Author: almakos

Policia e Vlorës ka sekuestruar 5.4 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe ka arrestuar një 25-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike në banesë, kanë organizuar punën, duke ushtruar kontroll në banesën e shtetasit T. M., në fshatin Bashaj, Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 5.4 kg lëndë narkotike të dyshuar…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë (MSH), nënshkroi marrëveshje për furnizimin e 40.000 dozave të vaksinave kundër gripit sezonal. Qasja dhe dërgesa e vaksinave varet prej prodhuesve. Këtë për MIA-n e thanë nga Ministria e Shëndetësisë prej ku theksojnë se me kohë e kanë zbatuar furnizimin e vaksinave për gripin sezonal. – Advertisements – “Qytetarët të cilët janë vaksinuar me vaksinë kundër Kovid-19, në afat prej dy ditësh, gjegjësisht 14 ditë pas dozës së dytë, mund të vaksinohen me vaksinë kundër gripit sezonal – është rekomandimi i Komisionit për imunizim”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës vendosi ekstradimin e amerikano-kanadezes Lyda Jolanda Harris, e vënë në pranga në gusht të këtij viti.Ka qenë vetë shtetasja amerikano-kanadeze që nëpërmjet avokatit Arben Prenga, kërkoi ekstradimin e drejtpërdrejt. Ajo akuzohet për mashtrim nga autoritetet amerikane dhe është ndaluar në Shqipëri vetëm pak para se të largohej në drejtim të Gjermanisë. Sipas hetimeve, Harris është e përfshirë në skemë mashtrimi të qytetarëve, duke i kërkuar vlera monetare me pretendimin se do ndihmonin të afërm të tyre të sëmurë. Në dosjen hetimore kundër gruas thuhet se skema e mashtrimit përgjithësisht fillon me një telefonatë ndaj të moshuarve amerikanë,…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme (15-tetor) në orën 23:45, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 43-vjeçarin B.F. nga Gostivari, i cili një orë më parë kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 45-vjeçare dhe vajzën e tyre. Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë adekuate sipas nenit 130 paragrafi 2 të Kodit Penal. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka arrestuar në dalje të Kamzës një 32-vjeçar, i cili është kapur duke transportuar me mjetin e tij 4 emigrantë të parregullt. Në pranga ka rënë i riu E. Sh., i cili i kishte marrë emigrantët në Pogradec me destinacion  Shkodër, me qëllim kalimin për në Malin e Zi me destinacion përfundimtar Italinë. Gjithashtu, gjatë një aksioni të fundit, janë arrestuar në kryeqytet edhe disa shtetas të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore bënë arrestimin…

Lexo më Shumë

Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive) në Kosovë, nga dita e sotme, nuk ka asnjë pacientë të shtruar me COVID-19.Katër pacientët e fundit që kishte kjo njësi, janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive. Ndërkaq, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), po trajtohen 87 pacientë, prej tyre 48 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore. Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 17 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19 Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë Spitali i Prizrenit, 5 pacientë Spitali i Gjakovës, 5…

Lexo më Shumë

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Smart”, për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore. Një 31-vjeçar nga Fieri është arrestuar, teksa policia ka proceduar penalisht porositësin e mallit. Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se një shtetas po transportonte medikamente mjekësore dhe sende të tjera të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar të koduar “Smart”, në kuadër të të cilit u arrestua në…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (14.010.2021) policia ka privuar nga liria 67 vjeçarin K.N. nga Manastiri. Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në rrugën “Ilindenska” në Manastir, janë gjetur dhe konfiskuar marijuhanë, tableti, dy pushkë gjuetie, pistoletë dhe disa plumba. – Advertisements – Nga MPB-ja njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit në fjalë do të ngritët padi adekuate.

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I alias I. M., 40 vjeç është arrestuar nga uniformat blu teksa ishte duke lëvizur me makinë. Gjykata e Salernos në Itali, ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për 40-vjeçarin, pasi akuzohet për “pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale në Itali është 20 vite, njofton policia. Sakaq, pritet ekstradimi i tij drejt shtetit fqinj, për veprime të më tejshme. Njoftimi i policisë:Tiranë Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet provizorisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë,…

Lexo më Shumë

Këtë mëngjes, në orën 6:30, pranë fabrikës “Kromberg dhe Schubert”, ndodhi një aksident trafiku, ku u përmbys autobusi me punonjës. Këto janë njohuritë fillestare të policisë së Manastirit, ku ata konfirmojnë ngjarjen dhe thonë se pesë persona janë plagosur gjatë aksidentit, por se janë jashtë rrezikut të jetës. Informacion më të detajuar gjatë ditës. – Advertisements – (Foto: apla.mk)

Lexo më Shumë

Policia e Vlorës ka arrestuar dy zyrtarë publikë me akuzën për falsifikim dokumentesh gjatë operacionit të koduar “Formulari”. Në pranga dhe një 51-vjeçar nga Himara. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale e falsifikimit të dokumentave dhe Shpërdorimit të detyrës nga persona që ushtrojnë funksion publik, pas një hetimi disa mujor, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Formulari”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve: -Bardhyl Gjika, 60 vjeç, banues në Vlorë.-K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë.-S.…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (14.10.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar 68 gjoba, prej të cilave 12 pa patentë shoferi, 5 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 39 për parkim të parregullt. – Advertisements –

Lexo më Shumë