Vaksinimi i studentëve ka prodhuar një debat të madh publik. Shumica e studentëve, kanë refuzuar të aplikojnë vaksinën, edhe pse, është një kusht për frekuentimin e auditorëve. Për të folur mbi këtë çështje, në rubrikën “Opinion”, në “News 24” ishin të ftuar, zv. ministri i Arsimit, Oltion Rrumbullaku dhe zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Rrumbullaku tha se vaksinimi duhet bërë, pasi ky model po ndiqet dhe në shumë universitete të botës, ku norma e saj është në masën mbi 85%. Ai tha se fokusi kryesor duhet të jetë pikërisht te vaksinimi i studentëve dhe jo te penalitetet që ato do të hasin…
Author: almakos
Rreth 1 muaj pas mbylljes së regjistrimit të Popullsisë dhe Amvisërive, Enti Shtetëror i Statistikave ende nuk jep detaje për rezultatet e këtij procesi statistikor. Afati ligjor është deri në 6 muaj për të shpalljen e të dhënave të mbledhura nga regjistruesit në terren. Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski tha se gjatë procesit të regjistrimit janë tre elemente bazike që kanë munguar në metodologjinë e mbledhjes së sakta të informacioneve. – Advertisements – E kemi të rëndësishme të na përmbushen tre parakushte: së pari të kemi regjistër të mirë të adresave, të cilin nuk e kemi; së…
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, foli në studion e “News24” për situatën me koronavirusin në vendin tonë, prej ku bëri dhe një apel për qytetarët, që të vaksinohen. Rakacolli tha se nga virusi Covid-19 po infektohen dhe po humbin jetën edhe moshat e reja, ndaj sipas saj, të gjithë duhet të bëjnë vaksinën pa asnjë dyshim. “Situata e infeksionit paraqitet deri diku e stabilizuar, me një tendencë të lehtë në rënie. Ne ja dedikojmë këtë vaksinimit. Vazhdojmë të kemi të shtruar nëpër spitale, si dhe jetë të humbura. Ajo që dua unë të ritheksoj është se shumica e të shtruarve në spital…
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se koalicioni që udhëheq ai është fitues i zgjedhjeve lokale, përcjell Alsat. Mickoski deklaroi se kanë 55 mijë vota më tepër se LSDM-ja. – Advertisements – “Koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë”, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja ka fituar 55.000 vota më tepër se LSDM-ja. Kjo është fitore bindëse, mesazh i qartë deri tek qeveria, kurse për ne një përgjegjësi e madhe. Edhe pse është e qartë, ka edhe një raund në këto zgjedhje lokale, edhe një hap deri tek ndryshimet dhe realizimit të së ardhmes së re të përbashkët”…
Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka firmosur ditën e sotme të tjera ndryshime në radhët e policisë. Kështu, kryepolici Nano ka firmosur emërimin në detyrë të disa drejtuesve të tjerë, të cilët deri dje mbanin detyra drejtuese në strukturat vendore, konkretisht: Drejtues Krenar Muço emërohet në detyrën Drejtor në Drejtorinë e Migracionit, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Drejtues Ferdinand Mara emërohet në detyrën Drejtor në Drejtorinë e Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Kryekomisar Artur Selimaj emërohet në…
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë për aksionet policore në veri. Sipas Haradinaj, operacionet janë bërë qëllimshëm për ta dorëzuar veriun e Kosovës. “Operacionet janë bërë qëllimshëm për ta dorëzuar veriun, Kosova sot është më e dobët në rend dhe ligj pas këtyre operacioneve. Pse policia jonë duhet me u mbajt peng nga grupet kriminale, kur dy vjet më herët policisë tonë s’ka guxu askush me i dalë në rrugë”, u shpreh Haradinaj në seancën e Kuvendit.Kreu i AAK-së deklaroi se pas dy operacioneve policore, Kosova ka dalë më e dobët. “Kemi parë dy operacione, pas këtyre operacioneve…
Nesër do të filloj skriningu i nxënësve në 9 shkolla të mesme të Shkupit. Gjatë ditës së nesërme do të testohen 258 nxënës të shkollave të mesme, ndërkohë vazhdon edhe në qytetet tjera si në Krivogashtani, Berovë, Vevçani, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Zërnovc, Konçe, Lozovë, Mogilla, Novaci, Pehçevo, Staro Nagoriçani dhe Qendër Zhupa. – Advertisements – Testimi i nxënësve do të kryhet në hapësirën e përcaktuar nga shkolla, ndërsa testimi do të zgjas më pak se një minutë. Testimi është i sigurt, pa dhimbje, me marrjen e brisit në fyt dhe hundë.
