Author: almakos

Kryetari i AAK-së (Aleancës për Akmërinë e Kosovës), Ramush Haradinaj u shpreh se Kosova sot ka kaluar edhe një provim të demokracisë duke mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike. Ai tha se partia që drejton ka fituar në gjashtë komuna dhe shkon në balotazh në një komunë. “AAK-ja në këto zgjedhje e ka shënuar rezultatin më të mirë. Të dhënat tona flasin se kemi fituar në gjashtë komuna – Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë, Deçan dhe Junik – dhe poashtu shkojmë në balotazh të paktën në një komunë – në Istog. Vërejmë rikthim dhe rritje të votës në disa komuna si…

Lexo më Shumë

Sipas ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, dita e zgjedhjeve ka kaluar e qetë në një atmosferë të mirë pa parregullsi serioze dhe shqetësime të rendit dhe qetësisë publike. – Advertisements – “I përgëzoj qytetarët dhe institucionet për raundin e parë të zgjedhjeve lokale të zhvilluara në mënyrë të shkëlqyer, siç i ka hije një vendi demokratik,” tha Spasovski.

Lexo më Shumë

Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë. Ora 19:00 ka shënuar dhe mbylljen e vendvotimeve. Qytetarët në këto zgjedhje lokale kanë votuar për kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja të asambleve komunale, për 38 komunat e Kosovës. Në këto zgjedhje plot 1 mln e 855 mijë e 448 votues kishin të drejtë vote. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka raportuar për mediat, se pritet që rezultatet e para të publikohen brenda ditës së sotme.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme në Kumanovë dalja në votim ka qenë 48 përqind. Nuk janë hasur shumë probleme në këtë qytet përveç në fshatin Çerkez që është tentuar blerje votash, por që kanë qenë menjëherë të evidentuara nga ana e organeve kompetente, disa persona nuk e kanë gjetur veten në listën e votimeve. Kryetarja e Komisionit Brankica Dimkoviç theksoi se në një vendvotimi ka pasur persona që kanë shkuar të votojnë pas orës 19 gjë që anëtari i komisionit ka dalur dhe u’a ka marrë letërnjoftimet dhe kështu qytetarët kanë fituar të drejtën e votimit. – Advertisements – Edhe në…

Lexo më Shumë

Siç njofton nga terreni gazetarja, Melihate Rustemi, në fshatin Pagarush të Studeniçanit vijon fluksi i personave para qendrave të votimeve dhe për këtë arsye është marrë vendimi që qendra e votimeve të vijojë deri në orën 20:00. Në këtë komunë deri tani kanë votuar 46 për qind e personave me të drejtë vote. Votimi në këtë fshat ka filluar me rreth një orë vonesë. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, përmes një mesazhi në rrjetin e saj social, ka uruar të gjithë studentët e pedagogët që nesër nisin vitin e ri akademik 2021-2022. “Ky fillim viti është një moment veçanërisht i rëndësishëm për të gjithë ne, sepse përkon pikërisht me fundin e emergjencës së një pandemie që na detyroi të heqim dorë dhe të sakrifikojmë shumë gjëra prioritare të jetës sonë. Por së bashku ne ia dolëm që të përshtatemi në kohë rekord me kufizimet dhe kushtet e reja. Madje edhe në muajt më të vështirë të krizës ne nuk qëndruam në pritje,…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 18:30, jehona e votuesve ka arritur në 48,96 për qind. Sipas të dhënave të MPB-së, dalja ka qenë më e madhe pas orës 15:00, ku pjesëmarrja deri në atë orë ka qenë më pak se 30 për qind. Në orët e fundit është vërejtur një fluks i shtuar i qytetarëve që u janë drejtuar qendrave të votimit në të gjithë vendin. Nga ana tjetër kryetari i KSHZ-së tha se mund të ketë shtyrje të orarit të votimit për shkak të mosfunksionimit të aparateve biometrike. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Ervin Salianji, deputeti i PD-së, përmes një statusi në rrjete sociale, thekson se konfliktet me armë, përplasjet e bandave për territor dhe trafiku i drogës, janë kthyer në një realitet për vendin. Ai nënvizon më tej se rendi dhe siguria publike është në një nivel alarmant dhe frika, ankthi e pasiguria është ajo që mbizotëron. Postimi i Ervin Salianjit: Vrasjet e stilit mafioz, trafiku i drogës, emigrantët e paligjshëm, dhuna e përditshme, konfliktet me armë dhe përplasjet e bandave për kontrollin kriminal të territorit janë kthyer në normalitet të kobshëm. Rrallë ka ditë pa mungesa të ngjarjeve të rënda kriminale,…

Lexo më Shumë

Në komunën e Gjevgjelisë,deri në orën 17 sipas KSHZ -së, 52.9% e qytetarëve të regjistruar me të drejtë vote ose 10.096 qytetarë nga gjithsej 19.076 të regjistruar në listën e zgjedhësve e shfrytëzuan të drejtën e tyre për votim. – Advertisements – Kryetari i KSHZ -së, Mitko Rizov, theksoi se në vendvotimin 0345 votimi pas orës 19:00 do të zgjatet për një orë e 40 minuta pasi ishte ndërprerë këtë mëngjes për shkak të problemeve me pajisjen për leximin e të dhënave biometrike. Në 35 vendvotimet e tjera në komunën e Gjevgjelisë për zgjedhjet lokale, procesi i votimit do të…

Lexo më Shumë

Personi që shihni në foto është 38-vjeçari Alban Semaku, i cili gjithashtu njihej dhe me emrin Elton Mermali. 38-vjeçari u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në afërsi të lumit Shkumbin në Peqin. Ai është ekzekutuar me 2 plumba dhe mendohet se në vendin që është gjetur i pajetë është hedhur nga ekzekutorët, ndërsa vrasja dyshohet se ka ndodhur në një vend tjetër, shkruan Bw. Semaku nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2006, ai është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës e kishte dënuar për një vrasje të ndodhur në atë qytet. Po ashtu,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandër Dashtevski, tha se qendrat e votimit do të mbeten të hapura deri sa të ketë persona para dyerve të vendvotimeve. Ai tha se me gjasa do të vazhdohet të votohet edhe pas orës 19:00 sepse ka pasur probleme me aparatet e identifikimit biometri, prandaj procesi i votimit do të vazhdohet edhe pas orës 19:00. Ai u apeloi kryetarëve të qendrave të votimit të votohet me aparatet e identifikimit dhe nëse është e nevojshme të zgjatet orari i votimit, por kurrsesi të evitohen aparatet “fingerprint”. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Pas orës 14:00 në qytetin e Kumanovës dalja në votime ka qenë shumë e lartë, mbi 37 për qind deri në orën 15:00, por kjo mund të jetë shumë më e lartë deri në këto momente që po flasim, sepse vërehet një radhë e gjatë në qendrat e votimit. Sipas gazetarit Adnan Qaili, pjesëmarrja është rritur pas orës 14:00 edhe për shkak se pas kësaj ore nuk ka pasur më edhe probleme me aparatet e identifikimit biometrik dhe kjo gjë ka bërë që të shtohet edhe interesimi i qytetarëve për të votuar. – Advertisements –

Lexo më Shumë