Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është drejtuar ditën e sotme kutive të votimit, ku ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale. Nëpërmjet një komunikimi për mediat, Kurti i ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës, ndërsa shtoi se së bashku me qeverinë do të punojë për fuqizimin e komunave. “Si qytetar i Republikës ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira. Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment demokracie. Si kryeministër unë…
Author: almakos
Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë nga tragjedia e katërfishtë në Qerret të Kavajës, ku katër turistë rusë u gjetën të pajetë brenda një hoteli. Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth mesnatës, ku viktima janë çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanËeb” se katër familjarët janë gjetur të pajetë në pishinën dimërore të hotelit, dhe jo në saunë, siç u raportua më herët. “Policia dhe Prokuroria po kryejnë hetime të detajuara për vdekjen…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës. Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët në Manzë, ndërsa dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu. Durrës/Informacion paraprak Me datë 17.10.2021, rreth orës 09:10, në fshatin Radë, Manzë, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi L. H., 47 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet për shkak të depresionit.
Në Likovë votimi po zhvillohet pjesërisht me aparatet fingerpring. Për shkak të problemeve teknike kohëpaskohshme votimi vazhdon sipas mënyrës së vjetër. Qytetarët po mbushin vendvotimet, ndërkaq thonë për Alsat se presin infrastrukturë më të mirë pas këtyre zgjedhjeve. – Advertisements –
Tashmë edhe zyrtarisht janë larguar nga pika kufitare në Jarinje, trupat e KFOR-it, pas qëndrimit të tyre dyjavor, si rezultat i zhvillimeve që ndodhën me masën e reciprocitetit me targat. Në këtë zonë nuk janë parë madje as rrugës prezencë të trupave ndërkombëtare të NATO-s. Ditë më parë situata ishte tensionuar dhe rrugët për pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ishin bllokuar nga serbët lokalë në shenjë proteste pasi Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa serbe. Kjo situatë kishte sjellë edhe një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel e cila parashihte edhe vendosjen e…
Kreu i Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski pranoi se ka pasur probleme mëngjesin e sotëm me votimin biometrik, përcjell Alsat. Dashtevski tha se ekipe teknike tashmë po zgjidhin problemet e tilla dhe se njoftoi se në ato vendvotime që ka pasur ndërprerje të vendvotimit do të vazhdohet koha për të votuar. – Advertisements – “Bëhet fjalë për një përqindje të vogël. Megjithatë thash, po zgjidhen në vazhdueshmëri, një pjesë e madhe janë zgjidhur, ndërsa për kohë të shpejtë do të zgjidhen edhe tjerat. Vlen rregulla e ligjit, se nëse ndërpritet votimi, vazhdon për aq kohë sa është ndërprerë, sipas…
Qytetarët e Kosovës sot do t’i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, ndërkaq në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 burra dhe 14 gra. Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 meshkuj dhe 1,937 femra, raporton Telegrafi. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364. Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila do të shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve…
Dita e sotme do të jetë pa makina! Kjo për shkak të zhvillimit të ‘Maratonës 2021’ e cila organizohet nga Bashkia e Tiranës. Ky organizim do të sjellë ndalim të qarkullimit të mjeteve dhe parkimin e tyre në disa akse rrugore. Në këtë Maratonë do të marrin pjesë 2500 vrapues nga shumë vende të ndryshme të botës. Për t’i lënë vendin pistës për garuesit qarkullimi i automjeteve është devijuar si dhe nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në këto akse. Kufizimi i qarkullimit (dhe i parkimit) të automjeteve do të bëhet si më poshtë: Ndalohet qarkullimi në datën 17…
Edhe pse në orët e hershme të mëngjesit kishte probleme me risinë e votimit biometrik, në venvotimet që vizitoi ekipi i TV Alsat, autoritetet deklaruan se këto probleme teknike janë tejkaluar dhe se votimi po rrjedh pa probleme. – Advertisements –
Në Maqedoninë e Veriut për të shtatën herë që nga historia e pavarësisë së vendit mbahen zgjedhjet lokale, shkruan Alsat. Sot zhvillohet procesi zgjedhor. Në garë për 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit janë 299 kandidatë, ndërsa mbi 10,600 kandidatë për këshilltarë komunal dhe këshillin e Qytetit të Shkupit. Më së shumti kandidatë për kryetar ka për Shkupin, respektivisht 12, ndërsa Struga dhe Dollneni kanë nga 8 kandidat. 24 janë kandidatë të pavarur. Nga kandidatët për kryetar komune vetëm 25 prej tyre janë femra. – Advertisements – Të drejtë vote kanë 1 824 864 qytetarë. Për herë të parë në…
Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Gabriel Escobar tha se kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, qasja e Shteteve të Bashkuara është të vazhdojë të mbështesë dialogun e ndërmjetësuar nga BE si një mënyrë për të gjetur një zgjidhje. “Shpresojmë se do të jemi në gjendje të jemi partnerë të të dy qeverive dhe të mbështesim zgjidhjet që ata gjejnë së bashku,” tha Escobar. Gjatë një video -fjalimi në forumin 2BS i mbajtur në Budva, Mali i Zi diplomati i lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara posedojnë mekanizma politikë dhe diplomatikë për të…
Policia e Shtetit ka vijuar aksionin në kuadër të parandalimit të vjedhjes së energjisë elektrike. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe një tjetër është shpallur në kërkim si dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Krujë, pasi kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike. Policia e Shtetit Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë punën për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike. Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 9 raste të vjedhjes…

