Author: almakos

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vdekja e mistershme e katër turistëve rusë në një hotel, në Qerret të Kavajës. Gazetarja Klodiana Lala ka bërë të ditur se drejtësia shqiptare e ka regjistruar për veprën penale të vrasjes vdekjen e turistëve, raporton News 24. Ngjarja tragjike ndodhi rreth mesnatës të së premtes, ku katër turistët u gjetën të pajetë në pishinën dimërore të hotel “Gloria”, në Qerret, ndërsa e gjithë ngjarja vijon të jetë ‘e veshur’ me mister. Fillimisht u tha se turistët ishin asfiksuar në sauna, apo kishin konsumuar shumë kokainë, por nga hetimet të dyja këto…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme policia në Saraj ka arrestuar 22 vjeçarin I.S. nga Shkupi, për shkak se gjatë bastisjes tek ai ka gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit në fjalë do të ngritët padi adekuate. Gjatë ditës së djeshme në Kërçovë gjithashtu është privuar nga liria 18 vjeçari D.R.. Edhe tek ky person policia ka gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik njoftojnë se duke nisur nga dita e sotme do të përgjysmohet numri i urbanëve, që qarkullojnë në Tiranë. Sipas deklaratës së tyre, ky veprim vjen si shkak i mos-marrjes së masave nga ana e qeverisë për të kompensuar humbjet që sektori i transportit publik kishte pësuar gjatë pandemisë. Në deklaratën e tyre shtojnë se sektori ka shkuar deri në kapitullimin ekomomik. Njoftimi i Plotë: Të nderuar, Përfaqsuesit e Unionit të Transportit Publik, ju vejnë në dijeni se pas një viti e gjysëm nga rihapja e transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë…

Lexo më Shumë

Nga votat e përpunuara nga të gjitha 121 vendvotimet, sipas rezultateve të publikuara në faqen e KSHZ-së, në Gostivar më tepër vota ka fituar kandidati i Aleancës për Shqiptarët , Arben Taravari, respektivisht Taravari ka fituar 15.724 vota, ose 49,88 për qind të votave. I dyti renditet kandidati i BDI-së, Nevazat Bejta me 41,84 për qind, konkretisht me 13.190 vota të fituara. Sipas rezultatit, kjo komunë shkon në balotazh. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Pandemia Covid-19 i ndryshoi të gjithë treguesit ekonomikë gjatë vitit 2020, por siç shihet nga të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), produktiviteti i punës në Shqipëri ka shënuar rritje në kulmin e pandemisë. Kjo do të thotë se vlera e prodhimit për një të punësuar në vitin 2020 ishte më e lartë se në vitin 2020. ILO përllogariti se, në vitin 2020 prodhimi për punonjës gjatë vitit të kaluar arriti ne 32,918 lekë nga 31,421 lekë në vitin 2019. Duke analizuar të dhënat e brendshme nga INSTAT vihet re, se pandemia ka dëmtuar punësimin më shumë se sa…

Lexo më Shumë

KSHZ mëngjesin e sotëm ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve lokale, ku në komunën e Çairit deri më tani janë përpunuar votat e 61, nga gjithsej 86 vendvotime. Sipas rezultatit aktual, në Çair më tepër vota aktualisht ka kandidati i BDI-së, Visar Ganiu, respektivisht 8.933 vota, ose 49.56 për qind. I dyti renditet Bekim Sali nga ASH-AAA, me 36,89 për qind të votave, ose me 6.648 vota të fituara. Kujtojmë, sipas rezultateve të publikuara në faqen e KSHZ-së, në këtë komunë nuk ka mbaruar numërimi i plotë i votave, përkatësisht do të duhet të numërohen vota edhe nga 25 vendvotime. -…

Lexo më Shumë

Nga votat e përpunuara prej 108 nga gjithsej 117 vendvotime, sipas rezultateve të publikuara në faqen e KSHZ-së, në Tetovë më tepër vota aktualisht ka kandidatja e BDI-së, Teuta Arifi, respektivisht 10.157 vota, ose 28,87 për qind. I dyti renditet Bilall Kasami nga BDI, me 27,75 për qind të votave, ose me 9.761 vota të fituara. Sipas rezultatit aktual, kjo komunë shkon në balotazh. Kujtojmë, sipas rezultateve të publikuara në faqen e KSHZ-së, në këtë komunë nuk ka mbaruar numërimi i plotë i votave, përkatësisht do të duhet të numërohen vota edhe nga 9 vendvotime. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, në daljen e parë të tij para mediave pas zgjedhjeve, i pyetur nga gazetari i Alsatit nëse do të ketë zgjedhje të reja parlamentare nëse humbet zgjedhjet lokale, ai u përgjigj se kjo nuk është e mundur, sepse sipas tij, ata së bashku me aleatët do të fitojnë bindshëm në balotazh. – Advertisements – Jam i bindur se do të kemi më shumë kryetar komunash se VMRO-DPMNE-ja, prandaj nuk kemi pse të shkojmë në zgjedhjet të parakohshme. Ne udhëheqim bindshëm në më shumë se 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Së bashku me aleatët…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, në daljen e parë pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve, tha se nuk është e vërtet se kanë humbur. Sipas tij ata shkojnë në balotazh në plot 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Ndërsa në komunën e Qendrës, Karposhit, Shoto Orizarës dhe në shumë komuna të tjera udhëheqin bindshëm dhe mund të fitojnë që në raundin e parë. Ai potencoi se është i bindur se në rrethin e dytë çdo gjë do të ndryshojë në favor të tyre, sepse,  sipas tij, ata udhëheqin në të gjitha këto komuna…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, tha se sot është një ditë e madhe, një ditë historike për Maqedoninë dhe për VMRO-në. Ai tha se fitojnë që në raundin e parë në Makedonski Brod, Aerodrom, Kisella Vodë, Sopishte, Butel. Ndërsa në raundin e dytë shkojnë në Karposh dhe Qendër, Çuçer Sandevo dhe në Qytetin e Shkupit etj. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollosi në konferencën e sotme të dytë deklaroi se LSDM-ja prin në zgjedhjet lokale, përcjell Alsat. Nikollovski kritikoi VMRO-DPMNE-në opozitare për eufori të rreme. – Advertisements – “LSDM-ja deri në këtë moment fiton ose prin bindshëm në mbi 27-28 komuna. Ajo që VMRO-ja në mënyrë të rreme përpiqet të formojë eufori tregon gjithçka. Zgjedhjet lokale kanë gjithmonë edhe rundin e dytë, për këtë, freno Micko, LSDM-ja ka koalicionin më të madh me kapacitet në skenën politike”, deklaroi Aleksandar NIkollovski nga LSDM.

Lexo më Shumë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Termeti ishte i magnitudës 5 të shkallës rihter dhe është ndjerë në Tiranë, Lezhë dhe zonat përreth. Epiqendra e termetit ishte 52 km nga Tirana dhe 6 km nga Lezha dhe kishte nje thellesi prej 2 km. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale.

Lexo më Shumë