Author: almakos

Autoritetet dhe Rregullatori nuk pajtohen me pretendimet e ekspertëve, se nga janari çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë do të rritet. Kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimovski, parashikimet e ekspertëve të energjetikës, i cilëson si përhapje të panikut të transmetuar nga mediat. Ai pretendon se nuk do të ketë goditje çmimi, dhe se pas janarit energjia elektrike nuk do të rritet në mënyrë dramatike. – Advertisements –  “Tani ka shumë gjuetarë në errësirë ​​që spekulojnë. Një nga spekulimet që kam lexuar është se çmimi për amvisëritë do të rritet për 50 për qind. Do ju kisha lutur si publik,…

Lexo më Shumë

Pesë persona janë arrestuar në Pukë gjatë një operacioni antidrogë, teksa janë sekuestruar 25 kilogramë cannabis sativa në proces tharjeje. Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit Pukë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antikanabis të koduar “Ars”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga  2900 teste të kryera janë regjistruar 421 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 211 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 395  pacientë, përcjell Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 195.963 raste, prej të cilëve 182.473 janë shëruar, kurse 6.888 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 6.602raste aktive me virusin korona. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Departamenti i Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, ushtroi një auditim me temë “Efektiviteti i menaxhimit të situatës pandemike Covid-19” në subjektet Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Institutin e Shëndetit Publik. Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të auditimit të ka dalë në mesazhin e auditimit se kapacitetet spitalore rajonale ishin të pamjaftueshme, fondet financiare të pamjaftueshme, vonesa dhe parregullsi në kryerjen e testimeve duke konkluduar se menaxhimi i situatës nga sistemi ynë shëndetësor nuk ishte shumë efektiv. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me institucionet…

Lexo më Shumë

Pas ngjarjes tragjike ku jetën e humbën dy alpinistë, Këshilli i qytetit në seancë të jashtëzakonshme ditën e sotme e shpalli ditë zije. Flamujt në qytet u ulën në gjysmë shtizë për nder të Zoran Majstorovski, kryetar i klubit alpinist “Plloça” dhe Dragan Stanishkov, anëtarë i klubit të cilët tragjikisht humbën jetën në xeheroren Buçim. – Advertisements – https://www.youtube.com/watch?v=qLT9fPX1HDg&feature=youtu.be “Kështu duket nga jashtë miniera Buçim, ku dje humbën jetën dy alpinistë të moshës 20 dhe 45 vjeçare. Ata ishin të angazhuar privatisht për kryerjen e shërbimeve të veçanta, respektivisht pastrimin e silosëve në minierën e lartë 25 metra që ishin…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 2,332 teste prej të cilëve 31 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.Ndërkohë nuk është shënuar asnjë viktimë. Autoritet shëndetësore njoftojnë se sot janë shëruar 150 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 156.598. Sakaq numri i rasteve aktivë në total është 924. Njoftimi: 14 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të…

Lexo më Shumë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 52-vjeçar pasi i janë gjetur në banesë dy granata luftarake. Sipas burimeve zyrtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që mbajnë sende të kundraligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në fshatin Kallmet, Lezhë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.K. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata luftarake me ndezës të montuar.Në përfundim të veprimeve, specialistët bënë arrestimin në…

Lexo më Shumë

Ministri alternativ për punë të jashtme i Greqisë Militadis Varviciotis tha se konferenca ndërqeveritare për nisjen e bisedimeve me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të thirret menjëherë. Zv. kryeministri Dimitrov tha se takimi me zyrtarin e lartë grek është sinjal i qartë se Greqia mbështet integrimin e vendit tonë në BE. – Advertisements – “Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor për ne është politikë kombëtare të cilën e zbatojmë tashmë dy dekada. Mendoj se hapat e BE-së në këtë drejtim duhet të jenë të shpejtë dhe vendimtar. Vlerësojmë se menjëherë duhet të thirret mbledhja ndërqeveritare për Maqedoninë e…

Lexo më Shumë

Tre persona janë vënë nën prangat e policisë së Korçës dhe një tjetër është shpallur në kërkim. U arrestua shtetasi F.B., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij, shtetasin Sh.B. Ndërkaq, u vu në pranga një 53-vjeçar, i cili duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me murin rrethues të një objekti duke shkaktuar dëme materiale dhe pas kontrollit rezultoi se shtetasi S.Sh., ishte në gjendje të dehur. Po ashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Z., dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, pasi vodhën një objekt antik prej…

Lexo më Shumë

Një bashkëpunim më i madh mes vendeve të Ballkanit Perëndimor do ta përshpejtonte zhvillimin dhe eurointegrimin e tyre. Këtë mesazh e dhanë pjesëmarrësit në Samitin Ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Zaev deklaroi se dialogu dhe marrëveshjet janë dëshmuar si zgjidhje në shumë raste dhe shpreson kjo të ndodhë edhe në rastin me Bullgarinë. – Advertisements – Mendoj se shanset pas zgjedhjeve në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut do të rriten për 50%. Madje nuk është patjetër as të ketë qeveri por vetëm të ketë konfirmim se së shpejti nuk do të kenë zgjedhje të tjera. Politikanët janë shumë specifikë.…

Lexo më Shumë

Teksa ditën e diel do të mbahen zgjedhjet lokale në tërë territorin e Kosovës, përfshirë këtu edhe komunat në veri të vendit, pikëpyetje ngrihen sa i takon çështjes së sigurisë. E duke pasur parasysh situatën në veri të vendit javëve të fundit, e sidomos pas zhvillimeve të djeshme, kërkohet që të ketë masa shtesë të sigurisë në këtë pjesë në ditën e votimit. Kështu është shprehur për Telegrafin, eksperti i sigurisë, Ramadan Qehaja. Ai tha se gjatë aksionit të djeshëm, shteti i Kosovës bëri një veprim të drejtë. “Zhvillimet e ditës së djeshme në pjesën veriore të vendit tonë, ishin…

Lexo më Shumë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi dyshohet se fshihte një mjet lundrues, me qëllim trafikimin e tij. Në pranga ka rënë shtetasi A. M., si dhe është sekuestruar mjeti lundrues me gjatësi 11 metra, pa motorë, i cili nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se ishte prodhuar nga kantieri i shtetasit A. M., si dhe ishte magazinuar aty prej tij. Njoftimi i policisë: Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve…

Lexo më Shumë