Zgjedhjet komunale të 17 tetorit në Kosovë, në përgjithësi janë vlerësuar pozitivisht, me përjashtim të komunave të banuara më shumicë serbe, ku konkurrenca politike ka qenë e kufizuar, ka vlerësuar Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian. Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve, Lukas Mandl, në një konferencë për media, të martën (19 tetor) tha se procesi zgjedhor është organizuar mirë dhe në mënyrë efikase. Pluraliteti i kandidatëve ka ofruar për votuesit një zgjidhje të vërtet, më përjashtim të komunave më shumicë serbe, ku konkurrenca politike ka qenë e kufizuar, ka thënë ai. “E kemi parë që Lista…
Teksa vijon të jetë e veshur me mister tragjedia e mbrëmjes së 15 tetorit, ku në një hotel të Qerretit u gjetën të pajetë katër turistët rusë, një dëshmi vjen nga Rusia. Viktimat ishin familjarët Sergey Burenkov, 60 vjeç, dhe bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, së bashku me vajzën e tyre, Ekaterina, 31 vjeç, dhe partnerin e saj, Nikita Belousov, të cilët u gjetën pa shenja jete në pishinën dimërore të hotel “Gloria”. Deri më tani, nga hetimet paraprake thuhet se ata kanë ndërruar jetë nga klori në pishinë ose mosventilimi i ambientit, por ngjarja vijon të mbetet mister. “Një…
Një elektriçist përfundoi në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi e zuri korenti teksa punonte në një shtyllë të tensionit të lartë. Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:05, në Paskuqan, në rrugën “Fehmi Agani”.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 19.10.2021, rreth orës 11:05, në Paskuqan, në rrugën “Fehmi Agani”, duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike elektriçisti shtetasi K. G, 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po…
Përpunimi i të dhënave të regjistrimit është në progres, rezultatet do të jenë gati për 6 muaj, deklaroi sot drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Apostol Simovski, sipas të cilit asnjë person nuk do të lihet jashtë regjistrimit. – Advertisements – “Ajo që ne u udhëzuam për të mbuluar të gjithë popullsinë për regjistrimin ishte të kishim një koncept se si ta ndiqnim, gjëja kryesore nga e cila u udhëzuam ishin objektet e banimit. Ndodhi që ne nuk gjetëm askënd në shtëpi dhe i lamë kontaktet kështu që nuk mund ta gjenin. Mendoj se shqetësimi i njerëzve që nuk janë…
Zbardhen detaje të reja nga vdekja misterioze e katër turistëve rusë në një hotel në Qerret të Kavajës. Mësohet se janë sekuestruar materialet e dezinfektimit për virusin Covid-19, qe janë përdorur në hotel. Mësohet se hoteli ishte dezinfektuar për herë të fundit më datë 9 shtator të 2021. Ndërkohë, Mjekësia Ligjore ka kërkuar kontroll për dezinfektaktët e përdorur. Nga ana tjetër, Prokuroria po kontrollon për defekt në sistemin e ngrohjes, si dhe po këqyr kamerat filmike të hotelit. Ngjarja tragjike ndodhi rreth mesnatës së të premtes, ku u gjetën të pajetë në pishinën dimërore të hotelit shtetasit çifti Natalia Burenkova,…

