhur ngjarjen që ndodhi pasditen e djeshme te zona e ish-Parkut të Autobusëve ku mbetën të plagosur 27-vjeçari Aleksandër Nikolli dhe 25-vjeçari Xhulio Vela. “News 24” raporton se të arrestuarit janë Farjon Palushi 27 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” e akuzohet veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Daniel Manushi 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. Si dhe u shpall në kërkim si autor i tretë i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Islam Xhatani, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij në Samitin Ekonomik në Shkup tha se vendet e Ballkanit Perëndimorë duhet të ballafaqohen me të kaluarën, në mënyrë që të ndërtojnë të ardhmen, shkruan Alsat. Kurti tha se pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Evropian është ndërtuar në fondamentet e përgjegjësisë, dhe se vendet e Ballkanit Perëndimorë duhet të ndjekin këtë shembull. – Advertisements – “E gjithë ajo gjakderdhje, spastrim etnik dhe gjenocid, i kryer në vitet e 90-ta, pa përgjegjësi ose pendim nga agresori. Kjo është gabim. Nëse nuk ndjen faj dhe përgjegjësi për atë çfarë ka ndodhur,do ta…
Aktualisht në Kosovë regjistrohen 1,043 raste aktive. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, duke iu referuar të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156,448, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,973 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.947 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.476.104 doza të vaksinës. Deri më sot 648.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, duke nisur që nga ora 10:00 e paradites. Në rend dite, janë parashikuar disa pika për t’u hedhur për votim. Ndër to, është parashikuar miratimi i dekretit të Presidentit të Republikës, për “menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, do të votohet projektvendimi për ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e keqpërdorimit të burimeve të administratës shtetërore, si dhe të asgjësimit të kufirit midis shtetit dhe partisë Socialiste në pushtet për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Sakaq do të votohet dhe për ngritjen e komisionit hetimor lidhur…

