Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Astir, ku si pasojë e zjarrit të rënë në një apartament, një grua është hedhur nga kati i tretë dhe ka ndërruar jetë. Sipas dëshmisë së banorëve të pallatit, dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme, pasi djali i viktimës, Klodjan Osmenaj ka probleme të shëndetit mendor dhe se ai bënte shpesh herë sjellje agresive. Sipas tyre, mbrëmjen e kaluar në këtë shtëpi janë dëgjuar debate me zë të lartë. Bezat raporton se ka dyshime që zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht nga i biri i Hava Osmenaj, viktimës,…
Author: almakos
Ilustrim Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftojnë se nga ora 8 e mëngjesit të sotëm është mbyllur aksi rrugorë Dibër-Mavrovë, tek “Kosovrasti”, përcjell Alsat. Sipas LAMM rruga është mbyllur pasi është hapur një gropë me thellësi prej 10 metrave, ndërkaq komunikacioni për në Dibër po zhvillohet përmes Strugës. – Advertisements – Nga LAMM thonë se trafiku në rrugët shtetërore mëngjesin e sotëm po zhvillohet në rrugë me lagështi, me intensitet të moderuar në rrugët jashtë zonave urbane. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Lidhja Auto Moto e…
Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në bazë të dispozitave nga Kodi Zgjedhor i obligon të gjithë kryetarët e komunave të organizojnë dezinfektim të të gjitha vendvotimeve në objektet për votim. – Advertisements – Për këtë obligim ligjor, KSHZ disa herë, me shkrim i ka njoftuar njësitë e vetëqeverisjes lokale, me qëllim të respektimit të protokolleve shëndetësore për zbatimin e zgjedhjeve, për shkak të mbrojtjes së shëndetit të organeve zgjedhore, votuesve dhe nxënësve.
Policia e Kavajës ka dalë me informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qerret, ku u gjetën të vdekur katër turistë. Sipas njoftimit të policisë, katër rusët dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë në dhomën e saunës së një hoteli..Dy gra dhe dy burra, me inicialet dhe moshat K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç., janë gjetur të pajetë në ambientet e një dhome saune në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë. Dosja.al ka raportuar e…
Dy doza të vaksinës anti-covid mund të mos mjaftojnë. Ndaj edhe aplikimi i të tretës po shihet si e nevojshme tek një kategori e caktuar për forcimin e sistemit imunitar ndaj koronavirusit, gjë që tashmë, disa vende të avancuara veçse e kanë nisur këtë proces. Sipas mjekut-hulumtues Arbër Shehu në Universitetin John Hopkins, pas 6 deri në 8 muaj që nga marrja e dy dozave, mund të mirret edhe e treta. Mirëpo jo tek të gjithë, vetëm të disa kategori të caktuara siç janë të moshuarit mbi 65 vjeç, ata me imunitet të dobësuar si dhe rekomandohet që një dozë…
Teksa nuk na ndajnë shumë nga zgjedhjet lokale të Kosovës, qeveria ka marrë vendim që të lejojë qarkullimin edhe gjatë orës policore për personat që janë të angazhuar zyrtarisht në organizimin e këtij procesi. Zgjedhjet lokale do të mbahen të dielën, në 17 tetor. Vendimi i u mor në mbledhjen e mbajtur në formë elektronike. Ky vendim është plotësim-ndryshimi i pikës së 15-të të vendimit të datës 24 shtator për masat e përgjithshme dhe të veçanta kundër COVID-19. “Kufizimi i qarkullimit nuk do të vlejë për personat e angazhuar zyrtarisht për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nga ora 22:00…
Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare ish-atleti shqiptar Suat Jegeni. Ai ishte ndër të parët atletë shqiptare dhe një maratonomak. Suat Jegeni lindi më 25 mars 1942 në një familje patriotike. Gjyshi i tij ishte vëllai i vogël i vëllezërve A.S.N Frashëri dhe gjyshja motra e firmëtarëve të pavarësisë Toptani. Emri i tij është ai i profesionistit dhe në 10 garëshin e parë në Shqipëri. Që në vitin e parë të pjesëmarrjes së tij në këtë garë ai do të arrijë të shpallet kampion i Shqipërisë, madje do të arrijë të vendosë dhe rekordin kombëtar, që do të ishte vetëm…
“Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur sot në qytetin e Korçës. Gjatë fjalës së tij ish-kreu i PD-së nuk i kurseu sulmet për qeverinë “Rama”, ndërsa nënvizoi disa nga ato që ai i cilëson dështime. Berisha që në hyrje të fjalimit të tij u ndal te nisma ‘Ballkani i Hapur’, ndërsa shtoi se ky është një plan i Vuçiç për të vendosur hegjemoni në vendet e Ballkanit. Sipas Berishës në këto 8 vite qeverisje, Shqipëria ka bërë vetëm hapa pas dhe se me Ramën kryeministër po shkojmë drejt bllokimit përfundimtar të procesit të integrimit. Mes të tjerash Berisha bëri…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë ata qytetarë që zotërojnë një leje drejtimi. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë theksoi se duke nisur nga nëntori i këtij viti, tarifat për patentat që do të rinovohen, do të pësojnë ulje drastike. Kështu çmimi i tyre do të jetë nga 35 mijë lekë, në 20 të vjetra. “LAJM I MIRË nga DPSHTRR Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin ( me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat. Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do…
Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin i tha Këshillit të Sigurimit se ka pasur mungesë komunikimi nga ana e Prishtinës për aksionin në veri për të zbatuar vendimin e reciprocitetit për targa në fund të muajit shtator. Sipas tij, komunitetit ndërkombëtar dhe KFOR-it si mekanizëm për ruajtjen e paqes, nuk iu kishte dhënë njoftim paraprak për aksionin e policisë. “Kam ngritur zërin kundër veprimeve të njëanshme dhe që të mirren hapa të menjëhershëm në uljen e tensioneve dhe përfshirjen në dialog”, tha Tanin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit e cila po i zhvillon…
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin për marrëveshjen me Pfizer për furnizimin me vaksina anti-covid. Marrëveshja në fjalë mes kompanisë Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, parashikon blerjen e 500 mijë vaksinave DEKRET PËR SHPALLJE LIGJI Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës, DekretojShpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes…
SPAK ka sekuestruar kompaninë “Alba Exotic Fruit”, e cila akuzohet për trafik droge. Kjo pasi u evidentuan 5 raste të trafikut të drogës në kontejnerët me fruta ekzotike që ishin porositur nga kompania në fjalë, ndërkohë që u zbuluan sasi të ndryshme kokaine. NJOFTIMI I SPAK Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për procedimin penal nr.207/2021, regjistruar për veprat penale, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim të veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht…

