Author: almakos

Një 27-vjeçar është plagosur me thikë në Tropojë. Burime zyrtare nga policia bënë me e dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Bajram-Currit. Të njëjtat burime bënë me dije se shtetasi me inicialet B. M., 53 vjeç, banues në fshatin Dragobi, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gri. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë…

Lexo më Shumë

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka stepur qytetarët nga përgatitjet e zakonshme për sezonin e dimrit. Numri i atyre që mund të përballojnë blerjen e përbërësve për përgatitjen e ushqimeve dimërore si ajvarit, turshive apo të ngjashme, është ulur. Vet qytetarët thonë se sa i përket ajvarit, rritja e çmimit të specave të kuq që  janë ndër përbërësit kryesorë, dhe sidomos rritja prej rreth 40 denarë e çmimit të vajit, ka bërë që ata ta konsiderojnë ajvarin si një luks të stinës. – Advertisements – “Për Ajvar? 50 denarë  shesin. Të ju them të drejtën këtë vit është shumë…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vdekjen e 4 turistëve rusë në saunën e një hoteli në Qerret të Kavajës. Burime nga grupi hetimor thanë se ka dyshime se viktimat para se të hynin në saunën e hotelit kanë konsumuar sasi të madhe alkooli. Po ashtu, sipas burimeve është konstatuar se ata kishin kaluar në overdoze droge. Hetimet do të qartësojnë në vijim edhe se çfarë lloji droge kishin konsumuar si dhe dhe sasinë. Por, paraprakisht dyshohet të ketë qenë kokainë, sasia e të cilës mendohet të ketë kaluar në overdozë. Kujtojmë se 4 turistët, kishin lidhje…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar mesazheve ngushëlluese për ndarjen nga jeta të gazetarit Artjan Tepelena. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Basha thekson se koronavirusi e ndau dhimbshëm gazetarin nga familja, miqtë, kolegët, duke ndërprerë një karrierë të gjatë e të respektuar. MESAZHI I BASHËS Ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur, Artjan Tepelena! Koronavirusi e ndau dhimbshëm nga familja, miqtë, kolegët, duke ndërprerë një karrierë të gjatë e të respektuar. I jam pranë familjes, të afërmve dhe kolegëve gazetarë, që fatkeqësisht, për shkak të pandemisë kanë humbur miq e…

Lexo më Shumë

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike, dhe me vendim të gjykatësit paraprak, është shqiptuar paraburgim prej 8 ditëve për një 27-vjeçar nga Prilepi, i cili ka kërcënuar një kandidat për kryetar komune në Prilep si dhe familjen e tij, përcjell Alsat. Nga Prokuroria njoftojnë se kanë nisur procedurën ndaj të dyshuarit për kryerjen e veprës penale “kërcënim të sigurisë”, i cili mbrëmjen e djeshme është kapur në vendkalimin kufitar në Tabanoc. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 150.000 euro, në ngarkim të dy vëllezërve me precedent penal në fushën e krimeve ndaj jetës. Në vijim të punës gjurmuese për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”. Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në rajonin e Draçevës në Shkup, respektivisht në vendin e quajtur Axhevo janë vërejtur disa persona që kanë dhënë para në këmbim të votës, në prag të zgjedhjeve lokale, përcjell Alsat. Nga MPB thonë se personat në fjalë kanë shkelur nenin 162 nga Kodi Penal, respektivisht kanë kryer veprën penale “ryshfet në zgjedhje dhe votim”. – Advertisements – “Policia ka arrestuar katër persona, tek të cilët janë gjetur 121,000 denarë dhe 250 euro. Është njoftuar prokurori publik dhe pas marrjes së urdhrave nga gjykata janë kontrolluar shtëpitë e personave në fjalë, ndërkaq të…

Lexo më Shumë

4 turistët rusë të cilët ndërruan jetë një ditë më parë në saunën e hotel ‘Glorias’ në Qerret të Kavajës, prej një jave po pushonin në Shqipëri. Mësohet se 4 turistët, çifti Burenkova, vajza e tyre e bashkëshorti i saj, kishin zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre. Ata kishin mbërritur në vendin tonë, të dielën e javës së shkuar përmes një agjencie turistike, udhëtim që do të ishte i fundit për ta. Bashkë me 4 familjarët, në Shqipëri ishin edhe 4 turistë të tjerë rusë. Nataliia Burenkova, 58 vjeçe,Sergei Burenkova, 60 vj Burimet thanë për gazetaren Klodiana Lala…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka nisur të shtunën që të shpërndajë materialin zgjedhor – përfshirë fletëvotimet – për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor. Qytetarët e Kosovës do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna. Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues. Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 më së shumti komuna ka fituar subjekti politik Lista Serbe, gjithsej 10: Mitrovicë e Veriut,…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të gazetarit Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me koronavirusin. Përmes një mesazhi ngushëllimi, kreu i shtetit thekson se Tepelena dha një kontribut të pazëvendësueshëm në media. MESAZHI I METËS Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19.Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve!Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në…

Lexo më Shumë

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi bën me dije se ditën e djeshme ka zhvilluar një vizitë pranë gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë. “Të gjitha profesionet janë të nderuara, por mësuesi mbetet në çdo kohë e në çdo vend figura më e dashur dhe më e respektuar për të gjithë. Vlerat që ai mbart janë të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme në mirëedukimin e fëmijëve tanë”, shprehet Ministrja Kushi ndërsa nënvizon edhe arsyet e vizitës pranë këtij gjimnazi: “Nisur nga ngjarja e rëndë ku të përfshira ishin dy mësuese të…

Lexo më Shumë

Gjithçka e shkrumbuar! Pamjet që shihni vijnë nga apartamenti në Astir që u përfshi gjatë orëve të para të mëngjesit në flakë. Si pasojë e flakëve, 62-vjeçarja Hava Osmanaj është hedhur nga dritarja e katit të tretë që t’i shpëtonte flakëve, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Ndërkohë, që i plagosur mbeti djali i saj, Klodjan Osmanaj, i cili nga hetimet paraprake dyshohet të jetë edhe autori i kësaj zjarrvënie. Gazetarja Ida Ismalaj ka shkuar në vendngjarje, ndërsa ka sjell për kamerën e ‘News24’ pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se gjithçka është përpirë nga zjarri, dhe kanë…

Lexo më Shumë