Author: almakos

Në zgjedhjet e shtata me radhë, përveç të burgosurve, ndër të parët që votuan ishin të sëmurët, të infektuarit me kovid 19, si dhe ata që janë në izolim për shkak të kontaktit me person të infektuar me koronavirus. Anëtarët e këshillave zgjedhor dolën në terren, për të mundësuar që njerëzit e sëmurë dhe të plogësht ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar nga shtëpia. – Advertisements – Anëtarët e këshillit zgjedhor sot kishin për detyrë të vizitonin 7,921 persona në të gjithë vendin të cilët janë të sëmurë dhe të pafuqishëm. Ndërsa mjekët, që janë një komision…

Lexo më Shumë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, beson është e mundur një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë, por thotë se për këtë duhen udhëheqës të guximshëm dhe me vizion. Ajo thotë se, si kryeministre, nuk do ta nënshkruante njohjen e pavarësinë e Kosovës. Sipas mediave serbe kryeministrja u pyet nëse do të nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke u përgjigj shkurt: “Jo”.Sipas saj në këtë fazë, BE dhe SHBA nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës. Brnabiç theksoi se Serbia është…

Lexo më Shumë

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka fajësuar liderin e UNMIK për dhunën e disa ditëve më parë në veri të Kosovës. Sipas tij UNMIK -u është një humbje e dollarëve të taksave amerikane dhe duhet të reformohet ose të përfundojë njëherë e mirë. Më tej ai thotë se se kjo dhunë nuk do të kishte ndodhur nëse Donald Trump dhe ekipi i tij do të ishin ende në detyrë. “Lideri i @UNMIKosovo fajëson komunikimin e dobët, BE, @vonderleyen, dhe NATO për dhunën e ditëve të fundit. Por është ai që është joefektiv dhe i ngadalshëm. UNMIK -u është…

Lexo më Shumë

Është ulur ndjeshëm numri i viktimave me Covid-19 në vend. Gjatë 24 orëve të fundit 3 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin nga 9 që ishin një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë  bën me dije po ashtu se 428 qytetarë janë infektuar. Njoftimi  Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet…

Lexo më Shumë

Një 62-vjeçar, banor i Shkupit është arrestuar mëngjesin e sotëm, përcjell Alsat. Arrestimi ka ndodhur rreth orës 7:50 në rrugën “23 tetori”. 62-vjeçari  dyshohet se ka vrarë nënën e tij 84-vjeçare në shtëpinë e saj në lagjen Aerodrom të Shkupit. – Advertisements – “Është privuar nga liria I.T. (62) nga Shkupi për shkak të dyshimit se këtë mëngjes, rreth orës 6:30, në shtëpinë e  tij, me një objekt të mprehtë i ka shkaktuar plagë me nënës së tij V.T. (84) nga Shkupi, pas çka ajo ka vdekur”, njoftoi Ministria e Brendshme.

Lexo më Shumë

Një automjet ka marrë flakë pasditen e sotme  teksa ishte në ecje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Sukthit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marre flakë mjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases Xh. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit. Durrës/Informacion paraprak Me datë 16.10.2021 rreth orës 16:30 në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Sukthit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka mar flakë mjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases Xh. K., nga…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pritën në takim një delegacion të Parlamentit Evropian të udhëhequr nga përfaqësuesja për Kosovën në parlament, Viola von Cramon. Liberalizimi i vizave për Kosovën,  zgjedhjet lokale që mbahen të dielën, operacioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe dialogu Kosovë-Serbi ishin disa nga temat kryesore të bisedës. Kurti falënderoi europarlamentarët për angazhimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës edhe tek pesë vendet mos njohëse, për përkrahjen dhe votimin për liberalizimin e vizave dhe për mbështetjen me vaksina përmes COVAX.…

Lexo më Shumë

Dezinfektimi i duarve, mbajtja e maskës dhe distanca do të jenë të detyrueshme të respektohen si nga ana e votuesve ashtu dhe nga ana e anëtarëve të këshillave zgjedhor komunal. Protokollet për parandalimin e përhapjes së virusit parashohin që votimi të kryhet me një stilograf, dhe i njëjti të dezinfektohet pas përdorimit të secilit votues. Gjatë inspektimit të ekipit të ALSAT në terren, vërejtëm se pjesë e materialeve zgjedhore ishin edhe maskat dhe dezinfektuesit. Mbajtja e dorezave ende nuk dihet nëse është e patjetërsueshme apo jo. – Advertisements – Meqë jemi në kushte pandemie, higjiena dhe mirëmbajtja e shkollave ku…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar si rezultat i një aksioni të policisë në Krujë . Mësohet se u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 29 vjeç, (baba e bir), banues në Bret, Krujë. Sipas policisë gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur rreth 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. DVP Durrës Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen rreth 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Arrestohet në flagrancë një shtetas, shpallet në kërkim një…

Lexo më Shumë

Shirat e dendur që kanë rënë në mënyrë intensive këto ditë do të jenë të mira për mbjelljen e vjeshtës, por jo edhe për vjeljen e frutave. Bujqit thonë se pas një thatësire të gjatë, reshjet janë gjithmonë të mira, por jo aq intensive sa ditët e fundit, që padyshim është pasojë e ndryshimeve klimatike. Mbjellja e vjeshtës e grurit dhe farërave të tjera do të presë derisa të pushojnë reshjet që toka të mund të përgatitet për mbjellje sepse në kushte të tilla është e pamundur të punohet me makineri bujqësore. – Advertisements – Sigurisht, reshjet janë të mirëseardhur,…

Lexo më Shumë

Duket se situata e Covid-19 në Kosovë tashmë prej ditësh po sheh përmirësime të dukshme. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Po ashtu pozitive është situata edhe për sa i përket fataliteteve ku asnjë qytetar nuk ka humbur jetën. Bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 7.726 doza të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.497.408 doza të vaksinës.

Lexo më Shumë