Author: almakos

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Korçë si pasojë e një zjarri, ku humbi jetën Vasil Dolani 64-vjeç. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “News 24” se dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e benzinës.Sipas informacioneve 64-vjeçari është munduar të ndezë zjarrin me benzinë dhe kjo ka rezultuar fatale për jetën. Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe 3 persona të cilët ndodhen në spital ku edhe po marrin trajtim shëndetësor për shkak të plagëve të marra. Zjarri ka rrezikuar edhe banesa të tjera, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve është ndaluar përhapja…

Lexo më Shumë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.Manastirliu shprehet se pas këtij takimi ka kërkuar riorganizimin e strukturave të inspektimit në territor, për të monitoruar zbatimin e masave anti-Covid. Më tej ajo shprehet se me rëndësi është forcimi i kontrolleve në strukturat e shërbimeve publike dhe ato jopublike për të garantuar standarde cilësore. “Me drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor kërkova riorganizimin e strukturave të inspektimit në territor, në funksion të monitorimit të zbatimit të masave anti-Covid si dhe forcimin e kontrolleve në strukturat e ofruesve të shërbimeve publike dhe jo…

Lexo më Shumë

LSDM-ja humbi pothuajse gjitha bastionet socialdemokrate. Partia e Zoran Zaev nuk fitoi asnjë komunë në kryeqytet përveç Shkupit ku në rreth të parë prin kandidatja e pavarur Danella Arsovska, ndërsa VMRO-DPMNE-ja për momentin ka siguruar 4 komuna në rreth të parë dhe prinë në të gjitha komunat tjera me shumicë maqedonase në kuadër të Qytetit të Shkupit, përveç në Qendër dhe Gjorçe Petrov ku procesi shkon në balotazh dhe prinë kandidatët e LSDM-së. – Advertisements – VMRO-DPMNEButelAerodromGazi BabëKisella Vodë BDI në kuadër të Qytetit të Shkupit ka fituar vetëm Sarajin, ndërsa në Çair shkohet në rreth të dytë mes kandidatit…

Lexo më Shumë

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hënë.Gazetarja Lorena Kodra raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 , në zonën e quajtur Çezma e Amzës, në Korçë, Sipas informacioneve paraprake dyshohet se në banesë ndodheshin katër persona, tre prej të cilëve kanë arritur të largohen, ndërsa një prej tyre është bllokuar brenda dhe dyshohet të jetë djegur. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të bërë mundur shuarjen e flakëve. Gjithashtu edhe policia është e pranishme për të zbardhur shkakun e kësaj ngjarje të rëndë.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se të premten dhe të shtunën janë aplikuar gjithsej 3.250 doza vaksine, nga të cilat 884 u aplikuan si doza e parë, 2.257 u rivaksinuan dhe 109 qytetarë morën dozën e tretë të vaksinës. – Advertisements – “Deri më 16 tetor, gjithsej 799.012 qytetarë janë vaksinuar, 760.317 janë rivaksinuar, ndërsa 1,148 qytetarë kanë marrë dozën e tretë. 54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar, dhe 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Përfshirja me vaksinim me një dozë vaksine është 47% e popullsisë së rritur,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave në 33 komuna në Kosovë.Ai ka bërë një krahasim të rezultateve me zgjedhjet e mbajtura vitet e mëparshme, ato parlamentare dhe lokale. Ai shprehet se në zgjedhjet lokale të zhvilluara më 17 tetor të këtij viti, Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para.Kurti falënderon qytetarët për angazhimin e tyre, duke u shprehur se tashmë mbetet për të vijuar me raundin e dytë në 12 komuna më 14 nëntor 2021. Statusi: Në zgjedhjet parlamentare: 12 dhjetor 2010 – Lëvizja VETËVENDOSJE! e treta në nivel…

Lexo më Shumë

Presidentja Osmani vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në një takim me një delegacion të Misionit Vëzhgues të zgjedhjeve të BE-së. Sipas Osmanit gara në komunat e banuara me serbë ishte e ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë, të cilat e kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve. Duke i falënderuar për prezencën e tyre dhe gatishmërinë për t’i qëndruar Kosovës pranë në çdo hap të konsolidimit të demokracisë në vend, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për përgjigjen pozitive të pranuar nga Parlamenti Evropian dhe vlerësoi lartë prezencën e këtij delegacioni…

Lexo më Shumë

Pas zgjedhjeve të djeshme lokale, VMRO DPMNE-ja ka marrë më së shumti këshilltarë, respektivisht në 42 komuna. LSDM-ja është e dyta me 20 fitore, e ndjekur nga BDI-ja me 13. Koalicioni Aleanca-Alternativa ka më së shumti vota në dy lista këshilltarësh, të ndjekura nga PDSH-ja, PDTM-ja dhe PLD-ja. Megjithatë, kush do të qeverisë komunat do të varet nga koalicionet e ardhshme mes palëve. Ndryshe, për Këshillin e Qytetit të Shkupit, shumica e qytetarëve votuan për listën e këshilltarëve të VMRO DPMNE -së, pra 73,566, që është 34% e numrit të përgjithshëm të votave. Për sa i përket numrit të votave…

Lexo më Shumë

OSBE/ODIHR-ja e cila ka vëzhguar zgjedhjet e një dite më parë I vlerëson ata kryesisht si të qeta dhe demokratike por ka vërejtur probleme dhe incidente në terren. Sipas tyre, këshillat zgjedhor janë përballur vazhdimisht me probleme gjatë zbatimit të votimit biometrik. ODIHR-ja thekson nevojën e rishikimit të Kodit zgjedhor në disa aspekte duke theksuar se mbeten boshllëqe sa I takon edhe financimit të fushatës. sipas tyre, dispozitat aktuale ligjore favorizojnë partitë më të mëdha. – Advertisements – Administrimi i zgjedhjeve u harmonizua me shumë afatet ligjore por mundësia për të përmbushur detyrën u kufizua nga personeli i limituar dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVD-19 atje. Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm një person i infektuar. Ndërsa, për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi. Sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936. Në total numri i rasteve aktive është 632, njoftojnë autoritet.

Lexo më Shumë

PD do të propozojë amendamente për ndryshime kushtetuese në Parlament për sa i përket reformës territoriale, reformës zgjedhore, si dhe do të kërkojë vetingun e politikanëve. Duke iu referuar burimeve nga mbledhja e grupit parlamentar, gazetari Osman Stafa tha për ‘BalkanWeb’ se këto propozime do të dorëzohen në Kuvend ditën e mërkurë. Kryedemokrati ka mbledhur grupin parlamentar prej orës 13:45 në seli.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme (18.10.2021) në lagjen “Qeramidnica” në ora 13:45 policia ka arrestuar 55 vjeçarin B.A. nga Shkupi, në bazë të një fletarrestimi qendror dhe urdhri të lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike për veprën penale “mashtrim”. Ndërkohë në orën 12:40 minuta në rrugën “Naroden Front”, policia gjithashtu ka privuar nga liria 74 vjeçarin G.K. nga Shkupi, për shkak të veprës penale “Evazion fiskal”. – Advertisements –

Lexo më Shumë