Është rrezuar kërkesa nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) për pezullimin dhe shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla me dy vite burg.
Lajmi bëhet i ditur për “News 24”” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila thekson se kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit ishte bërë nga avokati i ish-kryeprokurorit, për shkak të gjendjes shëndetësore të këtij të fundit.



