Kryetari i LVV-së, njëherit edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, doli në një konferencë për media lidhur me zgjedhjet lokale të mbajtura ditën e djeshme, ku i cilësoi ato zgjedhje të lira dhe demokratike. Kurti tha se janë të kënaqur që kanë shkuar në balotazh në shumicën e komunave. “Si kryetar i LVV jam i kënaqur të shoh kaq shumë kandidat tonë në balotazh. Është një shans që të vazhdojmë të flasim dhe të diskutojmë me qytetarët se si ti mbrojmë dhe avancojmë të arriturat në këtë gjysmë viti të qeverisjes. Ndryshimi real është shumë më shumë se fjalë”, ka…
Author: almakos
Të shërbeje në kabinetin e Enverit dhe të ishe jashtë vëzhgimit të Nexhmijes, bashkëshortes së tij, ishte e pamundur. Ajo shfaqej e zhdukej si fantazmë në çdo hap, duke vigjiluar besnikërinë ndaj diktatorit, por jo vetëm. Pavarësisht detyrës zyrtare si drejtore e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, zonja Hoxha veçanërisht në aparatin e Komitetit Qendror ushtronte një pushtet të jashtëzakonshëm që mjaft herë prodhonte vendimmarrje të shëmtuara. Më shumë se kaq, shkruan në kujtimet e tij ish-ndihmësi i Enverit, Vahid Lama i cili në shkrimin e publikuar nga Gazeta Panorama.al sjelljet plot ligësi e intriga e kishin kthyer në një përbindësh…
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Zv. Kryeministren dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gervalla-Schwarz. Nikolla vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer vëllazëror midis dy vendeve dhe shprehu besimin se Kuvendi dhe Qeveria e Shqipërisë dhe Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës do të çojnë përpara bashkëpunimin dypalësh. “Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës ka rëndësi jo vetëm dypalëshe, por është strategjik, stabilizues dhe orientues për perspektivën euroatlantike të Ballkanit Perëndimor. Partneritetin Strategjik gjithëpërfshirës me Kosovën ta bëjmë një model e inkurajim për bashkëpunimin rajonal. Midis të dy Kuvendeve tona ka nisur një bashkëpunim intensiv, i cili mbështet e…
Iniciativa më mirë për Tetovën të cilët në këto zgjedhje grumbulluan madje 2842 vota, përmes një konference për shtyp, sot kanë falënderuar tetovarët për besimin e dhënë ndaj tyre, duke u zotuar kështu se, në katër vitet e ardhshme, këshilltarët e tyre, do të punojnë për një Tetovë më të mirë dhe më të pastër, ndërsa kanë premtuar dyer të hapura të komunës për të gjithë qytetarët. “Neve na kanë votuar ata që duan ndryshimin. Ne nuk do të ndërhyjmë në zgjedhjen e qytetarëve, por është e qartë se mbështetja për ne është mbështetje për ndryshim për Tetovën”, u tha…
Në 9 muajt e këtij viti kanë humbur jetën në aksidente gjithsej 151 persona, me një rritje prej 9.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur për një periudhë disa ujore vendi ishte në karantinë. INSTAT raportoi se në krahasim me janar-shtator 2019-, vdekjet janë 4.3% më pak. Meshkujt përbënin 76% të rasteve totale të vdekjeve nga aksidentet këtë vit. Për 9 mujorin 2021, në raport me të njëjtën periudhë të 2020-s janë rritur ndjeshëm aksidentet fatale për femrat (nga 26 në 36), ndërsa për meshkujt janë rritur me lehtë (nga 112 në 115). Sipas…
Sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut janë zgjedhur krerët e komunave në 32 komuna. ndërsa në 42 komuna do të ketë raund të dytë më 31 tetor. – Advertisements – Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e komunave në Bogdanc, Berovë, Bosillovë, Vallandovë, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Butel, Gradsko, Dellçevë, Zërnoc, Dojran, Ilinden, Jegunoc, Kavadar, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Karbinc, Krushevë, Likovë, Mogillë, Negotinë, Novaci, Petrovec, Pllasnicë, Prilep, Saraj, Sveti Nikollë, Sopisht, Strumicë, Qendër Zhupë dhe Shtip. Deri më tani, VMRO-DPMNE-ja ka fituar 19 kryetar komunash, LSDM 9 kryetarë komunash,…
Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Vorës, pasi qëlluar me armë zjarri në ajër, duke krijuar panik te qytetarët. Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar policinë, ku kjo e fundit ka ndërhyrë, duke vënë në pranga L. Ç., 23 vjeç dhe A. D., 24 vjeç, të dy banues në Shijak. Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar 1 armë zjarri automatik, një sasi të vogël lëndë narkotike kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga qytetarët, se në vendin…
Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski përmes rrjeteve sociale sot ka treguar se si ka nisur ditën, menjëherë pas zgjedhjeve lokale, përcjell Alsat. Mickoski ka treguar se sot ka filluar ligjëratat në lëndën Mekanika 2. – Advertisements – “Java fillon me ligjërata, Mekanika 2. Vetë, për të transferuar njohuritë, por edhe për t’i mbajtur fëmijët në vend! Është një sfidë e vërtetë të punosh me të rinjtë, sepse ata janë e ardhmja jonë”, ka shkruar Mickoski. Mickoski mbrëmjen e djeshme shpalli fitore në zgjedhjet lokale, duke thënë se nuk do të festohet, dhe se do të nisin me punë qysh…
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve komunale të së dielës në Kosovë, tregojnë se në 21 nga 38 komunat e vendit do të ketë një raund të ri zgjedhjesh, meqë asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në raundin e parë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se 42.5 për qind e rreth 1 milion e 890 mijë votuesve të regjistruar, shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar. Zyrtarët e këtij komisioni thanë se nuk ka pasur vështirësi në rrjedhën e procesit. Lista serbe ndërkaq shpalli fitoren në të dhjetë komunat e Kosovës që janë të banuara…
Pas publikimit të shifrave të Eurostat nga “Monitor”, ku thuhej se 700 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria nga viti 2008 dhe kanë marrë leje qëndrimi në Evropë ka reaguar deputeti i PD-së, Arbi Agalliu. Përmes një postimi në “Facebook”, deputeti demokrat thekson se Shqipëria po boshatiset dhe “Nga një vend shprese është kthyer në vendin që të shuan ëndrrat, ndaj shqiptarët e kryesisht të rinjtë ikin çdo ditë”. Reagimi i deputetit: Plot 700.000 shqiptarë të larguar nga Shqipëria, shifër zyrtare e Eurostat. Këtu bëhet fjalë për ata që kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e BE.Po të…
Dje (17-tetor) rreth orës 13:45, pjesëtaret e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 37-vjeçarin Q.Sh. nga Gostivari, i cili një ditë më parë e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 29-vjeçare dhe djali i saj të mitur. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet parashtresë adekuate. – Advertisements –
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, uroi Listën Serbe për fitoren në zgjedhjet e djeshme lokale në Kosovë në 10 komunat me shumicë serbe. “Populli serb në Kosovë edhe një herë ka treguar se çfarë do të thotë unitet, harmoni, besim dhe guxim. “Pavarësisht nga të gjitha presionet dhe sulmet ndaj të cilave ata ekspozohen çdo ditë, ata kanë mbetur të qëndrueshëm në politikën e tyre të paqes”, tha ajo.

